Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka shpresë
Teksti i plotë i konferencës për shtyp:
"Përshëndetje,
Shpreh shqetësimin e thellë për diletantizmin, elektoralizmin që ka dëshmuar qeveria në përzgjedhjen e projekteve për Samitin e Vjenës. Duke përshëndetur këtë Samit si një ngjarje historike tjetër dhe vërtetë, ta quajmë procesi apo nisma e Berlinit, vazhdimi i saj përbën, pas perspektivës europiane dhe euro-atlantike, zhvillimin më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve të vendeve të rajonit njëra me tjetrën dhe me Europën e Pasluftës së Dytë Botërore. Në këtë kontekst, ky rajon, që u karakterizua nga konfliktet që trashëgoi prapambetjen e diktaturave, edhe pas 20 vitesh nuk ka një projekt të vetëm rajonal evropian. Dhe pikërisht kësaj mungese i jep përgjigje, mendoj unë, me serioze nisma e Bellinit, Samiti i Vjenës dhe samite të tjera që do të vazhdojnë. Pro çfarë po ndodh? Qeveria shqiptare dërgon atje projekte të cilat nuk kanë fizibilitetin, janë të ndikuara nga elektoralizma, dhe shmang projektet më kryesore dhe unë dua të them këtu se projekti i të gjitha projekteve rajonale për Shqipërinë, Kosovën por dhe më tutje është hekurudha Tiranë- Prishtinë apo më thjeshtë Milot -Prizren. Është kjo hekurudhe, e cila bën që Shqipëri të përfitojë në shkallë maksimale nga pozicioni i saj strategjik.
Shqipëria ka një pozicion strategjik të padiskutueshëm, që i ka kushtuar gjatë shekujve dhe koherave mbi 40 e ca pushtime. Koha është që ky pozicion të funksionojë për shqiptarët. Rruga e Kombit bëri që çdo vit, jashtë parashikimeve, jashtë studimit të fizibilitetit, qytetarët shqiptarë të përfitojnë 250 deri në 300 milionë euro nga flukset e mëdha të tregut dhe njerëzore qe ajo krijon, por rruga e tregut është vetëm gjysma, e potencialit të jashtëzakonshëm. Por, hekurudha është përgjigja përfundimtare. Hekurudha bën portet tona portet më të afërta, ne Adriatik për Kosovën, për Maqedoninë, për Bullgarinë perëndimore, për Rumaninë perëndimore, për Serbinë, për Hungarinë. Hekurudha është linja e fushës drejt Europës Qëndrore dhe autoritetet e Shqipërise dhe të Kosovës nuk mund të gjejnë por askush nga ata që u ulën të analizojnë me ndershmëri dhe gjakftohtësi, një segment më të dobishme për ndërtim se sa 130 km hekurudhë Milot-Prizren.
Unë dua të informoj, dhe uroj që ambasadori austriak t’ia përcjellë qeverisë së tij një kujtesë të shkurtër, austro-hungarezët, atë periudhe të shkurtër që qëndruan në Shqipëri projektuan hekurudhën Gjakovë-Shkodër, piketat e së cilës janë edhe sot. E projektuan atë si hekurudhë paqe, e projektuan atë si hekurudhe paqeje, e projektuan ate si një linjë të fuqishme tregu. Ndaj dhe është rasti që të rremohet në arkivat e ish Perandorisë, se do të gjejnë projektin, të cilit i ka ardhur dhe po i kalon koha. Në samite shkohet për projekte rajonale, nuk është rajonale hekurudha Tiranë-Vlorë, atë e bën Shqipëria. Rajonale është porti i Vlorës. Vlora ka ujërat më të thella të rajonit dhe për rrjedhojë në Vlorë mund të ndërtohet porti i ngarkesave më të mëdha, i kontenierëve dhe i anijeve gjigande, i cili i shërben Shqipëri, Kosovë, Serbisë, Hungarisë, Maqedonisë, Bullgarisë e më radhë.
