Peleshi për “rrahjen” nga Rama: Berisha, mosha bën të vetën

Zoti Peleshi, mbushen 2 vjet e 4 muaj që qeveria Rama qeveris vendin. A mund të na rendisni cilët janë punët më të mira dhe që kjo qeveri ka bërë si dhe cilët janë ato pjesë të programit që i ka plotësuar?

Ne kemi marrë drejtimin e vendit në një moment shuëm të vështirë dhe em pritshmëri të larta, të cialt ishin derivate i lodhjes së shoqërisë shqiptare. Populli shprehu vullnetin e vet me votë, e cila u lexua siç duhet, si një nevojë për ndryshim me pritshmëri shuëm të larta. Ne filluam nga themeli, që është besimi. Pa besim asnjë punë nuk mund të shkojë mbarë. Jus jell në kujtesë periudhën kur qytetarët të lodhur nga keqqeverisja votuan koalicionin tonë. Ne ë pari bëmë detyrat tona ndaj qytetarëve për t’I dhënë dinjitet shtetit në raport me biznesin. Ne gjetëm më shumë 700 milionë dollarë borxh. Edhe në raport me qytetarët bëmë të nëjtat gjeste, mbyllja e universiteteve private I dha dinjitet shtetit e diplomës, e cila ishte zhvlerësuar duke zhbërë gjithë investimin më të madh të një individi që është arsimimi. Modeli i suksesit është të pastrojmë tregun nga institucionet fiktive, që merrnin në qafë të rinjtë. Kemi rreth 400 mijë ndërtime pa leje, për 8 vite u nëpërkëmb, u përdor për qëllime elektorale. Kjo e ksihte bërë dinjitetin të dukej I deformuar në sytë e publikut. Ne I dhamë shpejtësinë duhur këtij projekti. Kemi realizuar 25 mijë legalizime, më shumë sesa në 8 vjet. Mbi këtë bazë kërkuam repsekt më të madh të qytetarëve ndaj shtetit. Sidomos me reformën në energji, e cila është nga më të suksesshmet, sepse shmangu një gropë në të cilën sihte duke rënë korporata më e madhe në vendin tonë dhe nag ana tjetër filloi të ndërtonte kulturë të re të detyrimeve ndaj shtetit. Më pas ne fillaum ligjin për ndalimin e duhanit dhe mendoaj se nuk do të arrinim kaq shumë sukses. Masat ton aën rindërtimin e shteit ligjor I dhanë mundësi qeverisjes sonë për programe për rritje ekonomike, rritjes së rendit, sigurisë etj. Besoj që ka qenë një fillim i mirë ky për qevrisjen tonë.

A e drejtoni ju qeverinë kur kryeministri është jashtë shtetit që për hir të vërtetës i ka ditët jashtë pa numërim?

Është lajm i mirë që kemi një kryeminsitër të cilit i happen dyert e kancelarisë së Evropës, është takuar me pothuajse të gjithë liderët botërorë, me të cilët ka marrëdhënie shumë të mirë. Kryeministrit të kaluar nuk i hapej dera nga asnjë kryeminsitër i rëndësishëm në Evropë. Ne vuajmë nga imazhi i keq i vendit tonë dhe ëshët mirë që kjo të ndryshojë. Kryeministri ynë shquhet për art dhe kulturë dhe kjo është shumë pozitive.

Mos më thoni ju lutem se Edi Rama i rrit imazhin Shqipërisë me pikturat e tij. Ai nuk është Rembrandi.

Edhe si qytetar i thjeshtë do të doja një kryeministër që nuk njihet vetëm për politikë por edhe për shijet, artin dhe kulturën e vet.

Dy kryeministra ka në historinë e Shqipërisë me profesion artist. Fan Noli dhe Edi Rama. Fan Noli ka dështuar me sukses. Ju thashë edhe një herë edhe si qytetar I thjeshtë do të doja një kryeministër që nuk njihet vetëm për politikë por edhe për shijet, artin dhe kulturën e vet.

Mirë, mirë kështu ishte edhe Noli po në zyrë luante në oboe dhe përkthente “Rubairat” e Omar Kajamit.

