Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rrimë të bashkuar, please!”

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 05:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur duhen tashmë edhe tre javë deri në 23 qershor, kur populli anglez do të thirret të vendosë me referendum, nëse vendi duhet të dalë nga Bashkimi Europian, një burrë i shqetësuar sillet vërdallë nëpër Londër. Bëhet fjalë për Ian McEwan, 67 vjeç, shkrimtari kombëtar më i vlerësuar, edhe për shkak të pozicioneve që ka marrë mbi tema të ndryshme publike. “Kam arsye publike dhe personale për të qenë në ankth nga Brexit”, thotë. “Dhe nuk kanë të bëjnë aq shumë me Mbretërinë e Bashkuar, se sa me Europën, e cila duket në buzë të humnerës, viktimë e një gjendje të keqe të përgjithësuar. Pa një Union të fortë, nuk besoj se do të ia dalë të mbajë kaq fronte të hapur: agresivitetin e Rusisë, presionin e imigrantëve, krizën e Euros, reshtimet raciste dhe të djathtës ekstreme. Nëse ne largohemi, do të jetë një ortek. Nga Franca e Le Penit, deri në shtete si Holanda apo Austria, suksesi i partive euroskeptike do të rritej. Ndoshta nuk duhej bërë ky referendum”.

***

Përse?

Sepse ata që votojnë nuk e dinë mirë për se bëhet fjalë. Ka që mendojnë: provojmë të shohim se çfarë do të ndodhë nëse largohemi për disa vite; pastaj, po nuk funksionoi, rikthehemi. Të tjerë thonë se tek BE humbasim sovranitetin, por është absurde. Njerëzit nuk e dinë lodhjen e madhe që është dashur për t’u afruar, nuk e kujtojnë që vetëm falë Unionit kemi patur disa dekada begati. Për disa, dalja nga Europa është kthyer në një ˠksim. Pothuaj një fe e re ekstremiste.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju keni qenë shpesh një zë skeptik dhe kritik, por asnjëherë kaq i frikësuar për të ardhmen. Cfarë ka ndodhur?

Për referendumin jam bërë pesimist. Pastaj kam frikë se Donald Trumpi do ia dalë të marrë votat e klaës punëtore. Dhe më tremb edhe më shumë ekstremizmi i rilindur europian, i cili ushqehet me antisemitizëm dhe ksenofobi. Pakëz pesimizëm, kujt shkruan mund t’i shërbejë, por ekziston rreziku i ekzagjerimit. Për një klimë si kjo kisha shkruajtur në një libër timin, “Qentë e zinj”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse fiton Brexit, do të ikni?

Jo. E kisha thënë përpara zgjedhjeve nëse fitonte Thatcheri, pastaj qëndrova. Librat, kafeja dhe miqtë mbeten të njëjtët, dielli lind po njësoj. Pastaj, e ku do të shkoja? Në Mars?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Cila është gjëja që keni lexuar, parë apo dëgjuar në muajt e fundit, që ju ka mbajtur zgjuar: jo prej të kuptuarit, por prej kënaqësisë së pastër.

Një roman që ende nuk ka dalë: “The Gustav Sonata” e Rose Tremain. I shkëlqyer. Kur e përfundova, provova për të një mirënjohje oqeanike, pikërisht atë që ndien përpara një libri që e do shumë.

Libri juaj i fundit është “Guacka”. Mendoni që ekziston tundimi për t’u mbyllur?

Po, një guackë do të ishte vendstrehimi i përsosur. Romani flet për të tashmen, sepse rrëfimtari provon fillimisht të mendojë për botën bashkëkohore me optimizëm, më pas kur thellohet më shumë në analizë, bëhet kaq pesimist, saqë kërkon një vend ku të fshihet.

Nëse do të mund ta bënit, dhe pastaj të dilnit jashtë pas 50 vitesh, për cilën gjë do të donit të informoheshit më së pari?

Për nivelin e detit. Jo, prit: do të doja të dija nëse romanet e mi i gjen ende.

“Telegraph” – bota.al.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Tani

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 1 minute

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 16 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 23 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.