Servet Pëllumbi: Arvizu gaboi që e quajti Enverin monstër. PS dhe LSI do shkrihen në një parti

“Ka pakënaqësi në bazë dhe Rama nuk po e merr parasysh këtë”, tha Pëllumbi duke shtuar se fajtor për këtë gjendje është edhe kryetari i grupit kuvendor Gramos Ruçi, për të cilin Pëllumbi thotë se nuk duhet të ndjehet i kënaqur vetëm se e quajnë senator. Por ajo që shokoi edhe më skeptikët dje gjatë emisionit ishte deklarata se PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti të vetme. Sipas Pëllumbit raporti i Ramës dhe Metën është shumë i mirë por në bazë është krejt  kundërta. “Ka përplasje e debate dhe e vetmja zgjidhje e kësaj situate është bashkimi dhe shkrirja e PS dhe LSI në një parti të vetme”. Dhe po sipas Pëllumbit kjo duhet të bëhet përpara zgjedhjeve të vitit 2017. Dhe lajmet e vazhdojnë. E fundit por jo për nga rëndësia Pëllumbi vlerëson rezistencën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por e cilësoi gabim deklaratën e ambasadorit Amerikan për Enver Hoxhën. “Arvizu gaboi kur tha për Enverin se ishte monstër. “Enveri ka qenë aleat edhe i amerikanëve në Luftë”, tha Pëllumbi.

SHKARKO APP