Shezai Rrokaj: Duhet një analizë e rezultatit të reformave në arsim
Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj flet për Reformën e Arsimit të Lartë
Shezai Rrokaj: Duhet një analizë e rezultatit të reformave në arsim
Intervistoi: Sidorela Lepri
Reforma e arsimit të lartë ka ngjallur mjaft debate, jo vetëm në oborret akademike, por edhe në politikë.
Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, sjell qëndrimin e tij për këtë reformë.
“Ligji për arsimin e lartë hapi edhe një debat ku mbetet për t’u vlerësuar debati në tërësi, komunikimi me grupet e interesit si edhe procesi i gjatë i këtij debati. Sikundër duhet të vihen në dukje edhe disa probleme me të cilat bota akademike nuk ra dakort, kryesisht bota akademike e universiteteve publike. Këto janë disa çështje që lidhen me një trysni më të madhe të ekzekutivit mbi universitetet nëpërmjet agjensive që janë krijuar, të efekteve të bordeve ku ekzekutivi merr shumicën drejtuese dhe disa probleme që kanë të bëjnë me tarifat e studentëve me agjensinë e akreditimit. Kjo agjensi është tërësisht e varur nga ekzkutivi. Një kre shumë i diskutueshëm ishte edhe kreu 12, mbi të ashtuquajturat universitete të pavarura publike.”, rrëfen Rrokaj.
Në një intervistë për “Koha Jonë”, Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj shpjegon mangësitë e kësaj reforme, problemet më të mprehta në arsim si edhe nevojën për më shumë fonde në universitete dhe jo vetëm.
Më tej, ai ndalet gjerësisht edhe në problemet e hasura me hartimin e teksteve shkollore, duke shpjeguar me detaje këtë proces.
Sapo ka nisur viti i ri akademik. Si e ka gjetur ky vit fakultetin që ju drejtoni?
Viti i ri akademik ka filluar rregullisht në datën 12 tetor. Kanë filluar mësimin viti i parë dhe vitet e tjera të sistemit bachelor si dhe viti i dytë master. Jemi në pritje të kuotave për vitin e parë master, që mesa duket do të vinë këto ditë.
Reforma e arsimit të lartë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit. Si e vlerësoni këtë reformë dhe cili është qëndrimi juaj?
Arsimi i Lartë kishte dhe ka nevojë për një reformë, sepse vetë shoqëria shqiptare zhvillohet. Sfidat e Shqipërisë për t’u integruar në familjen europiane janë të mëdha, në këtë kuptim reformat në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor janë tërësisht të nevojshme.
Ligji për arsimin e lartë hapi edhe një debat ku mbetet për t’u vlerësuar debati në tërësi, komunikimi me grupet e interesit si edhe procesi i gjatë i këtij debati. Sikundër duhet të vihen në dukje edhe disa probleme me të cilat bota akademike nuk ra dakort, kryesisht bota akademike e universiteteve publike. Këto janë disa çështje që lidhen me një trysni më të madhe të ekzekutivit mbi universitetet nëpërmjet agjensive që janë krijuar, të efekteve të bordeve ku ekzekutivi merr shumicën drejtuese dhe disa probleme që kanë të bëjnë me tarifat e studentëve me agjensinë e akreditimit. Kjo agjensi është tërësisht e varur nga ekzkutivi. Një kre shumë i diskutueshëm ishte edhe kreu 12, mbi të ashtuquajturat universitete të pavarura publike.
Ajo që vihet re është fakti i një trysnie të ekzekutivit mbi universitetet, duke cënuar lirinë menaxheriale dhe financiare të tyre. Universitetet janë krijuar si qendra të mendimit dhe si institucione jo konformuese me botën në tërësi.
Në këndvështrimin tuaj, mendoni se kjo është pikërisht periudha e duhur për të implementuar një reformë të tillë?
Është lënë një përshkallëzim kohor për implementimin e saj. Ligji përcakton shumë amendime nga pikëpamje e vendimeve, të cilat do të dalin nga Këshilli i Ministrave për ta zbërthyer ligjin dhe ne do të jemi shumë të vëmendshëm në këtë pike. Do të shohim me tepër kujdes dhe vëmendje sesi atë që lë të kuptojë ligji, do të thellohet apo përmirësohet nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat janë për ne shumë të rëndësishme.
Pastaj ne do të shikojmë që shumë probleme të tjera me univiversitetet mbeten të hapura, si sfida të mëtejshme.
Cilat janë disa prej këtyre sfidave?
Sfida e parë është një reformë brenda univeristare, përsa i përket raporteve strukturore, leksion, seminar e me radhë. Për mendimin tim, sfida tjetër është marrëdhënia midis qeverisjeve vendore apo qendrore dhe universiteteve. Më vjen keq të them që në vend që ligji të theksonte egzistencën e një marrëdhënie partneriteti të nevojshme midis qeverisjes qendrore apo vendore me unviersitetin, ligji është marrë më shumë me një raport varësie apo pavarësie midis ekzekutivit dhe universiteteve.
