Senatori italian: Nëse BE nuk angazhohet seriozisht në Ballkan, rajoni rrezikon të bjerë në influencën ruse

Senatori Italian Roberto Rampi, ka qënë I ftuar në emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN. Senatori duke folur për integrimin e Shqipërinë, tha se qëndrimi francez për mos hapjen e negocitave është një qëndrim miop. Sipas Rampit, nëse do të ketë një mos angazhim maksimal të BE-së në Ballkan, vendi rrezikon që të bjerë në influencën Ruse, apo Turke.

Intervista e plotë

Senatori italjan Roberto Rampi,

Senator faleminderit që jeni në emisionin tim, kënaqësi që ju kam në studjon time.

Faleminderit juve.

Hera e parë në Shqipëri apo keni qenë?

Është hera e 3-të.

Cilat janë përshtypjet tuaja?

Unë e dua shumë Shqipërinë, kam edhe shumë miq shqiptar në Itali edhe në komunitetin Arbëresh. Është një vend që me pëlqen shumë. Tiranën e kam parë me në detaje por edhe rrethinat dhe më pëlqen.

Si është imazhi I Shqipërisë në Itali? Por edhe më gjerë si është perceptimi?

Imazhi I shqiptarëve në Itali është përmirësuar dhe rritur shumë, falë edhe komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Itali që nga vitet 90, kur erdhën në kushtet e një dëshpërimi të madh. Por situata tani është krejt ndryshe, shumë prej tyre janë edhe sipërmarrës të rëndësishëm. Ka edhe një komunitet që punon dhe do të thoja se egziston një imazh shumë i mirë për Shqipërinë në Itali.

Ju më thatë që I ndiqni edhe zhvillimet politike në Shqipëri, ndoshta jo me shumë detaje, por desh tju pyes si e shikoni situatën e fundit?

Unë jam shumë I shqetësuar. Me duket se edhe Shqipëria po kalon një periudhë shumë problematike, siç po e kalojnë shumë shtete edhe në Perëndim, që lidhen me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën. Duke parë situatën në këto shtete padyshim që demokracia është në vështirësi. Ka një problematike për demokracinë dhe vlerat e pluralizmit, ato nuk ecin mirë dhe s’mund të thjeshtëzohen, prandaj me duket se këto probleme janë edhe në Shqipëri.

Çfarë doni të thoni, edhe për publikun me termin demokracia po vuan?

Nëse bëjmë një udhëtim të shkurtër, kemi Britaninë e Madhe, Anglinë ku kemi patur 2 parti politike që alternoheshin në qeveri. Por në kohët e sotme ka shumë element politikë, çfarë e bën të komplikuar marrjen e një vendimi për  Brexit. Ka patur një refendum që kaloj me një % të ulët, që erdhi për shkak të mos pasjes së informacionit të duhur. Por sot shumë anglez janë penduar për atë votë, por fatkejsisht s’ka më kthim pas në kohë. Ka edhe elementë të tjerë jashtë politikës, që përdorin një fjalor shumë agresiv që nuk I shkon demokracisë. Në Francë kemi një President për të cilin dolën vetëm 20% e votuesve në zgjedhje, dhe kjo është një shifër shumë e ulët po ta krahasojmë me ish presidentët e mëdhenj të Francës, ku pjesëmarrja ishte dikur të 60 apo 70% të popullsisë që merrte pjesë në zgjedhje. Spanja ka probleme politike dhe do të ketë shumë shpejt zgjedhje të parakoshme, por ka një problem të madh me Katalonjën, që nuk mund ta zgjidhë dot me politikën. Italia gjithashtu ka patur një qeveri të Re  zgjedhur në verën e 2019, ndërsa qeveria e kaluar ishte problematike pasi sillte propozime të tilla. Por edhe qeveria e re është me probleme. Dalim të SHBA-ja ku kemi 1 president që është anomali në sistemin amerikan dhe shenja më e mirë është mos votimi nga 2 ish presidentët amerikan që vijnë nga radhët e republikanëve. Pra janë disa probleme por ne duhet të kemi kujdes se kjo I rrit besimin disa shteteve që e kanë zgjidhur qeverisjen e tyre me forma jo demokratike e kjo nuk shkon.