Jam absolutisht dakord që të bëhet gjithçka për sistemin hekurudhor, por sistemi hekurudhor në ndërtim të Lindjes ka një handikap të madh, janë 3 km që mungojnë nga Lini në anën e Maqedonisë, janë 37 km që mungojnë nga Maqedonia në kufi, janë 74 që mungojnë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, dhe kjo lidhje hekurudhore, gjithsej 130 km, është e një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi ndjek në një farë mënyre rrugën me hekurudhë, treni niset në Tiranë, përfundon në Pekin, sidomos tani me këtë tunelin ri të Bosforit dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, është për Italinë, për Europën perëndimore, fluksi i mallrave. Ky tani merret dhe përcakton përparësinë sipas interesave elektorale. Jam tërësisht dakord me korridorin veri- jug, një korridor i debatuar prej 30 vitesh, dakord plotësisht, por për të tjerat ky përparësitë i ka sikur të ishte një analfabet. Më duhet ti them këto. Nuk mund të shkoj qeveria e Tiranës dhe qeveria e Prishtinës me projekt tjetër më të rëndësishëm sesa hekurudha, dhe duhet të kërkojë mbështetje dhe të qeverisë se Serbisë dhe qeverisë së Maqedonisë, të cilat këtu në rajon janë qeveri përfituese te medha nga ky projekt, dhe te tjera me radhe por po them per keto te dyja se jane ne takim.
Qeveria nuk mundet t'u kthejë shpinën projekteve kaq të mëdha për inate personale. Nuk digjet për një plesht jorgani, është një oportunitet shumë i madh, hekurudha është e kushtueshme, por plotësisht e mundëshme për t'u ndërtuar dhe ja ku është projekti më fizibël, nga të gjitha të tjerat.
Samiti i Vjenës është një eveniment i nje rendesie historike per rajonin, për fat të keq më duhet të them se kësaj radhe samiti ka në rend dite një problem madhor, krizën e refugjatëve, azilantëve, e cila, do të provohet shumë shpejt kriza me e madhe, me e rende që nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot për Europën Perëndimore, dhe nuk duhet të kemi asnjë iluzion për këtë. Ajo që është tragjike për ne, e turpshme dhe e papranueshme është se ne jemi pothuaj në krye të listës së këtij problemi, krahasohemi me Siria ëtme Libinët, me Irakenet. Sot në një kohë kur në këtë vende të ardhurat për frymë, nga viti 1992 deri në 2014, janë rritur, sipas FMN, nga 204 dollarë për frymë në 11300 dollarë për frymë. Apo sipas Agjensise se zbulimit te SHBA, ne 11 mijë e njëqind e ca.
Çfarë po ndodh me shqiptarët, si kanë mundësi që të kapin çatinë e botës për azil kërkim? Ku ishte në vitin 2012 kërkesa e azilit? Gjithsej 250 shqiptarë, lëvizja ishte e lirë. 100 e ca ishte në vitin 2011, çfarë po ndodh. Shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëri, sepse krimi është shndërruar në sistem, shqiptarë nuk mund të kenë shprese, sepse këtu vritet shpresa çdo ditë. Nëse qeveria shkatërron, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe zotimin elektoral se “ edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri shtëpitë e ndërtuar pa leje nuk do i prishë dot”, sepse ligji nuk lejonte prishjen e shtëpive që kanë aplikuar për legalizimin pa marrë një përgjigje përfundimtare. Nëse ti merr persiper dhe rreh gjoksin e mburresh se ke prishur 9 mijë banesa, cili shqiptar e ndien shtëpinë e vet të sigurt nga arbitariteti yt. Çdo shqiptarë thotë se forca e shtetit mund të më rrënojë dhe se këtu nuk rrihet dhe se ky vend nuk bëhet. Nëse ti rreshton kriminelë e trafikantë ne Parlament, qeveri dhe administratë, cili shqiptar do mendojë se ketu ka prespektivë per jetën e tij. Nëse ti del më Luiza Xhuvanin dhe e shpall heroinë pse po largohej nga Parlamenti, pasi kish liruar të birin me një vit për vrasjen e një të riu, dhe jua servir shqiptarëve si modeli i përgjegjësisë, çfarë ju mbetet nënave shqiptarëve dhe fëmijëve shqiptarë në këtë vend, të vriten dhe ekzekutohen nga Xhuvanët dhe të marrin dekoratat e kryeministrit.
Edi Rama, është vrasës i shpresës së dhjetëra, qindra e mijërave shqiptarëve. Shqiptarët po largohen nga ky vend sepse e shohin se ky vend nuk mund të behet në këtë mënyrë. Por nëse ti ju kundërvihesh partnerëve tanë më kryesor, për kriminelë të tipit Rroshi, Bushi e Frroku e më radhë, çfarë shprese ka qytetari i thjeshtë shqiptarë se këtu mund të ketë siguri në kthetrat e krimineleve. Nëse ti ndërton vila, pallate e saraje dhe nuk tregon një faturë, dhe shkatërron shtëpitë e varfanjakéve, çfarë shprese ka se do te luftohet korrupsioni në këtë vend.
