Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:51 5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona Barcelona do të përballet këtë të mërkurë me skuadrën e Sabah nga Azerbajxhani, në një ndeshje të veçantë të Champions League. Përballja mes dy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Policja bashkiake: Si ma thyen klavikulën protestuesit e PD-së

Intervista E martë, 20 Prill 2021 15:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka rezultuar serioz dëmtimi i 44-vjeçares Ludina Sinani, polices bashkiake që mbeti e lënduar gjatë protestës së zhvilluar nga PD-ja ditën e hënë kundër këndit të fëmijëve në parkun e liqenit. Klavikula e saj që lidh pjesën krahun me qafën ka pësuar këputje pas goditjes dhe forcës së ushtruar nga protestuesit, ndaj edhe mjekët i kanë vendosur asaj allçi, duke evituar për momentin një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale. 

***

Znj. Sinani, çfarë pozicioni keni në Policinë e Bashkiake?

Unë jam punonjëse e Policisë Bashkiake. Kam mbaruar shkollën e lartë në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori. Aktualisht vijoj masterin për Arkivistikë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Keni marrë pjesë herë të tjera te protesta te liqeni?

Në të gjitha rastet kur ka pasur protesta aty, kam qenë në shërbim.

Keni pasur probleme gjatë protestave të organizuara?

Gjithmonë ka pasur probleme, sidomos shtyrje, por jo me dëmtime. Këtë radhë protestuesit ishin më të dhunshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po gjatë protestave të shoqërisë civile, si kanë vijuar ato?

Me shoqërinë civile nuk kemi pasur probleme. Por kur vinin militantët, na shtynin, na gjuanin. Edhe herën e kaluar, ditën e shtunë, na gjuanin dhe nuk e kishin probleme fare që ishin të dhunshëm.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Atë ditë që ndodhi ngjarja ku ndodheshit?

Te Shatërvani, te pjesa ku janë ngritur çadrat e shoqërisë civile.

Çfarë mbani mend? Si nisi?

Në atë vend që isha unë, nuk kisha shumë kolegë afër, pasi Policia Bashkiake ishte fokusuar nga pjesa tjetër ku ishin përqendruar aktivistët, nga ana tjetër, të cilët kishin hyrë edhe brenda gardhit. Brenda rrethimit ndodhnin shumë përleshje dhe këto që ishin përballë meje u turrën komplet për t’u futur në zonë nga ana ku isha unë dhe më shtynë në mënyrë barbare dhe më kanë gjuajtur me shkelma. Prej këtyre goditjeve kam dëmtime të ndryshme në këmbë dhe trup, ku duken ende shenjat e nxira nga dëmtimet. Nga të shtyrat dhe njerëzit të cilët shtynin më kanë përplasur në pemë. Njerëzit që shtynin më mbanin të bllokuar në pemë, ku gjysma e trupit tjetër që ishte e pambështetur m’u thye nga forca.

Çfarë ndodhi pas goditjes?

Një kolege e cila më pa, më ndihmoi dhe më dërgoi te makina e urgjencës, dhe shkuam në Urgjencën e Traumës në Spitalin Ushtarak.

Te spitali çfarë ndodhi?

Më futën në një dhomë konsultimi, më bënë grafinë, pasi konstatuan që kishte thyerje klavikulën,vendosën një suport. Më pas janë paraqitur dhe dy kolege të tjera që ishin dëmtuar gjatë protestës.

Ka pasur pretendime nga një foto e publikuar që ishit tre punonjëse të Policisë Bashkiake ulur dhe më pas kryetari kur ju ka vizituar, jeni shfaqur në krevat të shtrira. A mund ta shpjegoni këtë rast?

Ne ishin te Urgjenca e Traumës. Unë që kisha thyerje dhe një vajzë tjetër që kishte shembje nuk shtriheshim dot. Ndërkohë vajza tjetër që kishte dëmtime në kokë po priste doktorin për t’u vizituar. Po të shikoni foton unë jam me dorë të thyer dhe që nuk e lëviz dot. Doktori është duke më shpjeguar se kam pësuar një thyerje, ai ka në dorë grafinë time. Më thotë alternativat për një suport, allçi ose operacion. Më vendosën suportin për momentin, pastaj më vendosën allcicn, pasi nuk ishte i përshtatshëm. Në momentin e fotos së shtrirë sapo kisha vendosur sportin dhe duhej të rrija disa orë në spital për të parë se a mund të rrinte apo të përshtatej qëndrimit i trupit (mbështetja e kockave siç duhej) me suportin. Kryetari i Bashkisë ka ardhur dy orë më pas dhe nuk kishim dijeni që do të vinte. Në atë moment një vajzë më mbante akull te klavikula, pasi kështu më ishte thënë nga doktori.

Po vajzat e tjera që ishin me ty?

Njëra prej vajzave kishte goditje në kokë dhe duhej të rrinte shtrirë për disa orë për shkak se dyshonin për hematomë (mpiksje gjaku) dhe ndaj duhej të mbahej në vëzhgim. Kurse vajza tjetër kishte shembje shpatulle. – “Tema” 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona
Para 10 minutash

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 26 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 26 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 28 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 17 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.