PLUS: AKEP të rivlerësojë vendimin e marrë mars 2015; tregu ka diskriminim
Intervistë me Drejtoren e Përgjithshme e Plus Communication – Znj. Matilda Shehu
Pas publikimit të vendimit të AKEP për shtyrjen e masave të 6 Nëntorit 2014, që parashikonte barazimin e tarifave brenda dhe jashtë rrjetit të operatorëve celularë duke filluar nga 1 janari 2015 dhe masave detyruese të marra nga Autoriteti i Konkurrencës për të imponuar barazimin e tarifave, ka reaguar Drejtora e Përgjithshme e Plus Communication – Znj. Matilda Shehu.
Ajo shpjegon rrjedhën e vendimeve të AKEP dhe efektet që do të sjellin tek kompanitë e vogla në tregun e celularëve.
Zonja Shehu, duke marrëshkas nga publikimi në media i ditëve të fundit i një vendimi të Autoritetit të Konkurencës për disa masa detyruese për Vodafone, ku kuptohet që Plus Communication ka bërë një ankimim, a mund të na sqaroni pak më shumë me çfarë lidhen këto masa?
Në 31 Mars 2015, Autoriteti i Konkurencës mori vendim që operatori Vodafone të barazojë tarifat brenda dhe jashtë rrjetit (tarifat që ndryshe quhen on net dhe off net) si dhe të barazojë sasinë e minutave të ofruara brenda dhe jashtë rrjetit (drejt rrjeteve të tjera kombëtare) nëtë gjitha planet tarifore, paketat dhe ofertat, për të gjithë klientët. Kjo realisht vjen si rrjedhojë e konstatimit nga AK i pozitës dominuese të Vodafone në treg për një kohë të gjatë (dominancë e shpallur edhe për vitet 2011-2012 nga AK) dhe si rrjedhojë e “mbylljes së klientëve” në Vodafone Club, mekanizëm i cili dëmton rëndë konkurencën e lirë në tregun e komunikimeve elektronike në vend. Kjo masë detyruese për Vodafone e marrë nga AK, duhej të kishte hyrë në fuqi që në 1 Janar 2015 sipas vendimeve të 6 Nëntorit 2014 të AKEP. I çuditshëm është fakti se jo vetëm që vendimi i AKEP i datës 6 Nëntor 2014 nuk hyri nëfuqi në 1 Janar 2015 sikundër ishte shpallur, por AKEP, në mënyrë të çuditshme dhe të paspjegueshme, e ndryshoi totalisht këtë vendim me anë të një vendimi tjetër në 13 Mars 2015.
Theksoj se “konstatimet” e hetimit dhe vendimit të 31 Mars 2015 të AK, janë të njëjta me ato të hetimit që AK ka kryer për Vodafone edhe për vitet 2011-2012, në përfundim të të cilit AK ka dalë me vendim në Janar 2014 ku ka dhënë rekomandime të drejtpërdrejta që AKEP të marrë masa të menjëhershme për ndërhyrje në treg për rregullimin e situatës se konkurrencës. Të tilla rekomandime i janë dhënë AKEP edhe nga dy rezoluta të komisioneve parlamentare të Maj – Qershorit 2014, por AKEP edhe këto i injoron totalisht në vendimet e 13 Mars 2015.
Pse AKEP nuk i ka marrë parasysh këto “gjetje” të AK dhe sipas jush çfarë konkretisht nuk ka bërë apo duhej të bënte AKEP?
Në vijim të rekomandimeve të AK dhe komisioneve parlamentarekonkretisht të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave gjatë periudhës Maj- Nëntor 2014, AKEP zhvilloi analizën e tregut për vitet 2012-2014 (pjesërisht), dhe në6 Nëntor 2014, arriti në përfundimet e kësaj analize, duke vendosur disa masa konkrete rregulluese. Nëkëtë analizë AKEP shpreh qartë se konkurrenca në tregun celular është fokusuar në tarifime agresive nga nxitja e thirrjeve brenda grupeve të mbyllura; proporcioni i trafikut on-net/off-net përbën shqetësimin kryesor dhe DETYRIMpër ndërhyrje rregullatore; tregu në Shqipëri është tejet i përqëndruar në të gjithë treguesit e tij.
