“Shqipëria ka një rol kyç në Ballkan”

Fillimisht iu drejtua pyetja në lidhje me zhvillimet pas ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ngjarje të cilat për ditë dhe javë me rradhë qndruan  në rendin e ditës dhe se si e vlerësonte ai programin e vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pavarësisht situatës së tensionuar emoncionale dhe politike. Çiçek i cili shpreh se i konsideronte për të ardhur keq këta ngjarje dhe se nuk mund të kenë pëlqim jo vetëm nga ana e tij por sipas atij nga askush, por pavarësisht të gjitha negativiteteve të krijuara tha se e konsideronin pozitiv faktin që Rama nuk e anulloi programin dhe e realizoi vizitën e tij.

Çiçek, tha se tashmë në gjeografinë e Ballkanit dhimbja dhe hidhërimi duhet të mbeten pas, vijoi fjalën e tij duke thënë, “Turqia është e mendimit se duhet të mbyllet edhe periudha e zgjidhjes së problemeve me forcën e armës apo me atë fizike”. Përveç kësaj, ndërkohë kur theksoi se gjithmonë e shpreh faktin se kjo gjeografi është delikate, tha se problemet duhet të zgjidhen në një mënyrë paqësore, me dialog dhe me bisedime reciproke si dhe se i mbështesin përpjekjet në këtë drejtim.

Çiçek preku edhe temën e humbjes së jetës së tifozit Serb në Stamboll para ndeshjes së futbollit, në lidhje me ngjarjen ai u shpreh se gjithmonë mund të dalin njerëz të papërgjegjshëm nga popujt, ka persona të cilët veprojnë pa menduar se si do të vijojë ajo çështje por edhe se raste të tilla nuk duhet të jenë përgjithësim për masën e gjërë dhe se mosmarrëveshjet në çdo fushë duhet të zgjidhen me kompromis.

Çiçek, ndërkohë kur u shpreh se Turqia i përkrah të gjithë ata që tregojnë përpjekje në këtë drejtim, ndërkohë theksoi edhe se kjo përkrahje do të vahdojë edhe në vijim.

Në vijim të intervistës që Cemil Çiçek dha për AA’në, atij iu drejtua një pyetje në lidhje me hapjen e servisit të lajmeve në gjuhën shqipe pranë kësaj agjencie, si gjuha e 8’të në shkallë ndërkombëtare dhe në lidhje me këtë pyetje Çiçek tha se e konsideron mjaft të rëndësishëm një nismë të tillë dhe se kjo është një përpjekje dhe iniciativë e rëndësishme.

Çiçek tha se Shqipëria  është në rolin e shtetit kyç në Ballkan dhe gjuha shqipe, është në rolin një gjuhe të rëndësishme për zonën dhe se duke e parë në këtë prizëm edhe marrja e informacionit në gjuhën shqipe, pra nga burimi i parë dhe se në këtë kuadër transmetohen vlerësime dhe prapaskenat e ngajrjeve nga gjuha e drejtë dhe rruga e drejtë.

Si përfundim, mesazhin kundrejt elementit shqiptar dhe popullit shqiptar në Ballkan, Çiçek’u e shprehu në këtë mënyrë: “Ne jemi miq dhe vëllezër edhe të Shqipërisë, edhe të shqiptarëve. Kemi afërsisht një të kaluar të përbashkët prej 500 vitesh, kemi pika të përbashkëta në gjuhë e kulturë. Jemi dy popuj të cilët i ngjajmë shumë njëri tjetrit. Përveç kësaj në Turqi kemi një popullsi të konsideruar me origjinë shqiptare. Si rrjedhojë sa më shumë të zhvillohen marrëdhëniet mes Turqisë dhje Shqipërisë, aq më në dobi do të jetë kjo si për dy shtetet si dhe për rajonin.” Çiçek, ndërkohë që u shpreh se Turqia e ka përkrahur Shqipërinë në politikat e saj duke filluar kryesisht nga anëtarësimi i saj në NATO dhe nga ai në BE, tha se dëshirojnë që t’i mbartin marrëdhëniet në një nivel më të lartë. Në këtë kuadër Çiçek theksoi se nxisin biznesmenët Turq për të bërë investime në zonë dhe se i konsiderojnë mjaft të rëndësishme përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe rimëkëmbje. Duke theksuar faktin se Turqia para së gjithash dëshiron që të shtohet stabiliteti dhe mirëqenia në këtë shtet, e shprehu kështu mesazhin e tij për vëllezërit shqiptarë, “Ju uroj vëllezërve tanë shqiptarë shëndet, paqe dhe mirëqenie.”

 

SHKARKO APP