Të kalojmë pak te Shqipëria, pak kohë me parë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ju bllokua hapja e negociatave me BE-në, nga Franca, çmund të themi a ka ndikim negative për Ballkanin? Apo duhet ta shikojmë me sytë e Francës?

Unë besoj se ky është qëndrim shumë miop, nga ana e Franës për Europën në radhë të parë pastaj për Shqipërinë. Unë prej shumë vitesh, e kam thënë publikisht edhe në Itali në shumë dalje se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Pse e them, sepse jam I bindur që Shqipëria është shumë europiane. Nëse një i huaj, shikon muzeun kombëtar, ecën në sheshin qëndror, pra shikon rrugët dhe godinat do e kuptojë që është një vend europian. Ne kemi një histori të përbashkët iliro-romake, një mesjetë të njëjtë. Më pas është periudha otomane, por unë do të doja ta shikonit si një pikë të fortë, sepse Osmanët kanë ardhur deri në Spanjë. Një pjesë e historisë që edhe ne në Europën Veriore duhet ta shikojmë, sepse kemi nevoje për shtete të tilla që mund të shërbejnë si ura qytetërimesh. Kemi nevojë për shtete si ju, ku kemi një besim musliman që bashkëjeton shumë mirë me vlerat europiane me laicitetin dhe kulturën demokratike. Ne sot duhet ta promovojmë më shumë aspektin e bashkëjetesës së besimit musliman në rajonin e Ballkanit, se si ky model mund të merret edhe në shtete të tjera me probleme. Për këto sa thashë me sipër mendoj që vendimi Francës ishte një gabim. Por nga ana tjetër e kuptoj edhe argumentin e Francës.

A ju duket një arsye e qartë apo jo? Sepse zotin Macron unë e ndoqa me vëmendje dhe nuk ishte shumë I qartë në ato që tha dhe e kam pa emocione.

Unë kam përshtypjen se ka një problem që ka dalë nga zgjerimi I fundit I Bashkimit Europian, sepse nxorri në pah disa probleme. Shtete që bllokojnë shtete të tjera, çfarë bëri që të lindë një rrymë tjetër në BE që thotë të mbajmë ato shtete që kanë aspekte të përbashkëta. Një Europë më të vogël por që funksionon më mirë. E kuptoj këtë këndvështrim, por besoj se është I gabuar sepse Shqipëria mund të ndihmojë në këto procese. Por edhe me temat e tjera, si emigrimi. Mund të ndihmojë europën sepse e ka kaluar këtë fenomen. Në ditët e sotme kalojnë shumë emigrant nga vendi juaj, dhe ju po e përballoni me shumë solidaritet dhe me shumë angazhim. Ballkani duhet të ishte pjesë e BE menjëherë sapo ra ish Jugosllavia, pasi ka një rëndësi shumë të madhe gjeografike dhe politike për Europën. Nuk mund të kemi një Europë pa Ballkanin. Por duhet që te ketë edhe paqe dhe kohezion brënda Ballkanit, mos të ketë tensione nacionaliste mes realiteteve. Brënda Europës të jetojnë të lirë se për shkak të nacionalitetit të tyre, asnjë kombësi tjetër nuk duhet ti rrezikojë. Por ka edhe rryma nacionaliste, që europa nuk mund ti përballojë.

Nëse do të vijojë ky debat I Francës për reformimin e Europës dhe do vazhdojë jo-ja ndaj Ballkanit, a rrezikon të bjerë rajoni në influencën e shteteve të tjera si Rusia, Kina apo aktorë të tjerë?