Unë ju them ju, autoritetet gjermane tani flasin për mundësinë e kthimit të vizave, e kam paralajmëruar një vit përpara këtë dhe ndodhte se sa herë që unë shkruaja ose denoncoja në parlament Edi Rama më nxirrte zëdhënësen e tij dhe thoshte se nuk ekzistoka asnjë rrezik për kthimin e vizave, fliste sikur ishte zëdhënëse e qeverisë gjermane dhe e Brukselit, jo e qeverisë shqiptare. Po po, shifni arkivat. Dhe e vërteta është se do të ecet në mënyrë të pandalshme drejt këtij problemi, dhe në Samitin e Vjenës ky problem do jetë çështje kryesore, sepse nuk mund të jetë çështje kryesore vetë ato që do ti, janë çështje kryesore ato që shqetësojnë më shumë dhe kjo është shqetësim madhor për Europën sot dhe në të ardhmen.
Çfarë bën zotëria? Përpiqet me çdo kusht ta transpozojë problemin në Gjermani, se kanë bërë njoftime për punë. Po pse para dy vjetësh Gjermanët nuk kishin bërë njoftime për punë? Gjermanët kanë të paktën 8 vjet që aplikojnë një lloj sistemi si green card për profesione të caktuara. Po pse nuk shkonin përpara? Po çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ky i inkurajonte. Po pse i njëjti faktor nuk vepronte dy vjet më parë, tre vjet më parë por vepron kaq fuqishëm tani? Faktori Rama, lidhjet e tij me krimin, vrasja e shpresës, këto janë. Para jush kam denoncuar në mënyrë të përsëritur qytetarë që në qeli fotografonin veten për ti paraqitur si dokument për të marrë azilin, dhe azili ka një gjë.
Unë i ftoj partnerët tanë të mos besojnë, pasi ata që shkojnë për azil politik dhe shqiptarët shumë probleme mund të kenë por budallenj nuk janë, e dinë shumë mirë çdo të thotë kërkesë për punën dhe azil politik, e kanë shumë të qartë dallimin. Azil politik kanë kërkuar kur kanë hyrë në ambasada, azil politik po kërkojnë tani, kanë ikur me qindra e mijëra, s'kanë kërkuar azil politik, kanë kërkuar një copë punë për kafshatën e gojës dhe kaq.
Tani del teori tjetër se e ka fajin Greqia. Jo more zoteri, shko në fshatrat e Matit, shko në Mokër, po sheshin lopë, shtëpi e katandi për tu nisur për azil, është kthyer në një epidemi. Nuk përjashtoj mundësinë që shkojnë edhe nga Greqia, por shumica dërrmuese janë nga Shqipëria. Ky nuk ndjen asnjë përgjegjësi për këtë që ndodh, është vet gjeneratori kryesor i kësaj me politikat që ndjek, dhe njëherë thotë se e ka fajin Gjermania që po bën njoftime, here tjetër e ka Greqia se është në krizë. E ka kryekëput Shqipëria, se Greqia ka qenë edhe para dy vjetësh në krizë te thelle, Greqia ka qene ne krize te thelle edhe ne vitin 2012, dhe në zyrat e azilkërkimit gjerman janë paraqitur vetem 250 shqiptarë. Të mos gënjejë por të marrë të gjithë përgjegjësi të mbledhë urgjent qeverinë dhe institucionet për t’iu përgjigjur kësaj çështje se përndryshe absolutisht do të ketë masa të pashmangshme dhe që nuk i duan fare ti vendosin por nuk kane rrugë tjetër.
A e errëson ky problem Samitin? Nuk është se nuk e errëson unë besoj se projektet për infrastrukturën do të marrin rrugë, por ky përben një problem shumë të rëndë, shumë serioz dhe ky kryeministër, siç jeni dëshmitar ju, nuk ka marrë asnjë masë. Por nëse ti ja prish shtëpinë tjetrit, çfarë dallimi ka për të dhe fëmijet e tij nëse ia prishi bomba, nëse ia prishi ky apo ai? Rezultati është i pastrehë, është në rrugë, qiellin për mburojë, ti mund t’ja prishës po ti i jep një shpërblim apo strehim, i jep një alternative. Ky sillet me njerëzit si armiq.