Sa për drejtimin e mbledhjeve të qeverisë, unë kam drejtuar disa mbledhje qeverie. Berisha ishte kryeministër autoritar që zotëronte gjithçka në dorën e vetë. Por në qoftë se ka një cilësi të Ramës ëshët që di të ndajë punë dhe të vërë në dukje kontributin e çdo kryeministri. Mbledhja e qeverisë nuk ëshët mbledhje ku zgjidhen të gjtiha problemet. Unë e kam drejtuar mbledhjen më shumë se 10 herë në mungesë të Ramës.

Keni patur shumë emocione kur drejtuat mbledhjen e parë?

Herën e parë mund të kem pasur emocione, por është privilegj të jesh pjesë e historisë së qeverisjes së këtij vendi, i cili asnjëherë nuk bëhet i mërzitshëm. Por kjo nuk më duket çështje e rëndësishme sepse nuk zgjidhen në mbledhje të gjitha problemet, por në ministri çdo ditë.

E kujtoni shpesh momentin kur Rama ju kërkoi të bëheshit zëvendëskryeminsitër?

Po e kujtoj dhe ka qenë surprizë sepse unë isha në mes të një mandati dhe nuk e mendoja një pozicion në kabinetin qeveritar. Jam ndjerë I privilegjuar dhe i vlerësuar e kam pranuar me kënaqësi dhe me një lloj keqardhjeje për atë punë që po lija. Dhe nuk është se kam bërë naze. E kam pranuar detyrën.

Mendoni se i keni bërë të gjitha ato për të cilat zotuat veten?

I vetmi merak që kam pasur ka qenë fakti se ky pozicion ka qenë pozicion honorifik, formal dhe kj osihte një nga arsyet që më dha besim që në momentin e parë se do të ndihesha i realizuar. unë mendoj që ksuh ka qenë njëherë krytar bashkie, vdes kryetar bashkie, pasi merr frymën e komunitetit, projekteve etj. Aktualisht jemi duke rindërtuar fizionominë e qyteteve, që nuk është vetëm infrastrukturor, por edhe ekonomik. Në Berat turizmi është rritur 34%. Rruga e Kombit është një nga projetket e pakta në mos I vetmi, që është bërë në bazë të disa standarteve.

A janë marrëdhëniet me Ramën njësoj si kur morët detyrën?

Çdo ministër ka marrëdhënie shumë të mirë më të. Unë nuk kam pasur asnjë luhatje për hir të së vërtetës.

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një lajm sipas të cilit kryeministri Rama ju ka goditur. A është e vërtetë kjo?

Kjo tregon se mosha bën të vetën. Këto janë armët e fundit të tij. “Plaku qenka si fëmija” më erdhi në mendje. Janë lodrat e Sali Berishës që i përdor si të ishte fëmijë.

Si e pritët kur e lexuat apo dëgjuat këtë lajm?

Ju thashë pra, kjo është për të qeshur. Punë kalamajsh. Berisha luan me lodrat e tij.

A jetojnë më mirë shqiptarët në këto 2 vjet e 4 muaj?

Një jetesë më e mirë është një jetesë me më shumë dinjitet, siguri dhe aktivitete. Mendoj se ne ekmi ndërhyrë për të bërë jetën komunitare më të mirë. Shqiptarët tani kanë një qeverserioze, që respekton kontratën, nuk përdor plagët sociale për kapital politik. Është një standard që nuk mund të kthehet më mbrapsh.

Në fakt një qeveri me Jaguarë më mirë duhet të jetojë…

Luksi i jaguarëve tek ne nuk qëndron. Unë kam një makinë më të vjetër se 14 vjet. Unë dhe gjithë kolegët e mi e neverisim politikën e thashethemeve. Thashethemet nëse nuk sqarohen siç duhet, ngjisin. Përshembull tymnaja e koncensioneve, që mendohet si vjedhje. Koncensionet janë instrumente të ditës, për të thithur kontributin e sektorit privat. Nëse nga një partneritet publik privat të dyja palët fitojnë, pse nuk duhet të ndodhë ky partneritet? Më e përbaltura është check upi, që në fakt ak të bëjë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë, ai pritet të kushtojë 65 milionë dollarë, i kursen shtetit rreth 125 milionë dollarë, sepse një sëmundje që parandalohet në kohë, i kursen shtetit gjithë procedurat e tjera. Është shërbim i zgjuar që jep vetëm përfitim dhe jo humbje. Parandalohen rreth 490 sëmundje.

