Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama në Serbi: Qëndrimet e ndryshme për Kosovën? Zgjidhje është dialogu

Intervista E diel, 2 Maj 2021 23:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për ‘Top Channel’, kryeministri Edi Rama tha se duhet krijuar një treg i përbashkët për të fituar të gjithë. Sipas tij, takimi i bizneseve do të sjellë edhe krijimin e Dhomës shqiptaro-serbe. Po ashtu Rama thotë se, me Serbinë kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën dhe Trepçën, por gjërat zgjidhen me dialog.

Edi Rama: Unë besoj se është shumë pozitive, që është përcaktuar një raport, ku gjërat thuhen ashtu siç janë dhe është shumë pozitive, që sidoqoftë, tanimë e vërteta jonë e thjeshtë dhe e qartë lidhur me Kosovën rithuhet në Beograd, si një detyrim i patjetërsueshëm i kujtdo që flet shqip, pavarësisht se nëpërmjet anglishtes, në këtë vend. Nga ana tjetër, sigurisht që është e domosdoshme të vazhdojmë të ndërtojmë urën e paqes, të bashkëpunimit, të forcimit të ndërveprimeve, sepse tek e fundit, nga kjo përfitojnë njerëzit. Nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment se njerëzve duhet t’u japim më shumë mundësi për ekonominë, për punësim, për ndërveprim dhe askush prej nesh nuk e ka një vend tregu që të jetë i mjaftueshëm për ambiciet dhe njëkohësisht për çfarë njerëzit meritojnë. Nga ana tjetër folëm edhe për disa çështje të tjera me kryeministrin, kryesorja çështja e zhbllokimit të ngërçit për interkonjeksionin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kam trajtuar me të edhe çështjen e UNESCO-s, kemi diskutuar edhe për shqiptarët në Preshevë. Më vjen mirë që është zhbllokuar dhe tashmë funksionon njohja e diplomave, një hap i rëndësishëm i kërkuar nga vet shqiptarët e Preshevës, që unë e ngrita këtu dy vite më parë dhe firmosëm një marrëveshje. Përgjithësisht mendoj se çdo takim, çdo komunikim është i vlefshëm, prandaj nuk i kuptoj kurrë ata që thonë: mos shko këtu, apo mos shko atje; mos tako këtë, apo mos tako atë.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Propozimi i zyrtarëve të Kosovës ishte pikërisht për shkak të Trepçës. Ju e përmendët Trepçën, por ishte gabim që erdhët? A mund të zgjidhet diçka me bisedime?

Swiss Digital

Rama: Unë mendoj se njerëzit duhet të bisedojnë edhe kur janë në pozicione diametralisht të kundërta. Kush është alternativa tjetër? T’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit? Çfarë zgjidhin duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit? Aq më tepër kur bëhet fjalë për palë, që janë të dënuara të bisedojnë, sepse janë të dënuar të bashkëjetojnë si dy fqinj që i ndan një mur.

Nesër do të ketë një takim të bizneseve kryesisht dhe do të flitet për ekonominë. Çfarë prisni dhe sa e rëndësishme është kjo?

Rama: Është shumë e rëndësishme, sepse krijimi i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi, prezantimi i mundësive që sot Shqipëria ofron për sipërmarrësit e këtushëm, dhe mundësitë që sot Serbia ofron për sipërmarrësit e atjeshëm, krijimi i kushteve që sipërmarrësit të takohen me njëri-tjetrin dhe të mund të ndërtojnë nisma të përbashkëta, sjell vetëm gjëra pozitive për ekonominë reciprokisht, për lëvizjen dhe rritjen e hapësirës ku ne krijojmë zhvillim. Shqipëria është një treg i vogël, Serbia është një treg ndoshta pak më i madh, por përsëri shumë i vogël, dhe bashkimi i gjithë këtyre hapësirave për të ndërvepruar është një domosdoshmëri për secilin, interes i secilit. Nuk është se këtu po fiton njëri dhe po humbet tjetri. Këtu ose fitojmë të gjithë, ose të gjithë humbasim duke mos bërë gjërat e duhura. Nesër po ashtu janë edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore për të prezantuar përpara sipërmarrjes, por edhe publikisht, atë plan veprimi që ne e prezantuam si nismë tonën, i hartuar në bashkëpunim me BB-në dhe qeverinë serbe për të gjithë rajonin, për uljen dhe heqjen e sa më shumë barrierave tregtare, në mënyrë që këtu gjërat të funksionojnë. Neve duam që të shkojmë në Bashkimin Europian, por përpara se të bëhemi anëtarë të BE-së nuk na pengon askush që të sillemi si të ishim në BE me njëri-tjetrin, nga pikëpamja e rregullave, e kufijve etj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.