Si përfundim, uroj që të mos ndodhë, por duhen shumë, se në një të ardhme do të rikthehet sistemi i vizave i cili është përgatitur si modalitet i plotë për t'u vënë në lëvizje, me lëvizje të plotë, me shpejtësinë më të madhe.
Pyetje: Çfarë masazhi mund të marrë qeveria në këto kushte për të shmangur eksodin?
-Ju dhe z. Rama mendoni njësoj kur thoni se Evropa duhet të mendojë si e tërë për çështjen e azilkërkuesve nga vendet në konflikt?
Berisha: Unë mendoj se Kasandrat ky i ngjet me dajën e vet, se ky ka sentimente anti-europiane dhe sa here që i shkelet interesi ky lëshon marrëzira se jo do ketë gjakderdhje, cfare i thote mendja e tij e semure se Europa do të shpërbehet e ku ta di unë. Në radhë të parë ky duhet ti thotë Europës dhe vetes se vet se do të ndërpresë fluksin e refugjatëve nga Shqipëria, kjo është detyra e tij kryesore dhe kjo kërkon veprime të shpejta energjike, për të rikthyer shpresën tek shqiptarët. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke bërë karshillëqe me kriminelë dhe të damkosur, ndaj shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke i prishur varfanjakut kasollen dhe mbrojtur sarajet e tij e të Koços, se ndryshe nuk mbrohen ata. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët kur ke vjedhur me klanet e tua mbi 170 milion euro në dogana e tatime dhe tregon përralla. Tregon qe nuk ke nivel dhe nuk di se cfare thua. Thua na ranë të ardhurat se nuk importuan energji. Po ka logjikë njerëzore që pranon broçkulla të tilla. Thote se na ranë të ardhurat se ra çmimi i naftës, po çfarë pune ka akciza e naftës me çmimin e naftës? Përkundrazi, në raport me akcizën do shtohej konsumi. Shtohet konsumi shtohet akciza. Çfarë pune ka taksa e qarkullimit që katërfishoi me rënin e çmimit në bursë. Ky thotë shqiptarëve non sense, marrëzira. Ky është dështim i modelit. I rriti taksat, i rriti akcizat, u tha se do ta gropos taksën e sheshtë dhe sistemin fiskal të Berishës, urdhëro groposi vetën tani. Ja ku është në falimentim të plotë. Njëherë fajin e ka Greqia, njëherë Gjermania e ka Croën Agents, po çfarë faji ka ajo që këta vjedhin nga mjesi deri në darkë. Çfarë ka kjo kompani kur Salarioni bënte ligjin dhe niste ne doganen e Tiranes jo me pak se 40 punonjes te ujesjellesit, miq te vet. Çfarë do të bëjë Croën Agent kur deputet ngrëne traun, nga mengjesi deri në darkë, të doganave. Çdo të bëjë Croën kur drejtori në tatime, i afërt fare me Ramën, ky Premçi, ish drejtori i pergjithshem i policise, i aftë, largohet jep doreheqjen sepse nuk do të bëhet pjesë e klaneve të pushtetit që vjedhin. Rama thotë nuk ishte vjedhje, na thanë studentët e Harvardit që janë punë tranzicioni. Atëherë kjo del se është dështim i plotë modeli. Dështoi ai model siç ta thamë para dy vjetësh se ke 95% shanset e deshtimit.
Pyetje: Ju keni hedhur një status ku ju bëni thirrje shqiptarëve për të mos kërkuar azil në Gjermani se nuk kanë shpresa, as këtu nuk kanë shpresa. Cila është zgjidhja për ta?
Berisha: Në fakt ju kam bërë thirrje dhe ju bej thirrje që mos u largoni se vetëm sa do të përjetoni një sagë të dhimbshme, plotë me vuajtje dhe përsëri shanset e azilit janë zero. Ky është besimi im i thellë. Të kthehen dhe të krijojmë shpresën në këtë vend. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Çfarë i tha Kancelarja Merkel. Kur piktori dështak, i cili ka mbushur muret e salles kryesore te kryeministrit, me fotokopje të zhgarravinave të tij, narcizist. 400 kopje janë bërë me pikturat zhgaravinat e tij dhe Kancelarja, mençurish i thote se me këto bojëra… Po i thotë ai, se ne bojërat kemi se ju i keni të tjerat, jo i thotë ajo, ju keni malet dhe detet por duhet të kesh mend. Ajo nuk ia tha këtë punën e mendve por vetëkuptohet, siç doli vetë.