Sigurisht që po. Ne arenën ndërkombëtare ka shumë shtete që po veprojnë me shumë shpejtësi për të patur ekspansion në botë, ato janë Rusia, Kina, Turqia. Mendojmë vetëm pak për situatën e fundit që ka ndodhur në Siri. SHBA u tërhoq, Europa s’pati as fuqinë të ketë as një rol dialogues jo më imponues. Dhe patën një rol të Iranit, dhe Rusia që mori rol të madh. Duke treguar qartë se interesat e vet në krahasim me ato europiane.

Po sa I takon Italisë, para qeverive të fundit, kemi patur ato të Matteo Renzit apo të Silvio Berluskonit  që kanë qenë avokatë të rëndësishme të Shqipërisë dhe Ballkanit në BE, sidomos në aspekte integruese. Por tani më duket se qeveria aktuale italiane nuk I kushton vëmendjen e caktuar.

Shiko nëse ka një pikë ku gjithë aktorët politikë dhe partitë bien dakort ajo është për Shqipërinë. Edhe në Senat pati një rezolutë edhe në Parlament e njëjtja gjë, ku ju dha më shumë forcë qeverisë për të mbështetur Shqipërinë. Qeveria vetë e kishte ndërmarrë një hap të tillë. Jam dakort se tani kemi një ministër të jashtëm të ri, dhe duhet të bëjë më shumë. Ballkani është një rajon me shumë rëndësi gjeopolitike për italinë. Vendit tim I intereson që ne të spostojmë aksin europian më në jug të Mesdheut pasi kemi parë ka shumë probleme me emigrimin etj. Por nëse nuk e bëjmë atëherë vëmendja do të jetë më në veri në Detin Balltik, por nuk do të mund të marri zgjidhje finale problemi I papunësisë që është shumë I përhapur në shtetet e Mesdheut se sa në Veri të Europës. Ka dhe një problem balance dhe drejtërëndese të Europës.

Për Shqipërinë është e rëndësishme situata politike në Italia. A besoni se qeveria e re do të ketë më shumë jetëgjatësi se ajo e kaluara, një problem jo pak I vogël për Italinë?

Unë shpresoj që po, javën e kaluar unë kam votuar pro kësaj qeverie dhe kam shumë besim. Padyshim që është një qeveri me probleme, sepse brënda saj janë 2 parti të ndryshme nga njëra tjetra. Është një qeveri ku 2 partitë u takuan në rrugë, sepse njëra kishte mandate për të qeverisur dhe tjetra për të qenë në opozitë. Deri pak javë më parë. Por është çështje demokracie, ku edhe pse mund të keni diferenca duhet të ndërtohen pika unifikuese dhe të përbashkëta. Për shumë vite kemi menduar se mendimet ndryshe duhet të qëndrojnë dhe secila palë të marrë ato vota që I përkasin në elektorat. Por demokracia është tjetër gjë, është kompromisi dhe bashkimi I ideve të kundërta. Ky është një bast I madh I vështirë.

Do të kemi një hapësirë të shkurtër pause për reklamat.

I nderuar, dua tju pyes për situatën në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Por Kosova është duke vuajtur më shumë sepse nuk është ende pjesë e zonës Shengen?

Unë e kam ndjekur shumë çësthjen e Maqedonisë së Veriut, duke qenë pjesë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku është edhe Rusia, Shqipëria dhe Maqedonia. E kemi ndjekur të gjithë këtë vendim të vështirë të klasës politike maqedonase për të ndryshuar emrin, nje vendim I vështirë edhe në aspektin e parimeve dhe etnitit, pra ishte një sakrificë e madhe për një ide më të madhe. Dua ta përsëris se vendimi i Europës ishte miop.

Por duhet ta themi ishte Franca më konkretisht? Fillimisht ju thanë Maqedonasve që po, do tju ndihmojmë dhe më tej ndryshoj mendim rrugës.

