Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Politikanët shqiptarë shpesh i përdorin dhe i keqpërdorin diplomatët e huaj”

Intervista E mërkurë, 21 Prill 2021 11:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë me eksperten e njohur amerikane të Drejtësisë. Si e shikon ajo rolin e diplomatëve të huaj në Reformën shqiptare në Drejtësi; ndryshimet, që duheshin bërë në mënyrën më të shpejtë dhe ato që janë bërë pa logjikë; Si po përdoren diplomatët e huaj, dhe a ka ardhur apo jo koha për një kushtetutë të re për Shqipërinë…

Intervistoi Ben Andoni

Zonja Kathleen Imholz është prej më shumë se dy dekadash në Shqipëri, e fokusuar në të gjitha sfidat që ka pasur sistemi i Drejtësisë shqiptare për t’u pastruar nga e shkuara, por edhe për të formuar fizionominë e vet në demokraci pas viteve ‘90. Ka qenë këshilltare në administratën shqiptare në rangjet më të larta, por pjesën më të madhe ka qenë në pozicione angazhimi si eksperte. Javanews e ka pyetur për mënyrën dhe rrugën sesi duhej të bëhej Reforma, në konceptin e saj, rolin e diplomatëve të huaj në vend etj. Një nga vërejtjet është ajo që lidhet me strukturat e Ligjit të ri. ” … përse duhet të krijohet një Gjykatë e Lartë Administrative në këtë moment? Sa i shërben kjo ‘Reformës’ në Drejtësi? Gjykatat administrative janë në funksion vetëm për disa vjet, dhe tashmë është miratuar edhe Kodi i ri i Procedurave Administrative, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji (maj 2016). Pse duhet të krijojmë rrethanat dhe nevojën për ta ndryshuar këtë Kod brenda disa ditëve nga hyrja e tij në fuqi (ashtu dhe kodet e tjera proceduriale)? A nuk duhet ‘reforma’ të përqendrohet në aspektet më kritike, siç janë krijimi i gjykatave dhe prokurorive të posaçme anti-korrupsion, qeverisja e gjyqësorit/prokurorisë, si dhe vlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve në detyrë?”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë insistimit për rolin e diplomatëve të huaj, ajo ka pasur një përgjigje më të gatshme, duke thënë se diplomatët e huaj shpesh keqpërdoren në Shqipëri për interesa të pastër politikë. Ndërkohë ka bërë një vërejtje të largët dhe për të huajt, kur ka theksuar se ata do e kenë shumë të vështirë të kuptojnë propozimet që janë bërë. “Ata (diplomatët) nuk kuptojnë dhe nuk kanë mundësi të kuptojnë se si do të realizohen të gjithë këto propozime që janë bërë. Domethënë, do të përgjigjesha jo se ndërhyrjet janë të ‘ekzagjeruara’, por që janë disi naive, në kuptimin që realizimi i ndryshimeve nuk do të shpaloset siç pritet nga diplomatët”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbase ka ardhur koha që Shqipëria të shikojë kushtetutën e saj sepse ajo e vitit 1998 nuk i përgjigjet kushteve të sotme dhe për këtë, juristja e njohur amerikane e aprovon, por duke theksuar se dokumenti nuk mund të bëhet me ngut dhe thjesht në kuadër të Reformës….

Ka një perceptim publik, që del edhe nga shqyrtimi i draftit të ligjit për Reformën në Drejtësi, se politikanët do i shpëtojnë drejtësisë, dhe, a mendoni se është disi e ekzagjeruar ndërhyrja e diplomatëve të huaj deri në hollësira për Reformën në Drejtësi?