Pyetje: Ka edhe Ismail Qemalin?
Berisha: Atij i duket vetja Enver, se e dini një histori. Ja u them une. Ismail Qemalin Enver Hoxha donte ta varroste. Njëlloj si Zogu, nxorri tezën se bejlerët shqiptarë për interesa të tyre bënë që Ismail Qemali të tundi flamurin në Vlore, dhe kjo tezë ishte teza më djallezore, ishte teza me te cilen po përgatiste asgjësimin e pavaresise se Shqipërisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ishte teza me të cilën shqiptarët, të mos thonin se e kemi Ismail Qemalin, se pavaresia eshte nje gje historike, por përkundrazi. Pasi po përgatisje të gjithë kaudrin e perfshirjes si Republike e 7-të e Jugosllavisë, Hoxha ju thoshte shqiptarëve se një grup bejlerësh për interesat e tyre e çuan Ismail Qemalin ta tundte flamurin në Vlorë. Edhe ky absolutisht të njëjtin koncept ka për këtë. E bëri atë nga inati që ka për PD-ne etj etj po kjo eshte nje gje qe…
Pyetje: Për çështje madhore a do të ishte e gatshme PD të bëjë koalicion me PS?
Berisha: Unë i kam mbyll koalicionet e mia. Une nuk merrem me keto pune. Këto pyetje beja kryetarit të PD. Ka kryetar PD.
Pyetje: Ai i ka mohuar keto..
Berisha: Ai është kryetari im, unë i besoj atij, nuk merrem me koalicione. Unë merrem me interesin publik, siç e gjykoj unë jo me koalicione.
Pyetje: Nuk ju duket se shpresa qe ju kerkoni tek tek shqiptarët është pak jetime?
Berisha: Jetime është ke të drejte po prapë se prapë jo e pamundur të rikthehet, sepse gjithmonë mbetet një rreze e saj. Eksperienca ime dhe jeta ime me thote qe në çdo lloj momenti një rreze shprese ekziston dhe duhet ta ketkosh që ta gjesh. Kështu që pavarësisht nga kjo situatë vërtete dëshpëruese, ai është bërë problem sa Asadi me azilkërkues, dhe thotë se e kanë keqkuptuar atë kërkesën për krah pune të Gjermanisë ndersa tani thotë se ikën shqiptarë nga Greqia.
Unë e kam deklaruar se ky vend do të dalë nga kjo spirale vetëm me një revolucion demokratik. Pra me një lëvizje të fuqishme të qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk largohen prej saj deri në momentin që kjo qeveri të arkivohet në histori. Me Edi Ramën nuk ka shprese. Ka nisur prej dy muajsh se do bëjë aksion në shtator për bizneset. Kjo është tipike diktatoriale. Po pse me aksion zbatohet ligji. Ligji është koncept konstant zbatimi. Po nese ju thua vidhni gjatë verës se në shtator do nxjerr dajakun, atehere ky është antiligji. Jam kundër informalitetit dhe jam pro zbatimit të çdo ligji, por ky është rrënimi i ekonomisë. Çfarë po bën, kam disa mesazhe nga biznesmen. Ju çojne shkresa dhe ju thotë se nëse tatim fitimi yt, nëse ai ka paguar 200 mijë është bërë 2 milion, nëse ai ka paguar 600 mijë është bërë 6 milion.
Po, po. Do ta shihni ju. E kam nga biznesmenët. S'mund ta bësh kurrë një gjë të tillë. Unë nuk them se nuk fshehin, unë nuk them se nuk bëhen bilance falso dhe merru me to, por jo ne kete menyre. Ku çon kjo? Kjo çon në dy gjëra. E para, në falimentime masive, e dyta, në përdorimin e këtij tatimi të jashtëzakonshëm për qëllime politike. Se pastaj, cilitdo, i thua 10-fish, tjetrit i thua vazhdo. Pra, kjo është një colpo di grazia, një goditje mëshire përfundimtare që i jep klimës së bizneseve. A mund të imagjinohet? Nga "kryediskoteka" e vendit vetëm mesazhe të tilla, se beznesi ky e biznesi ai, se në shtator do fillojë aksioni, në shtator do bëjmë këtë e atë. Po pse në gusht duhet të vjedhin sipas këtyre? Sipas kryeministrit, në gusht, në korrik, dhe pas dy vitesh u kujtua ky për informalitetin? Informaliteti luftohet çdo orë, çdo ditë. Dy vjet çfarë bëri ky, me se u mor, apo veshi muret e zyrës së tij me zhgarravinat e tij.
