Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:46 Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje Erling Haaland mund të jetë protagonist i një prej transferimeve më të bujshme të merkatos së verës 2027. Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si ndihmojnë xhamitë në parandalimin e terrorit?

Intervista E shtunë, 1 Maj 2021 20:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Informacioni për arrestimin e refugjatit 16-vjeçar në Këln erdhi nga një shoqatë myslimane. Marwan Abou Taam nga Zyra e Policisë Kriminale e Landit shpjegon rolin e shoqatave në luftë kundër terrorit.

***

A kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që një shoqatë myslimane u jep autoriteteve gjermane një informacion të tillë?

-Policia në gati të gjitha landet gjermane zhvillon një dialog intensiv me shoqatat islamike, punonjësit e policisë ndodhen në komuna. Vitet e fundit, përmes kontakteve personale atje është krijuar një raport besimi. Kjo do të thotë se rrugët për të kryer një punë janë shkurtuar dhe barrierat e komunikimit janë eleminuar. Kështu mund të rrjedhin edhe informacione të tilla. Megjithatë, aktualisht ne mund të flasim vetëm për një numër shumë të vogël informacionesh të tilla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse kemi një situatë të tillë?

Kjo ka të bëjë me faktin se skena radikale zakonisht nuk shkon në komunitete, të cilat janë në fakt në kontakt me policinë. Në Gjermani ne kemi nga njëra anë strukturat e “islamit legal” dhe kemi edhe struktura, të cilat janë më tepër salafiste. Për sa u përket salafistëve, natyrisht që nuk ekziston një raport besimi me policinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa të pranishme janë shoqatat myslimane në strehimet e refugjatëve?

Janë refugjatët, të cilët kërkojnë vetë shtëpi për t’u falur. Prandaj komunitetet fetare dhe veçanërisht teologët atje kanë një përgjegjësi shumë të madhe, sepse ekstremizmi islamik radikalizohet mbi bazën e fesë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Kur dhuna argumentohet me fe, feja mund të mbrohet vetëm atëherë vetë, kur zhvillon një kundër-narrativë. Radikalizmi mund të kundërshtohet në mënyrë të besueshme vetëm me narrativa, që e kanë burimin në komunitete. Kjo do të thotë, që është më e besueshme, kur një imam thotë, “jo, ajo që propagandoni ju nuk është feja islame”, se sa kur e bën këtë një punonjës social.

A nuk ndodhin atje mjaft gjëra?

Unë atje shoh dobësi shumë të mëdha. Në komunitetet myslimane ne kemi njëfarë mbingarkese strukturore dhe të lidhur me kualifikimin. Atje nuk gjen mjaftueshëm dije teologjike dhe kapacitet, për të reaguar kundër radikalizmit.

Çështja kryesore që shtrohet është se si mund të përmirësohen komunat në këtë situatë. Ne atje kemi më tepër teologë laikë, të cilët më tepër kryejnë praktikë fetare, se sa konfrontohen mendërisht me fenomenin e radikalizimit, të shoqërisë dhe problemet e rinisë. Kjo kontribuon që të rinjtë të shkojnë në ambiente radikale, ku me ta flitet në një gjuhë të përshtatshme për të rinjtë dhe ku me sa duket atyre u përcjellin diçka edhe nga pikëpamja fetare.

Në komunitetet myslimane gjen shumicën e herëve njerëz që janë në gjendje të përkthejnë, që janë në gjendje të thonë se ku mund të gjesh një mjek të caktuar. Atje mund të konstatosh se ka edhe përkujdesje sociale. Kur refugjatët hasin këtu në njeriun e gabuar, ndodh që lind një varësi, që mund të çojë në radikalizëm.

Dr. Marwan Bou Taam është ekspert për terrorizmin ndërkombëtar, sigurinë e brendshme dhe salafizmin. Ai punon si punonjës shkencor për Zyrën e Policisë Kriminale në landin e Rheinland-Pfalz.

DWelle

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje
Para 1 minute

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla
Para 2 minutash

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 16 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
Para 17 minutash

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.