Unë besoj se para një populli, që merr vendime te rëndësishme me referendum dhe I tregon Europës se ka pjekurinë e duhur edhe politike, madje do të thoja edhe pak më e lartë se vendet e BE-së, ne duhet ta respektonim më shumë këtë qëndrim, kjo vlen edhe për Kosovën. Aktualisht ka një drejtim të ri politik, që duket se do të jetë shumë I fortë dhe nuk ka plan të bëjë shaka. Në Itali ne kemi një shprehje, Pakta sun Servanda shprehje e vjetër latine. Ne e kuptojmë të gjithë Europën është historia jonë e përbashkët. Duhet të jemi serioze se kur I kërkojmë një klase politike dhe një populli të bëjnë sakrifica dhe kur tërhiqemi mbrapa, I japim me shumë kurajo dhe në sipërfaqe dalin forcat më negative dhe shkatërruese. Unë jam I impenjuar dhe do të vijoj ta bëj këtë. Ne duhet të punojmë më shumë me këto faza para anëtarësimi me shtetet e Ballkanit si me pranimin në zonën Shengen, Naton dhe më tej me BE-në.

Si e shikoni të ardhmen e Ballkanit, do të kemi një anëtaresim në bllok apo me radhë sipas progresit që do të bëj çdo shtet?

Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Unë besoj se duhet të jetë në bllok, që të mos ketë një humbës një fitues një më para e një më pas. Nuk duhet të ketë diferencime. Duhet ta shikojmë këtë pjesë të Europës si diçka e njëjtë, jo të veçuar dhe ti japim kësaj zone dinjitetin e vet. Bashkimi Europian lindi pikërisht për këtë, lindi pas 2 luftërave botërore me shtete që u masakruan mes veti, dhe me mijëra e mijëra të vrarë nga palët. Me zona kufitare sidomos në Gjermani dhe Francë, ku familjet kishin humbur jashtëzakonisht shumë. Por këto shtete patën drejtues të mëdhenj politik, që e kuptuan se pikërisht se ishte lufta shkaktarja e e keqes, ata duhet ta mbyllnin kapitullin e urrejtjes dhe të luftës dhe të shikonin drejt të ardhmes. Sot Ballkani që fatmirësisht nuk është në një situatë lufte, por ka patur një të kaluar të vështirë dhe kjo mund të kalojë vetëm më frymnë europiane. Unë realisht besoj që të vijë koha që në vendet Europiane të kemi një klasë të re drejtuese me të rinj, që të jenë shumë më kurajoz me klasën që është aktualisht.

Doja të flisnim pak për Francën, ka një president të ri shumë të fortë dhe duket qartë që ska në plan axhendën europiane por ka më shumë atë franceze. E filloj me një retorikë të fortë kundrejt një kompanie italiane që prodhon anije, e vijoj me Brexit, kaloj më tej te Bashkimi Europian dhe Nato, si e shikoni?