Pyetje: Ka nje kritikë nga aleatët e PD per menyren si po behet opozita. Cili eshte mendimi juaj?
Berisha: Mendoj se Partia Demokratike ka një debat të hapur brenda dhe duhet ta ketë për mendimin tim, nga i cili në mënyrë absolute, në fund të fundit vetëm fiton. Nuk shoh asnjë lloj negativiteti në debatin e saj të brendshëm. Mendoj se Partia Demokratike është duke lexuar rezultatin e zgjedhjeve dhe uroj dhe dëshiroj që të gjejë përgjigjet më të duhura. Natyrisht unë nuk kam marrë pjesë qoftë edhe një orë të vetme në fushatë dhe unuk kam të drejtë të trajtoj probleme në të cilat nuk kam asnjë investim.
Pyetje: Kryetari i PD, Basha ka paralajmëruar protesta në shtator. Do të përfshiheni në këto protesta?
Berisha: Në asnjë lloj aktiviteti unë nuk jam më dhe nuk do të jem drejtues. A do marr apo nuk do marr pjesë si deputet apo si qytetar kjo do të percaktohet aktivitet pas aktiviteti. Ky është shpjegimi im.
Pyetje: Duke marre shkas nga rasti i Dhermiut, a mendoni se duhet të ndalohet ndikimi i Greqisë në ortodoksinë shqiptare dhe si duhet te ndodhe kjo, ka një debat per kete..
Berisha: Tani lidhur me rastin e Dhërmiut, unë personalisht kam denoncuar dhe denoncoj mënyrën arbitrare të ndërhyrjes në lishë. E kam denoncuar dhe e denoncoj. Shqipëria ka një histori unike të shkatërrimit barbarisht të kishave dhe xhamive. Duke thënë këtë, dhe prapë i qendroj, qeveria dhe autoritetet nuk mund të kryejnë një veprim arbitrar por nga ana tjetër është e domosdoshme të respektohet plotësisht historia në zhvendosjen e himarjotëve drejt Vatikanit, por duke ruajtur ritin oriental, qendron rezistenca e tyre ndaj Fanarit dhe Portës së Lartë, në kohën kur Fanari flirtonte me Portën nga mëngjesi deri në darkë himarjotët i kërkuan Vatikanit dhe Vatikani pranoi kërkesën e tyre. I kërkuan për ti rezistuar, për të ruajtur besimin e tyre ortodoks dhe për ti rezistuar edhe Fanarit edhe Portës së Lartë. Pra, problemi i priftit që është i varrosur aty është shumë i ndjeshëm sepse Vatikani mbi bazën e kërkesës së Himarës ngriti një kolegj të veçantë për të përgatitur priftërinjtë, natyrisht jo vetëm për Himarën, por edhe për arbëreshët edhe për zona të tjera, vareshin nga Vatikani por ritin oriental duke respektuar riti bizantin. Tani, kjo përbën një trashëgimi të madhe historike, të kombit shqiptar. Përsa i përket ndërhyrjeve janë absolutisht mentalitet bizantin dhe është totalisht e papranueshme.
Qeveria greke nuk është qeveri e Perandorisë Bizantine, është qeveri e një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe duhet të çlirohet nga dogma sipas të cilës ortodoksit janë vetëm grekë. Së dyti, Himara ska qenë dhe nuk është kurrë zonë minoritare, Himara është një bastion i fuqishëm i shqiptarisë dhe atdhetarisë me një popullatë me gjashtë fshatra dhe qytetin e Himarës bilinguale, dy gjuhëse. Ndaj dhe as nuk mund të bëhet fjalë për minoritet, as nuk është në interesin e qeverisë greke apo të marrëdhënieve që të marrë funksione bizantine të trashëguara nga një prenadori që ëhstë shuar prej shekujsh. Edhe njëherë vandalizmi ndaj kishës është plotësisht i dënueshëm të tjerat pastaj, himarjotëve nuk duhet ti preket historia. Gjithë ato çka ata trashëgojnë nga ritet orientale nën Vatikanin janë pjesë e qendresës së tyre shekullore".