A është normale që qeveria të japë me koncension edhe mbledhjen e taksave?

Nuk është koncension, por partneritet publiko-privat. Nuk ka lidhje me mbledhjen e të ardhurave, por me nëj investim të nevojshëm për të mundësuar rrtijen e të ardhurave, që konsiston në një platformë dixhitale që ndjek faturën që nga momenti I krijimit deri kur shkon tek përsoruesi I fundit. Duhet të përforcohet më shumë transaprenca, por nëse projetkohen me zgjuarsi dhe siç duhet janë të vlefshme do të kenë rezultat.

Pas 2 vjet e 4 muaj janë disa gjëra që masa e madhe e shqiptarëve nuk po I pëlqen si niveli I ulët ekonomik, numri I madh I emigrantëve, papunësia, të rinj që protestojnë përshifrat që duhet të paguajnë në universitete dhe më e rënda fare shëndetësia e cila nuk është falas. Duhet përshëndetur shifra e ulët prej 54 të vrarëve gjatë vitit 2015 por viti 2016 ka nisur me ngjarje shumë të rënda kriminale dhe rendi është tronditur. Janë një sërë faktesh që nuk na bëjnë shumë optimist për qeverinë tuaj.

Nuk kemi pretenduar asnjëherë se kemi arritur të kemi zero probleme në Shqipëri. Për shumë vite Shqipëria do të vazhdojë të ketë probleme në ekonomi, punësim, rend, siguri. Kur gjykojmë nëj qeverisje duhet ta gjykaojmë në raport me atë që trashëgoi dhe atë që premtoi. Por nuk mund të them që 85 mijë biznese të vogla dhe 15 mijë të tjerë janë njësoj si më parë, por ajnë më mirë sepse kanë barrë më të vogël taksash në kurriz, edhe vendet e punës, edhe studentët, të cilët më parë studionin në një sistem arsimor që ia kishte ulur vlerën diplomës. Në këtë sistem diploma po merr një vlerë të merituar, duke u departitizuar. Në sistemin arsimor nuk ka më mësuas të cilët I emëronte partia. Kjo nu kështë nëj gjë e vogël, seps eme mësuasit lidhen fëmijët, të rinjtë, me të ciëlt lidhet e ardhmja. Pensionistët sot marrin pension social prej 67 mijë lekësh. Papunësia ëshët e pransihme edhe në vendet ëm të zhvilluara. Ne besojmë se ekonomia shqiptare do të 2-3 fishojë rritjen. Vendi ynë ka aq shumë probleme saqë rritja ekonomike nuk mudn të sjellë në një kohë kaq të shkurtër rezultate të prekshme për të gjtihë qytetarët. Por rritja ekonomike jo gjithmonë shoqërohet me rritje të punësimit dhe rritje të mirëqënies, madje shpesh karakterizohet nga një situatë e paqëndrueshme, si psh në rastin e hidrocentraleve, kur fshatarëve iu morr uji. Personalisht unë dhe si mntalitet qevrisës nuk jemi robër të shifrave makroekonomike, por fokusohem itek rezultati. Për këtë arsye kemi disa programe që shkojnë drejtpërdrejt tek qyetatri, si psh zhvillimi urban I qytetave. Ne investojmë rreth 150 milionë dollarë në vit, të cialt u shtuan në të ardhura për shkak të reformës në energji. Në këtë mënyrë, qytetarët atë që paguanin e merrnin si investim në sheshin, rrugën kopshtin etj. Emigracioni është normal përsa kohë që Shqipëria nuk është më e zhvilluar se Gjermania. Njerëzit nuk I shtyn vetëm arsyeja ekonomike për të lëvizur. Nëse o mbajmë të gjallë shpresën se e nesërmja në Shqipëri do të ejtë më e mira, ky numër do të reduktohet. Por ne nuk duhet të jemi të vetmit që duhet të punojmë për të mbajtur të gjallë shpresën, edhe opozita duhet ta bëjë këtë. Unë besoj se opozita shqiptare mudn të rritë kapitalin e vet jo vetëm duke u bërë nihiliste, por edhe duke dhënë alternative. PS në opozitë ka qenë shumë e fortë dhe rezultati ishte rrëzimi I qeverisë së kaluar. Dëshiroj tju garantoj shqiptarëve që kemi nëj cabinet qeverisës të angazhaur ën punë dhe me program shumë të qartë. programi ynë monitorohet çdo ditë, çdo muaj gjenerohen raporte, të cilat kthehen në plane pune për kabinetin tonë.

