Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shefi i Policisë: Po të kisha familjen në shtëpi, sot nuk do ishin më

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Nuk kam dyshime për ngjarjen. Nëse në shtëpi do ishte familja ime, sot ata nuk do jetonin më”. Kështu shprehet për “Gazeta Shqiptare” kryekomisari Alfred Nomani, banesa e të cilit mëngjesin e së martës u hodh në erë pas aktivizimit të 400 gramë tritoli me fitil zjarrpërcjellës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

I pyetur për lidhjen e atentatit ndaj tij me dy atentatet e tjera, objekti i të cilave dyshohet se ishte familja e ministrit të Brendshëm, ish-shefi i komisariatit numër 3 në Tiranë, aktualisht shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Korçës, shprehet se nuk e di se kush mund ta ketë bërë diçka të tillë dhe se çfarë lidhjesh mund të ketë. “Nuk e di fare se çfarë lidhjesh mund të ketë.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Nuk e di as kush më do mua të vdekur dhe se çfarë lidhjesh mund të ketë atentati në shtëpinë time me atentatet e tjera ndaj familjes së ministrit”, pohon Nomani. Ai thekson se ditën e ngjarjes ka qenë në krye të detyrës, edhe pse familjarët e tij nga frika kanë thënë se ai ka qenë me specializim në Amerikë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mëngjesin e së martës, banesa e efektivit të policisë në rrugën “Arben Minga” në kryeqytet u hodh në erë rreth një orë pasi kishte shpërthyer farmacia e Bashkim Tahirit. Në banesën që ndodhet afro 40 metra larg farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, për fat të mirë gjatë momenteve të shpërthimit nuk kishte njeri.
Ku ishit në momentin e ngjarjes?
Unë isha në krye të detyrës, isha në punë në Korçë. Kam ardhur sapo e kam marrë vesh se çfarë kishte ndodhur.
Po përse familjarët tuaj deklaruan se ju ishit jashtë?
Ndoshta nga frika e momenteve të para pas shpërthimit, por familja ime është jashtë dhe i jam mirënjohës Zotit që në shtëpinë time në momentin që ka ndodhur shpërthimi nuk kishte njeri. Ju i patë edhe vetë dëmet që ishin shkaktuar nga shpërthimi dhe e kuptoni fare mirë se, nëse në shtëpinë time do ishte familja ime, ata sot nuk do jetonin më.
Zoti Nomani, keni ndonjë dyshim se kush mund ta ketë bërë një veprim të tillë?
Nuk kam dyshime fare, sepse nëse do kisha pasur ndonjë kërcënim apo ndonjë dyshim, do kisha marrë masa që më parë.
Por, në vitin 2013 ka pasur një tjetër sulm ndaj jush, pasi ju kanë djegur banesën me benzinë. Edhe atëherë në banesë nuk kishte njeri. Nuk menduat se sulmi parë ndaj jush nuk mjaftonte për të marrë masa?
Në atë kohë nuk mendova se ishte situatë për të marrë masa, sepse ishte një ngjarje jo shumë e rëndë. Por, këtë herë bëhet fjalë për tritol dhe për një sasi që ju e patë vetë se çfarë dëmesh ka bërë. Përveç dëmeve materiale të mëdha, nëse familja ime do ishte brenda, asnjë prej tyre nuk do kishte shpëtuar.
Mendoni se ngjarja ka lidhje me detyrën tuaj si punonjës policie?
Nuk di çfarë të mendoj, por gjëja e parë që më vjen në mend është detyra që unë kryej, por konkretisht nuk di çfarë të them. Duhet të presim përfundimet e hetimeve.
Po atë natë që kanë hedhur në erë banesën tuaj, kanë shpërthyer farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, ndërkohë që është zbuluar në kohë një pako me tritol në një stacion autobusi pranë banesës së familjes së ministrit. Çfarë lidhjesh kanë këto ngjarje me shpërthimin në shtëpinë tuaj?
Nuk di çfarë të them dhe çfarë të mendoj. Nuk e di fare se çfarë lidhjesh mund të ketë. Nuk e di as kush më do mua të vdekur dhe se çfarë lidhjesh mund të ketë atentati në shtëpinë time me atentatet e tjera ndaj familjes së ministrit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.