Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëfimi tronditës:”Shfrytëzova mbesën, por në burg përfundova për çështje inati”

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 13:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjithçka e saj është mbyl lur brenda dyerve të hek urta të burgut të grave “325”, i cili ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Bëhet fjalë për Drita M., e cila në këtë burg vuan dënimin me 11 vjet burg për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”.

E mbyllur prej tre vitesh pas hekurave, 45-vjeçarja tregon historinë e saj, kur ka shfrytëzuar mbesën për prostitucion. Drita thotë se në qytetin e saj të lindjes, në Lushnjë, në vitin 2013 ka pasur një lokal me qera, të cilin e ka mbajtur prej tre muajsh. Aty ajo ka shfrytëzuar mbesën e saj 15-vjeçare atë kohë, ndërsa theksoi se nuk e kishte detyruar dhe se e bënin vetëm për para.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Ndërkohë, ajo shton se në burg ndodhet për çështje inati nga persona të tjerë. “Mbesa ime është kapur me një person tjetër dhe atëherë jam arrestuar edhe unë, ndërkohë kisha tre muaj që kisha mbyllur lokalin. Mbesa ishte e fejuar dhe rrinte me të, unë nuk kisha të bëja fare”, thoshte Drita. Me tej, 45-vjeçarja tha se kishte kontakte me mbesën e saj dhe se, kjo e fundit ka shfaqur pendesë për denoncimin e bërë në polici.

Swiss Digital

Sa kohë keni që qëndroni këtu? 

Kam goxha, rreth 3 vjet.

Për çfarë jeni dënuar? 

Për prostitucion. Kam shfrytëzuar mbesën, vajzën e motrës.

Sa jeni dënuar për këtë vepër penale?

Jam dënuar goxha, 11 vite burg. Tre vite i kam bërë, më kanë mbetur edhe tetë vite të tjera.

Po si ka ndodhur shfrytëzimi. Kur është kapur mbesa?

Mbesa është kapur me dikë tjetër. Unë kisha marrë një lokal aty në Lushnjë me qera. Nga momenti që është kapur mbesa, unë kisha tre muaj që e kisha mbyllur. Atë kohë mbesa ime sapo ishte fejuar.

Sa vjeçe ishte mbesa?

Atë kohë ishte 15 vjeçe. Tani kam mbetur vetëm fare. Kam tre vjet që qëndroj këtu brenda në burg dhe nuk kam parë asnjë me sy.

Pse nuk keni njerëz që t’ju përkrahin?

Jo, nuk kam njeri. Nënën që kam, ajo është e paralizuar.

Po mbesa? 

Ndodhet këtu, në paraburgim, sepse nuk është dënuar akoma. Është arrestuar edhe mbesa për këtë çështje? Po, por ajo nuk është dënuar akoma nga gjykata. Është penduar që ka bërë kallëzim në polici, por tani është shumë vonë. Mbani komunikim bashkë? Takojmë herë pas here këtu. Më thotë gjithmonë që është penduar për kallëzimin, por nuk ka ç’të bëjë. Nuk ishte se unë e detyroja mbesën për shfrytë- zim. Si ta them, ishte
një ide e të dyjave ne, mendonim vetëm për para, pasi ishim edhe të varfra.

Po pse bëri denoncim kur ju e kishit mbyllur lokalin? 

Punë inati më tepër. Unë kisha tre muaj që kisha lënë lokalin, në datë 10 shtator të vitit 2013. Ndërsa unë jam kapur më datë 10 dhjetor të këtij viti, kur mbesa ime u kap me dikë tjetër. Ishte punë inati sikur unë e kisha denoncuar, kur mbesa ime ishte e fejuar.

Ju thoni që ajo shfrytëzohej nga persona të tjerë?

Po unë prandaj u arrestova. Ajo u kap me persona të tjerë të cilët u arrestuan dhe, aty nxorën emrin tim që shfrytëzoja mbesën për prostitucion. Rri tani këtu dhe vuaj dënimin me 11 vite burg.

Mbesa ishte e fejuar? 

Sigurisht që ishte e fejuar. Madje gjatë gjithë kohës qëndronte tek i fejuari.

Po këtu si e kaloni kohën?

Këtu jemi shumë gra që kanë kryer krime të ndryshme. Unë më tepër merrem me punë dore, të cilat edhe i shes. Marr porosi nga jashtë, i shes dhe fitoj ndonjë para të vogël. Të gjitha kështu e ngrysim ditën, sa në një cep të burgut në cepin tjetër. Ma bëri mbesa këtë gjëmë.

Sa kohë ka ndodhur shfrytëzimi me mbesën? 

Ato janë kohë të kaluara tani. Nuk zgjati shumë kohë sepse mbesa zgjodhi të fejohej me një djalë dhe unë mbylla lokalin.

Për çfarë e bënit këtë gjë?

Ishim të varfra. Vuanim për para, nuk kishim nga ta nxirrnim. Mbesa po ishte në një situatë me mua dhe detyroheshim të bënim këto gjëra që në këtë ditë sot jemi penduar shumë.

Po këtu brenda si i keni kushtet?

Këtu shumë mirë, unë jam e kënaqur për vendin që është.

Rrini me njëra-tjetrën këtu?

Po rrimë bashkë. Këtu ngado të rrotullohesh po me të njëjtat gra do përplasesh dhe nuk ke se si mos të rrish.

Keni ndonjë dëshirë që e mendon shpesh?

Kush është ajo grua që nuk ka dëshira këtu brenda. Unë kam një djalë, i cili më ka rënë në burg për vjedhje. Doja shumë që ta shikoja, por deri tani ka qenë e pamundur. Po ashtu edhe nënën do doja ta takoja dhe të rrija me të pasi është në gjendje të paralizuar./Shekulli

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 6 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 9 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 5 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.