Zoti Peleshi, një nga bastet e qeverisë ka qenë lufta ndaj korrupsionit. Shumica e shqiptarëve mendojnë që në 2 vjet e 4 muaj nuk e keni mbajtur premtimin.

Ka 2 plane të luftës kundër korrpusionit, korrupsioni I nënpunësit të ulët, I cili ndodh rënmdom. Ne kemi ndërmarrë nja program shuëm serioz me mbështetjen e bankës botërore, me synim parandalimin përmes modernizimit të shërbimit. Jemi duke impelmentuar një model shumë inovativ të ndarjes së sportelit, nga zyra pas. për të shmangur në këtë mënyrë sekserin, atë që shet në mënyrë ilegale shërbimin. Deri në vitin 2017 synojmë që rreth 300 shërbime të jenë online tek të gjtihë qytetarët. Per zyrtaërt e lartë nu kka mënyrë tjetër përveçse duek ndërmarrë reformën e sitemit të drejtësisë. Problemi nuk është te policia, port e prokuroria dhe gjykatat. Ne jemi votuar edhe për drejtësinë, sepse qyetarët e kanë me të drejtë këtë pritshmëri nga ne.

A parashikoni konsensus për reformën në drejtësi?

Do të doja shumë ta arrinim, nëse lexojmë njëlloj rekomandimet e komisionit të Venecias. Reforma në drejtësi ëshët provim për të hapur negociatat për anëtarësim në BE. Kemi arrtur në nëj fazë finale, ndërmjet palëve nuk kemi ndarje të mëdha. Nuk do ët dëshiroja të përsëritej rasti I reformës së ndarjes administrative territoriale.

Çfarë do të ndryshojë me ligjin e ri, kur ne të njëjtët gjyqtarë e prokurorë do të kemi?

Ne kemi vuajtur nga zbatimi I ligjit sepse ka çaluar drejtësia. Në çdo rast, ehde kur ksihim denoncim nga policia, prkuroria gjithë sistemi nuk krijonte shembuj që do të impostonin kulturën e zbatimit të ligjit. 90% e shqiptarëve mendojnë që po të kesh lekë e ble drejtësinë. Vlerësimi dhe skanimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërtimi I hallkave funksionale do të siguronte një sistem drejtësie të denjë. Kj oreformë nuk synon të ndryshojë disa emra, port ë ndryshojë sistemin. Nuk I besojmë cilësisë së emrave, por hallkave të sistemit. Sistemi duhet të funksionojë e të punojë vetë, se përndryshe ç’kuptim ka?

Si janë marrëdhëniet mes PS dhe LSI?

Në qoftëse e shikoni me sy të jashtëm kabinetin, nuk ka dy korsi, të gjithë minstrat janë pjes ëe një programi, drejtohen nga Edi Rama, nuk dua të them që temperature e marrëdhënieveka qenë konstante, sepse ka pasur dinamikë, pro nuk ka krijaur problem në qeverisje.

A i është dhënë një implus më shumë Ministrisë së Drejtësisë me ndryshimin e ministrit Naço?

Kanë cilësi të dallueshme nga njëri-tjetri. Është për të thënë se cili nga dy minsitrat ka praktikë më të mirë pune. Manjani është energjik dhe ambicioz për të arritur rezultate, edhe Naço ka bërë punë serioze.

Darka e fundit mes Metës dhe Ramës u cilësuar si pajtim. Mendoni se do të vazhdojë koalicioni deri në fund të mandatit?

Marrëdhënai jonë është normale, temperaturat janë brenda kufijve të normalitetit.

Si ndiheni në një qeveri “tiransish”? Janë 14 ministra të lindur në Tiranë. Ju të ardhur nga rrethet si ndjeheni aty në qeveri?

Mendoj që Shqipëria është shumë e vogël për të bërë ndarje krahinore.

“Channel One”

SHKARKO APP