Të gjitha çështjet që ju përmendët, a mund të kenë nevojë për rishikme dhe më pas ligji të jetë i duhuri?
Koha do ta tregojë dhe nevoja do ta sjellë idenë për amendime dhe rishikime. Në fillim të shikojmë sesi do të zbatohet ky ligj. Por kisha edhe një ide tjetër. Sot shoqëria shqiptare, qeverisja e vendit, por edhe qeverisjet që kanë rrjedhur këte përiudhë kohë 10 vjeçare të paktën, duket sikur e kanë patur arsimin në tërësi prioritet. Por, nuk rezulton që ndonjë qeveri të ketë qenë zemërgjerë në pikëpamjet buxhetike të arsimit dhe të arsimit të lartë në veçanti. Kjo do të thotë që jemi vendi i vetëm në Europë që investojmë për arsimin shumë pak nga GDP, në krahasim me vendet e tjera.
Sot mund të jemi në shifrat 2.9% të GDP-së, ku të gjitha vendet e Europës, përfshirë këtu edhe Kosovë, financojnë më shumë përqind të GDP-së në arsim. Nga kjo 2.85 e parashikuar në total për arsimin, universitet kanë 0.4-05% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Nga kjo 0.4, as 0.18% nuk shkon për shkencën. Pra qeveritë tona, nuk e kanë marrë seriozisht financimin e universiteve. E kanë përdorur universitetin për demagogji dhe për fushata elektorale. Universiteti ka njëmijë e një probleme brenda vetes, por qeveritë nuk kanë buxhetuar universitetet tona.
Shkenca është hequr si pjesë e saj nga Ministria e Arsimit, me ardhjen e qeverisjes së majtë në pushtet. A ka dhënë fonde të mjaftueshme shteti shqiptar për kërkimet shkencore dhe a janë përdorur si duhet këto fonde?
Shkenca nuk është hequr, sepse në ligjin e ri është agjensia që do të financojë për shkencën. Deri përpara kësaj qeverisjeje kishte dy drejtime ku jepeshin fonde për shkencat edhe pse shumë pak, as 300 mijë dollarë nuk arrinte financimi. Ne paraqisnim projekte dhe vlerësohesim ose jo sipas vlerësimit që bëhej. E dyta, ishte një pjesë e fondit që jepej për ekselencën, studentët shkonin jashtë në universitete. Tani do të ketë një agjensi që do të merret me kërkimin shkencor, do të financojë edhe doktoraturat, kështu thuhet.
Natyrisht do të financojë edhe projektet dhe universitetet, kjo sipas vlerësimt që do të iu bëhet në pikëpamje të kërkimit që ato ushtrojnë. E shikoj me dyshim të madh këtë gjë, sepse sot universitete marrim vetëm 9 muaj e gjysëm rrogë nga fondi i pakushtëzuar i shtetit. Ndërsa dhe 2 muaj e gjysëm ato janë të detyruar ta kompesojnë nga tarifat e studentëve. Kështu që fondi për shkencën, nëse nuk rritet GDP-ja për arsimin nga 0.4.05% që është aktualisht në 1.5% (siç e kanë të paktën disa vende të rajonit), kërkimi shkencor dhe interesi për punë kërkimore të kuafikuar do të mbetet vend-numëro ose edhe do të përkeqësohet. Më vjen keq ta them, por që presori apo pedagogou i Republikës së Shqipërisë është më i keqpaguari në Europë, kuptuar edhe Kosovën dhe Maqedoninë.
A është Shqipëria përpara vendeve të tjera të rajonit, përsa i përket evolimit të sistemit arsimor?
Më përpara nuk mund ta them. Pellgu i Ballkanit ecën paralelisht edhe me problemet e tjera ekonomike, politike e me radhë. Sigurisht, edhe problemet arsimore janë pjesë e kësaj aspirate. Ne kemi ecur me sistemin e Bolonjës në një koncept përafrues universitar. Ky ligj për fat të keq në vëmendjen time, Bolonjën e anashkalon, ndërkohë që ne jemi nënshkrues me akt juridiko-politiko të marrëveshjes së Bolonjës.
Bolonja me të gjitha të metat dhe problemet që ka, ishte një sistem unifikues me shumë sisteme rajonale dhe më gjerë. Pra, jo domosdoshmërisht problemet që kanë lindur në disa vende perëndimore, krijojnë probleme edhe tek ne.
