Stefan Çipa: Më përjashtuan me një sondazh të rremë të bërë nga Kokëdhima pse nuk dhashë leje ndërtimi për 5-6 biznesmenë

 

Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, thotë në një intervistë për TemA TV, se atë e përjashtuan nga rikandidimi, me një sondazh të rremë, që është bërë nga stafi i Koço Kokëdhimës.

Sipas Çipës, kundër rikandidimit të tij kanë qenë ata që nuk u ka dhënë leje ndërtimi.

Nga Oldi Mele

Zoti Çipa ju thoni se janë bërë sondazhe për zgjedhjen e kandidaturave, por në fakt nuk e dini se kush i ka bërë këto sondazhe. A është kjo normale që ju të mos keni dijeni për këtë çështje, sepse është një proces shumë i rëndësishëm?

 

Nuk është fare normale. Bile më kanë thënë që bënë sondazhe deputeti me stafin e tij, pa intervistuar askënd. Në dijeninë time, nuk ka qyettaër të Sarandës që janë intervistuar, pasi uën si kryetar bashkie që jam në kontakte të përhershme me qytetarët e Sarandës, mund të them se s’kam konstatuar asnjë të tillë. Mund të jenë intervistuar 5-6 njerëz që kanë konflikte me bashkinë, njerëz të biznesit të ndërtimit që nuk janë lejuar të bëjnë shkatërrimin urban të Sarandës. Dhë më thonë në opinion që ke dalë humbës në sondazhe. Por sondazhet pa dijeninë time është njësoj si të gjuash penalltinë, ta kesh topin ti, portierin ti, arbitrin, tifozët ti dhe të thuash kështu doli sondazhi. Megjithatë unë respektoj vendimin e partisë, me respektim maksimal për kryetarin e partisë dhe mbështetjen për kandidaten që është dhe punonjëse e bashkisë së Sarandës dhe unë i uroj fitoren.

 

Meqënë se jemi tek punonjësa e Bashkisë. A e ka ajo profilin e duhur për të kandiduar për Bashkinë e Sarandës?

 

Ajo para një viti ka ardhur në Bashkinë e Sarandës, vjen nga shoqëria civile, është një gazetare, ka qenë e papunë. D.m.th ka punuar me stafin tim të ngushtë, dhe para disa muajsh është emëruar nga unë në rolin e drejtoreshës së burimeve njerëzore. Pastaj deputeti dhe stafi i tij e vunë edhe tek gazeta, që të ishte një alternativë për kandidate për kryetare bashkie, së bashku me disa miq të nderuar të PS-së,. që ishim 5 veta, dhe u zgjodhëm dy. Unë dhe kolegia ime Koka. Pardje mu komunikua nga deputeti se unë dola humbës nga sondazhet. Unë dhashë garancitë e mia, sepse është puna që e shikon qytetari i Sarandës dhe vizitori, duke mos dhënë asnjë leje ndërtimi dhe duke u dyfishuar numri i turistëve. Unë i quaj të suksesshme.

 

Ju folët pak më parë për persona që u përfshinë në sondazh se janë të dyshimtë për ju, që nuk janë favorizuar nga ju për leje ndërtimi. A keni emra ju?

 

Jom nuk kam, e kam marrë vesh në rrugë informale, sepse qytetarët e Sarandës nuk janë pyetur dhe unë e kam marrë mandatin si asnjë tjetër të fituar para 4 vitesh, me 2372 vota para, pa aleatët që tashmë janë strategjikë, dhe nuk i kemi pasur në radhët tona para 4 vitesh. Unë kam besimin e qytetarit të Sarandës, unë jam shërbëtor dhe e quaj për nder që i kam shërbyer qytetit tim para 4 vietsh, e bëj çdo ditë, lëviz me këmbë në qytetin e Sarandës, jam në çdo ambient publik. Dhe këtë nuk prisja të ma thoshte njëri nga këta qytetarët që më ka evidentuar sondazhi për mua.

 

Duket se deputeti Kokëdhima është një njeri shumë i rëndësishmë në Sarandë. Ju thatë e keni folur me të, dhe aty kupuat se nuk do të ishit në garë, çfarë diskutuat me zotin Kokëdhima në atë bisedë?

 

I urova suksese bashkarisht me ne në fitoren e zgjedhjeve, sepse fitorja e zgjedhjeve është e rëndësishme, dhe thashë ishalla sondazhet dalin siç thotë deputeti dhe jo si them unë.

 

A i shprehët ju rezerva zotit Kokëdhima?

 

Absolutisht po dhe kam rezerva për mënyrën e të bërit sondazhe. Unë rezultoja fitues dhe ndaj çdo sondazhi unë do të fitoja. Megjithatë, deputeti mendonte se zonja do të kishte rezultat më të thellë se unë, dhe i uroj zonjës fitore. E rëndësishme është të fitojë PS

 

Ju keni bërë personalisht përpjekje për të bërë sondazhin tuaj?

 

Sondazhi im është i gjithanshëm. Unë lëviz çdo ditë në qytet edhe tani që flas jam tek zyra ime në qytet dhe më vijnë mesazhe të shumta në mbështetjen time, por siç duket do të jenë nga këta që nuk janë intervistuar nga deputeti.

 

Ju e keni përjashtuar mundësinë e kandidimit të pavarur?

 

Për momentin po

 

Që do të thotë ?

 

Unë thashë me shumë respekt se jam anëtar i forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, tani jam anëtar i asmablesë kombëtare të PS-së….

 

Lidhur me gjithë këtë situatë këni pasur kontakte me zotin Rama, e keni vënë në dijeni?

 

E kam vënë në dijeni për situatën, kam patur kontakte, zoti Rama e ka mbështetur Sarandën. E kam vënë në dijeni.

E kam fjalën për zgjedhjet ?

Po e kam vënë në, dijeni megjtihatë e thashë edhe një here, unë jam në mbështetje të Partisë Socialiste.

SHKARKO APP