Janë sinjale që janë pak kontradiktore. Psh mbledhja e parlamenteve të Gjermanisë dhe Frances, ishte një vendim I mirë. Aty u dhane sinjale shumë të mira dhe mbështetëse për Italinë në disa çështje, si psh në temën e emigracionit, ku u vlerësua roli jo vetëm I Italisë por edhe Maltës dhe Gjermanisë që kishin bërë më shumë. Por më duket se çështjet përzihen me politikën e brëndshme, që do të thotë se ka raste kur qëndrimi duhet të jetë bazuar në politikën e brëndshme, kjo bën që shumë politikanë të shikojnë më shumë politikën e brëndshme se projektet e mëdha, duke I lënë pas dore. Ne duhet ta themi se problemet që lidhen me papunësinë, emigracionin apo tema e emigracionit, kërkojnë angazhim në një shkallë globale pra duhet ti përballojmë bashkë. Europa është e vogël, prandaj duhet të punojë e bashkuar. Nëse sot përballemi me kolosë si Rusia, Kina, SHBA-të Europa duhet të jetë e bashkuar dhe duhet të jetë e gjitha, Ballkani po  epo, por duhet të jetë edhe Afrika e Veriut në mendimin tim. Pra vetëm kështu kur të përfshihen gjithe shtetet e Mesdheut, atëherë mund ti shikoj këto shtete si të barabartë. Prandaj Franca, por edhe Britania e Madhe me Brexit, ku është hedhur ideja e një bashkimi të ri. Këto që them unë fliten edhe brënda partive në Britani apo brënda partisë së Presidentit Macron En Marshe, ku unë njoh shumë kolegë senator që e mendojnë njësoj. Duhet ta jetësojmë këtë vision ndërshtetëror, për ata që e kuptuan këtë ide dhe tja përçojnë qytetarëve të europës. Ndonjëherë ne I trajtojmë qytetarët tanë sikur të jenë fëmijë, që nuk mund ti kuptojnë këto diskutime. Unë mendoj se nuk është e vërtetë, nëse një politikan e kupton dhe ka mundësinë tja u sqaroj bashkëkombasve të tij, çdo njeri mund ti kuptoj këto ide. Ky është bast im.

Po Gjermania, si e shikoni tani që ka dobësim të peshës politike të Kancelares Angela Merkel?

Padyshim që jemi të gjithë shumë të shqetësuar mbi të gjitha për rritjen e partisë së ekstremit të djathtë kohët e fundit. Unë respektojë kufijtë politik të gjithësejcilit, por kur një parti bëhët raciste, ksenofobe dhe shikon me shumë simpati krimet horror të luftës së 2-të botërore, dhe nazizmin e atyre viteve kjo kthehet në Shqetësim. Por una jam shumë optimist sidomos me zgjedhje e e Presidentes së re të Komisionit Europian gjermanes Ursula Von der Elyen, që vjen nga eksperienca e vendit, mund të kthehet në imazhin e ri të Gjermanisë. Në këtë komision ka një risi, për disa aspekte që lidhen me ambientin, me varfërinë arsimore, apo investimeve në shkolla. Këto janë dy risi që mund të afrojnë më shumë njerëzit me politikën. Si mund të luftohet kjo krizë, si mund të luftohen këto forma dhe tendenca të reja në votë. Këto janë bij të frikës, të pasigurisë, e frikës për të humbur punën, frika ndaj atij që është I ndryshëm nga ne. Por kjo do të zbehet me më shumë kujdes me kulturë me më shumë vëmëndje sociale dhe solidaritet, vetëm kështu do të thahet ky det I të keqes kulturore antidemokratike.

Një pyetje të fundit, ç’mund të themi për komunitetin Arbëresh? Më thanë që e njihni mjaft mirë.

Unë kam një dashuri të madhe për komunitetin arbëresh në Itali, kam miq disa prej tyre. Kam qenë për herë të parë në Shqipëri, me qëllimin për të vizituar vendin e origjinës të një intektuali të madh Italian që është Antonio Gramshi. Të gjithë mendojnë se ishte nga sardenja, ose nga Kalabria që ishte në të vërtetë, por pak e dinë se ishte arbëresh. Kam një vëmendje të madhe ndaj tyre, his ministri për administratën publike miku im Roberto Berlinger, ja dha mundësinë të mësonin gjuhën arbëresh në shkolla. Ka një potenciale të madh kulturor. Unë besoj ky është element shumë I rëndësishëm në raportet mes Italisë dhe Shqipërisë.

I nderuar ju falenderoj shumë që ishin pjesë e emisionit Passport në RTV SCAN , ishte vërtetë kënaqësi.

Ju falenderoj unë juve, sa herë vij në Shqipëri takon shumë miq dhe shpresoj të vij së shpejti.

SHKARKO APP