Prokurori i Krimeve të Rënda, Henriko Ligori: Politika ka ndikim mbi prokurorinë
Flet Henriko Ligori, prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pjesëtar i grupit të puëns për reformën në drejtësi.
Intervistoi gazetari Roland Qafoku
Zoti Ligori, a është e vështirë të jesh prokuror në Shqipëri?
Po është shumë e vështirë. Duhet të kemi parasysh të gjitha rrethanat. Megjithatë edhe prokuroria është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe kjo reflektohet.
Po çfarë do t’u thoshit atyre djemve dhe vajzave të diplomuar si juristë, a duhet atë të motivohen për tu bërë prokurorë?
Po patjetër që unë u them që të aspirojë që të bëhen prokurorë.
Përse? A ka ndonjë arsye të fortë për tu bërë prokuror?
Sepse prokurori është një institucion i rëndësishëm. Vetëm një prokuror mund ta kuptojë magjinë, fuqinë dhe rëndësinë e hetimit sidomos në rast se ai e ka talentin dhe dëshirën për ta bërë atë punë. Natyrisht kur të gjitha këto kanë për synim pjesën profesionale, atëherë të rinjtë duhet dhe kanë të drejtë të aspirojnë për tu bërë prokurorë.
Detyra numër një e prokurorisë është të luftojë krimin dhe korrupsionin. A e ka bërë këtë prokuroria shqiptare detyrën e saj?
Për mendimin tim e ka bërë. Është një punë e madhe që janë duke bërë dhe kanë bërë prokurorët. Por lufta ndaj krimit nuk është vetëm punë dhe detyrë e prokurorisë por edhe e institucioneve të tjera të shtetit dhe shoqërisë. E vërteta është se prokruroia ka një rritje të ngarkesës së puëns.
Janë një numër shumë i madh zyrtarësh të rëndësishëm në vend që kanë marrë pafajësi. Një pjesë e tyre janë arrestuar me shumë bujë nga prokuroria dhe në fund gjykata ka dhënë pafajësi. Janë një numër I konsiderushëm zyrtarësh të lartë si Ardian Fullani guvernatori i Bankës së Shqiëprisë, Shpëtim Gjika, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës , Baftjar Zeqo, ish-kryetar i Bashkisë së Fierit, Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrushbull, Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, deputetë, Zyhdi Dajti, ish-drejtor i Përgjithshëm i INUK-ut, Ismail Muça, ish-drejtor i Tatimeve në Tiranë, Osman Aliu, gjyqtar i Kavajës etj. A kanë përgjegjësi prokurorët që i kanë arrestuar me shumë bujë, ndërkohë që gjykatat kanë dhënë pafajësi?
E drejtë. Populli kërkon që edhe zyrtarët e lartë të procedohen njësoj si kudnërvajtësit e thjeshtë. Kjo nuk ka ndodhur sepse politika ka ndikim mbi prokurorinë si mbi çdo organ tjetër. Vetë fakti që katër kryeprokurorë janë shkarkuar nga politika dhe ata nuk e kanë mbaruar mandatin do të thotë që politika ka ndikim mbi prokurorinë. Megjithatë, për rastet që ju bëni fjalë pafajësia është pjesë e vendimmarrjes. Për mendimin tim një gjykatë që nuk jep pafajësi është e frikshme. Vendimi i prokurorisë për tyë çuar cështjen në gjyq nuk do të thotë patjetër se kërkon pafajësi. Është gjykata që vendos. Ndërkohë sot dihet se gjykatat janë objekt i kritikave të forta. Vendimet e tyre mund të mos jenë të drejta.
Po si ka fusnkionuar prokuroria në këto vite dhe si e menaxhon prokuroria faktin që politika ansjëherë nuk e ka lënë prokurorinë të punojë?
E thashë më lartë që politika ka patur ndikim mbi prokurorinë dhe për të mënjanuar sado pak këtë jemi duke punuar mbi projektligjin për prokuorinë.
Dhe cila është thelbësorja në të gjithë këto ndryshime?
Unë mendoj se decentralizimi i prokurorisë është thelbi i të gjitha ndryshimeve. Deri mës ot prokuroria ka qenë organ I centralizuar që do të thotë se vendimi i prokurorit më të lartë ishte urdhër I detyrueshëm dhe i zbatueshëm për çdo prokuror. Pra ishte një sistem piramidal. Kjo sillte një situatë të tillë që prokurori që hetonte një çështje nuk mund të ishte i pavaëur. Në projektligjin që po punojmë kjo gjë ka ndryshuar. Konceptimi I prokurorië pritete të jetë decentralizimi, pra që prokurori I një çështjeje do të jetë I pavaruar në punën e tij dhe ai dhe vetëm ai aështë autor dhe përgjegjës për hetimin, për ngritjen e akuzës dhe dërgimin e dosjes në gjykatë. Prokurori më i lartë në detyrë nuk ka të drejtë të prishë vendimet, të ndryshojë akuzat apo të pushojë çështjen. Nga ana tjetër dua të them se zgjedhja e modelit të prokurorisë nuk është problem politik. Nëse prokuroria do të decentralizohet ajo do të ishte më efikase. Nuk duhet të funksionojë më sipas modelit të hierarkisë me skemë.
Po këtë prokuror kush e kontrollon?
Për të kryer kontrollet duhet ngritur një organ inspektimi. Dhe është menduar që një grup inspektorësh të kontrollojnë punën e prokuroëve që me sistemin e ri do të jenë të decentralizuar.
A është e vërtetë që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri prokurori i përgjithshëm të largohet?
Unë nuk jam në dijeni nëse do të largohet prokurori I përgjithshëm, por do të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së tij. Zgjedhja e tij do të depolitizohet dhe nuk do të funksionojë sic është bërë deri tani. Prokurorët në detyrë mund të shpallin kandidaturët nëse plotësojnë kriteret. Këshilli I prokurorisë më pas propozon dy kandidaturat më të përshtatshme të cilat më pas kalojnë në procedura të tjera që votohen në kuvend. Mandati I kryeprokurorit mendohet të jetë 9 vjet. Pra cdo prokuror mund të jetë prokuror i Përgjittshëm.
Po a mund të jetë prokurori i Përgjithshëm edhe jashtë radhëve të prokurorisë?
Po ai mund të jetë nga profesorati nga magjistratura por edhe nga gjykatat.
A është i pasur një prokuror? Dhe si do zgjidhet cështja e pagesës ?
Një prokuror nuk mund të jetë I pasur. Po shikohet edhe çështja e paghesave që është e rëndsishme dhe besoj se me një pagesë shumë më të mirë, prokurori do të ketë një rrogë që nuk e ka patur dikur.
Marrë me shkurtime nga “Debati në Channel One”