Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Racizmi nuk largohet. E kemi kudo brenda nesh

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkrimtari i njohur amerikan me origjinë italiane Gay Talese: “Deri kur do të jetë gjenerata ime, nuk do ta shohim fundin e racizmit. Italia është raciste njëlloj si Alabama në vitin 1965. Tani që jeni të pasur dhe emigrantët vijnë tek ju, nuk doni të zinjtë”

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Unë jam Italian. Cila është historia jonë? Kur emigrantët italianë u integruan në Shtetet e Bashkuara, çfarë bënë? Filluam t’u rezervojmë të njëjtin trajtim pakicave të tjera, duke keqtrajtuar zezakët ashtu siç bënin të gjithë të bardhët e tjerë. Kujtoj se kur erdha në Romë, shoferi ankohej: “Ky qytet po mbushet me jugorë. Me gjithë këta kalabrezë, të duket vetja se je në Afrikë”…

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

«Asgjë, gjenerata ime duhet të vdesë. Deri kur nuk do të ndodhë kjo dhe nuk do t’ia lëmë hapin një gjenerate më të re e më të hapur, racizimi do të qëndrojë me ne. Jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por dhe në Itali: mos mendoni se jeni ndryshe nga ne». 50 vjet më parë, Gay Talese ishte në Selma. Kishte shkuar për ta treguar marshimin për “New York Times”, që tani e ka ridërguar sërish në Alabama për të ripërshkuar historinë. «Por është gjithçka lojë, një photo opportunity, një hipokrizi. Duket sikur ky qytet i vogël i ndodhur në jug është rrënja e problemit, kur në të vërtetë vetë racizmi ekziston brenda nesh, kudo në vend. Do të shkojmë, do të bëjmë parakalimet dhe pastaj do të kthehemi në jetët tona e sgreguara».

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cili është kujtimi më i gjallë që keni për marshimin?

«Të shikojë Martin Luther King të luftonte një betejë të njëqind viteve më parë».

Domethënë?

«Një Çmim Nobel për Paqen, një figurë e njohur në të gjithë botën, që marshonte në vitin 1965 në Alabama për të kërkuar të afirmoheshin të njëjtat parime për të cilat në vitin 1865 ishte luftuar Lufta Civile. Në një shekull nuk kishte ndryshuar asgjë dhe kjo ishte tragjedia e vërtetë e Amerikës».

Pse thoni se Selma nuk ishte rrënja e problemit?

«Unë jam rritur në New Jersey dhe afër me dyqanin e rrobaqepësisë së tim eti shikoja shpesh të mblidheshin njerëz të veshur me të bardha, që i përkisnin Ku Klux Klan. Racizmi ishte brenda nesh, kudo, vetëm se ne ishim hipokritë dhe e fshihnim. Për këtë kishte shumë të drejtë».

Kush, Guvernatori i Alabamas? Po a nuk ishte ai që kishte urdhëruar të rriheshin manifestuesit në Selma?

«Një herë e kam intervistuar në Hotelin Pierre të New York, në zemrën e Upper East Side të privilegjuar në Manhattan. Më mori përkrahu, më çoi tek dritarja dhe, duke më treguar Fifth Avenue, më tha: “Ju merreni me Jugun, por nuk jeni të ndryshëm prej tij. Më tregoni një njeri të vetëm të zi që shikoni të ecë në rrugë”. E mendova me vete dhe e kuptova se kishte të drejtë. Unë banoja dhe banoj në Upper East Side: nuk kisha atëhere dhe nuk kam akoma sot një komshi shtëpie zezak. Segregacion ekonomik dhe social jo i deklaruar».

Ama në Shtëpinë e Bardhë është një President zezak.

«Sigurisht. Po të jetë për këtë, Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, është i martuar me një grua zezake dhe ka dy fëmijë të përzier. Ama janë përjashtime. Realiteti i përditshëm i njerëzve normalë nuk është ky, shoqëria jojë është ende e segreguar dhe e tillë është edhe e juaja».

Çfarë doni të thoni me këtë?

«Unë jam italian, babai im kishte emigruar nga Calabria. Cila është historia jonë? Pas Rilindjes dhe bashkimit të drejtuar nga Giuseppe Garibaldi, Calabria, Sicilia, jugu në përgjithësi, qenë Alabama e Italisë. Njerëzit e varfër vdisnin nga uria dhe kërkonin të ndërtonin një jetë më të mirë tjetërkund, si puna e babait tim që u nis për Amerikë. Me të ardhur këtu u keqtrajtuam dhe i diskriminuam, por pak e nga pak arritëm që të afirmoheshim. Dhe kur i integruam çfarë bëmë? Filluam që të rezervojmë të njëjtin trajtim minorancave të tjera, duke keqtrajtuar zezakët njëlloj siç bënin të gjithë të bardhët e tjerë. Ndërkohë racizmi shpërthente edhe në Itali».

Që do të thotë?

«Kujtoj se një herë erdha në Romë, bashkë me ambasadorin amerikan Rabb, dhe shoferi që i jepte makinës ankohej: “Ky qytet, thoshte, po mbushet me jugorë. Me gjithë këta kalabrezë, të duket vetja sikur je në Afrikë”. Unë jam kalabrez, mendova, dhe kam ardhur nga Amerika deri këtu për t’u ofenduar nga ky copë injoranti. Nuk e shikon? Nuk ka kurrfarë diference midis këtij racizmi dhe atij të Selma kundër zezakëve».

Italia është raciste si Alabama e viti 1965?

«Sigurisht. Në fakt, tani jeni të pasur dhe emigrantët vijnë tek ju, nuk i doni zezakët. Por edhe Amerika është raciste si Alabama e viti 1965, të gjithë jemi».

Si dilet nga kjo situatë?

«Është problem ekonomik, sepse zezakët vazhdojnë të mos kenë të njëjtat mundësi si të bardhët, por sidomos kulturore, dhe në këtë pikë kam frikë se nuk është më e mundur të ndryshohet zemra e njerëzve. Duhet pritur që të vdesin gjeneratat raciste dhe të edukohen më mirë të rinjtë, me shpresën që të rriten pa këto paragjykime. Ama është e vështirë, sepse kur jemi të rinj jemi të ndjeshëm, por duke u plakur bëhemi të gjithë më konservatorë dhe jotolerantë ndaj të tjerëve».

(Paolo Mastrolilli për “la Stampa”)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.