Pra sipas AKEP rezulton se situata në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri që prej vitit 2012 është e tillë, ku rregullimi i deritanishëm vetëm në terminimin e thirrjeve (pra ne çmimet e interkoneksionit me shumicë), ka qenë i pamjaftueshëm për rregullimin e situatës në treg.
Vetë AKEP në Analizën Celulare ka argumentuar se: marrja e masave në tregun me pakicë, e cila është një masë ekstreme por e nevojshme për t’u marrë në një treg jo konkurrent e të përqëndruar, duhet ndërmarrë sa më shpejt për të kthyer treguesit e tregut në një nivel sa më afër normalitetit të tyre sipas standardeve të vendeve të tjera të BE.
Si rrjedhojë, AKEP në 6 Nëntor 2014 vendos se nga data 1 Janar 2015, të gjithë operatorët duhej të barazonin tarifat brenda dhe jashtë rrjetit si dhe të barazonin sasinë e minutave të ofruara si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve përkatëse. Gjithashtu u përcaktuan çmimet e interkoneksionit për të katër operatorët për vitet në vijim ku PLUS do të vijonte të kishte asimetri në cmimet e shumicës deri në një vendim tjetër të AKEP (që nënkupton një analizë tjetër tregu).
Nga çfarë po thoni kuptojmë që AKEP ka marrë vendimin e duhur dhe ka bërë një vlerësim të drejtë të tregut. Atëherë ku qëndron shqetësimi real i PLUS dhe cila është situata konkrete?
Pikërisht këtu fillon absurditeti i situatës dhe vazhdimi i mos funksionimit të tregut celular pasi, jo vetëm që vendimet e AKEP të 6 Nëntorit 2014 nuk hynë në fuqi në 1 Janar 2015 dhe nuk u zbatuan nga operatorët, por kjo situatë absurde arrin kulmin pas 4 muajsh, pra në13 Mars 2015, kur AKEP del me një vendim tërësisht të tjetërsuar nga vendimi i 6 Nëntorit. Ky është një rast i paprecedent në historinë e tregut kombëtar e ndërkombëtar ku jo vetëm një vendim i një enti rregullator nuk zbatohet por mbi të gjitha vetë enti rregullator hedh poshtë vendimin e tij dhe del me një vendim të ri, komplet në kundërshtim të gjetjeve të veta gjatë Analizës së zhvilluar dhe një pune 6 mujore (Siç ju e dini, Analiza e Tregut është një proces që i përfshin të gjithë grupet e interesit dhe merr parasyh në disa faza mendimin dhe interesat e tyre, përpara vendimarjes dhe kjo ka bërë që ASNJËHERË vendimi Final i AKEP të mos jetë hedhur poshtë!)
Absurdi qëndron në faktin se vendimi i ri merret duke mos patur asnjë ndryshim të rëndesishëm në tregun e komunikimeve elektronike, pa asnjë argument të ri apo të ndryshëm nga argumentet e nëntorit, duke hedhur poshtë dhe injoruar rekomandimet e AK dhe të rezolutave parlamentare, duke mos patur asnjë opinion ndryshe të dhënë nga operatorët gjatëperiudhës dhjetor’14- mars’15 nga opinionet e dhëna gjatë konsultimit për analizën e bërë apo nga ankimimet e bëra përpara se të dilte vendimi i nëntorit të vitit 2014. Ne realisht jemi në situatën kur e kemi totalisht të pamundur të gjejmë një arsye për këtë veprim të AKEP.
Cili është ky vendim i ri që për ju rezulton i padrejtë dhe çfarë kërkon PLUS nga ky moment e në vijim nga AKEP?