“Kam vëzhguar zhvillimet juridike (dhe të tjera) në Shqipëri për më shumë se 20 vjet dhe nuk mund të mos vë re, se politikanët shqiptarë shpesh përdorin – dhe i keqpërdorin – ndërkombëtarët. Dua të theksoj, sigurisht, se vlerësoj përpjekjet aktuale të diplomatëve të ndryshëm për të nxitur procesin e Reformës në Drejtësi, që besoj të jetë bërë me mirëbesim të plotë. Por dua të theksoj gjithashtu, se ata (diplomatët) nuk kuptojnë dhe nuk kanë mundësi të kuptojnë se si do të realizohen të gjithë këto propozime që janë bërë. Domethënë, do të përgjigjesha jo se ndërhyrjet janë të ‘ekzagjeruara’, por që janë disi naive, në kuptimin që realizimi i ndryshimeve nuk do të shpaloset siç pritet nga diplomatët”.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Janë parashikuar të krijohen disa struktura paralele në të gjithë Drejtësinë. A nuk mendoni se kjo e shton vështirësinë e funksionimit të Drejtësisë në parametrat e duhura?

“Krijimi i strukturave të reja, edhe atyre paralele, në vetvete nuk është gabim, në qoftë se u shërben qëllimeve të mirëpërcaktuara.  Por përsa i përket reformës aktuale në fjalë, vazhdimisht kam thënë që më duket shumë e ndërlikuar, më shumë se sa është e nevojshme, fakt, i cili do të vështirësojë zbatimin e reformës në kohën e duhur.

Një nga shembujt e shumtë që mund të ngrihen në këtë aspekt është se përse duhet të krijohet një Gjykatë e Lartë Administrative në këtë moment? Sa i shërben kjo ‘Reformës’ në Drejtësi? Gjykatat administrative janë në funksion vetëm për disa vjet, dhe tashmë është miratuar edhe Kodi i ri i Procedurave Administrative, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji (maj 2016). Pse duhet të krijojmë rrethanat dhe nevojën për ta ndryshuar këtë Kod brenda disa ditëve nga hyrja e tij në fuqi (ashtu dhe kodet e tjera proceduriale)? A nuk duhet “reforma” të përqendrohet në aspektet më kritike, siç janë krijimi i gjykatave dhe prokurorive të posaçme anti-korrupsion, qeverisja e gjyqësorit/prokurorisë, si dhe vlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve në detyrë?”

Drafti i ligjit të reformës në drejtësi kërkon ndryshime të mëdha edhe në Kushtetutë. A është ky një element që tregon se reforma është problematike?

“Siç e thashë edhe më lart, në qoftë se ka qëllime të mirëpërcaktuara, ndryshimet e mëdha mund të jenë të pranueshme. Megjithatë, kam dyshime se jo të gjitha ndryshimet e propozuara janë të tilla. Thjeshtëzimi dhe reduktimi i propozimeve do të lehtësonte shumë zbatimin efikas të tyre.

Ndoshta ka ardhur koha për një rishikim të përgjithshëm të Kushtetutës së vitit 1998, por nuk ka nevojë të bëhet ky në kuadrin e Reformës në Drejtësi!” (Javanews)

Diplomatët nuk i kuptojnë ndryshimet!

ata (diplomatët) nuk kuptojnë dhe nuk kanë mundësi të kuptojnë se si do të realizohen të gjithë këto propozime që janë bërë. Domethënë, do të përgjigjesha jo se ndërhyrjet janë të ‘ekzagjeruara’, por që janë disi naive, në kuptimin që realizimi i ndryshimeve nuk do të shpaloset siç pritet nga diplomatët”.

Reforma është shumë e komplikuar!

Por përsa i përket reformës aktuale në fjalë, vazhdimisht kam thënë që më duket shumë e ndërlikuar, më shumë se sa është e nevojshme, fakt, i cili do të vështirësojë zbatimin e reformës në kohën e duhur.

Një nga shembujt e shumtë që mund të ngrihen në këtë aspekt është se përse duhet të krijohet një Gjykatë e Larta Administrative në këtë moment? Sa i shërben kjo “Reformës” në Drejtësi? Gjykatat administrative janë në funksion vetëm për disa vjet, dhe tashmë është miratuar edhe Kodi i ri i Procedurave Administrative, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji (maj 2016).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 8 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 8 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 10 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 24 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.