Tek ne problemet janë të trashëguara dhe ka mungesë fondesh për të zhvilluar universitetin në ato drejtime që ju thashë. E vetmja kohë, ku arsimi është financuar 3.84% është viti 2008, viti kur u rritën pagat e mësuesve, por jotë pedagogëve. Universiteti ka gati 11 vjet që pagat e pedagogëve jo vetëm që nuk janë rritur, por në disa raste edhe janë ulur për shkak të pagesave të tjera. Gjithmonë e më shumë ka një tendencë në ulje të të ardhurave të profesoratit, për shkak të mos-hapjes së sistemit part-time në ato universitete që e kanë, për shkak të mos-hapjes së doktorateve apo edhe për shkak të tatimit, i cili nuk është më 10 %, por 23%.
Pra, këto nuk e bëjnë pedagogun shumë të motivuar për të bërë kërkime, sepse nuk e paguajmë dot për një konferencë apo pjesëmarrje në një aktivitet, apo edhe t’i japim të ardhura të botojë artikujt e vet. Shteti duhet ta fillojë kërkesën e llogarisë nga vetja.
Pra ka nevojë për një reformë të brendshme, por shteti duhet të heqë dorë nga kontrolli mbi lirinë akademike që pak a shumë nuk e ka sot. Duhet të gëzojmë atë që kushtetuta e shpreh shumë qartë, autonominë. Ne nuk kërkojmë pavarësinë, ne kërkojmë autonominë.
Si i vlerësoni hartimin e teksteve për nxënësit parashkollorë pasi janë konstatuar gabime dhe ka pasur kritika ndaj tyre?
Përsa i përket teksteve, ka shumë probleme. Kam qenë pro reformës që tekstet shkencore duhet të përqasen me një traditë të një vendi që është afër nesh dhe shumë përpara nesh, ku ato të rregullojnë mirë programin nga një vit tek një tjetër, sepse ka mbingjeshje dhe ngarkesë informacioni. Shfrytëzimi i mirë i traditës në biologji, matematikë, krahasuar kjo me një set programesh që kanë vendet pranë nesh, po nga të njëjtit autorë ose edhe autorë të tjerë, ku të jetë një shkencëtar dhe një mësues, por jo me kuptimin e përkthimit, por të përshtatjes.
Përkthimi është tjetër gjë, sepse ne nuk do të japim shembujtë që kanë ata, por një përshtatje. Rregullim i një seti programor që kanë disa vende, do të ishte shumë dobiprurës.
E dyta, ne i bëjmë sot për sot reformat. Reforma këtu bëhet brenda pak ditësh. Sot jepet që do të ketë konkurs dhe për dy muaj duhet të përgatiten shtëpitë botuese me tekstet përkatëse. Reforma do kohë. Duhet një afat, një kohë më e madhe në dispozicion të shtëpive botuese dhe të autorëve, ku të kërkohet me çdo kusht një shkencëtar, një metodist dhe një mësues që kjo të jetë si kriter për hartimin e një teksti. Do të isha për përafrimin e teksteve me autorë dhe shtëpi botuese të përbashkëta, në shembullin e Abetares midis Shqipërisë dhe Kosovës përshembull. Do të isha i mendimit që duhet të fusim eksperimentin një vit, sepse është e pamudnur që vitin e parë, pa u eskperimetuar, ne themi që nga tre tekste dolën tre tekste dhe çfarë ndodh? Doli teksti im përshembull i pari dhe në treg dhe siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, teksti që vlerësohet i pari nga ministria mund të rezultojë i fundit ose të mos tërhiqet fare nga shkolla. Përse? Se ligjin nuk e bën cilësia. Pra, ajo që duhet të bëjë Ministria e Arsimit është ta detyrojë shkollën që cilësia më e mirë të merret më shumë nga shkolla dhe jo të futen aktore të tjerë, sikurse mund të jenë aktorë, politikë, korruptivë apo financiarë.
Pra, duhet detyrimisht që teksti më i mirë të shkojë dhe të përthithet nga shkolla. Ky është parim universal, sepse pastaj çfarë reforme u bë? U bë reforma e cilësisë apo reforma e atij që ka më shumë lekë? Eksperimentimi vendos përfundimisht mbi cilësinë e teksteve. Ti kontrollon në një shkollë dy klasa. Një klasë që ka ndjekur tekstin X, dhe një tjetër tekst Y dhe ti shikon mbi standarte të barabarta brenda së njëjtës shkollë sesi do të reagojnë nxënësit dhe çfarë pritshmërish do të kemi ne. Ky proces ndreq edhe gabimet që lindin detyrimisht. Koha është shumë e shkurtër dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë filtër pasi fiton konkursin. Nuk ka filtër mbi produktin final që ka fituar. Nuk duhet të nxitohemi me ligjet, ku çdo qeveri që vjen ose ikën të bëjë reforma nga e para.