Sipas vendimit të ri të datës 13.03.2015, masa e vetme që merr AKEP është kundër PLUS pasi jo vetëm që nuk ka ndodhur asgjë në treg për të vendosur barazi e konkurrencë të drejtë por si gjithmonëPLUSështë“lojtari më i diskriminuar“ e më i ndëshkuar i cili goditet nga vendimete AKEP.
Me këtë vendim të ri, AKEP vendos që tarifat do të barazohen njëlloj për të katërt operatorët pjesërisht duke filluar nga korriku i vitit 2015, vetëm për abonentët e rinj e më tej për të gjithë abonentët (duke përfshirë ata ekzistues) duke filluar nga Janari i vitit 2016. Jo vetëm kaq por, megjithëse AKEP shtyn për 6 muaj dhe 1 vit hyrjen në fuqi të këtij rregullimi, pa parë asnjë efekt të tij dhe pa parë asnjë ndryshim në treguesit e tregut, merr vendimin absurd qëçmimine interkoneksionit të shumicestë vendosur për PLUS, jo vetëm qëendryshon negativisht, por e çon PLUS nësimetri me operatorët e tjerë me ulje drastike çdo tre muaj (nuk ka ndodhur kurrë mëparë – ndryshimet e çmimeve të shumicës kanë ndodhur në intervale kohore nga 9 deri 12 muaj) duke e barazuar nëJanar 2016 me operatorët e tjerëpa asnjë argument dhe analizë specifike, ndërkohë që nuk merr parasysh as vendimet e tij të mëparshme për nivelet dhe kohëzgjatjen e asimetrisë për operatorët e tjerë në treg dhe as eksperiencat e praktikat ndërkombëtare të vendeve të tjera për këtë fenomen.
Me këtë vendim, PLUS gjendet në pozitën kur, pavarësisht se konstatohet se ka qënë i diskriminuar për arsye të situatës jo-konkurese në treg, të konstatuar edhe në analizën e tregut që prej 2012, pavarësisht se kanë kaluar 3 vjet nga koha kur AKEP pranon që situata ka qënë e tillë, pavarësisht se ka 6 muaj nga përfundimi i Analizës së tregut të AKEP, nuk ka asnjë masë në drejtim të korrigjimit të situatës në treg, PËRKUNDRAZI, e vetmja masë e marë është NË DËM TË PLUS!
Si është e mundur që nuk mjafton fakti se PLUS ka pothuajse 4 vjet që operon në një treg të deformuar dhe të rregulluar keq, nuk mjaftojnë argumentat dhe gjetjet e vetë AKEP mbi mosfunksionimin e tregut, nuk mjaftojnë gjetjet e AK për dominanca që nga viti 2011 dhe sjellje shqetësuese për konkurrencën nga operatorët dominantë, nuk mjaftojnë rekomandimet e komisioneve parlamentare që kërkojnë ndërhyrje rregullatore në treg por vijohet më tej me vendime të padrejta dhe të njëanshme duke dëmtuar të vetmin operator shqiptar në vend?
Ajo që ne kërkojmë në vijim nga AKEP, është të rivleresojë vendimin e marrë në Mars të 2015, të rivleresojëpërfundimet e veta dhe të Autoritetit të Konkurencës ndër vite dhe të rivendosë në fuqi vendimin e marrë në6 nëntor 2014. Këtë gjë ne po e kërkojmë jo vetëm publikisht në media por mbi të gjitha po e kërkojmë në rrugë zyrtare, institucionale e ligjore duke paraqitur ankimimin tonë në AKEP me argumenta teknike dhe dokumentacionin përkatës.
Realisht shpresojmë që më në fund AKEP do të analizojë në mënyrë objektive situatën që ka shkaktuar në treg me vendimet e 13 Marsitdhe do të marrë masa për rregullimin e këtij tregu dhe për ekzistencën e një konkurrence të drejtë dhe mos diskriminim të hapur ndaj të vetmit investim shqiptar në këtë fushë.