Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tahiri: Kemi partneritetin amerikan në luftën kundër krimit

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i tha Zërit të Amerikës se, që nga viti i kaluar, dërgimi i qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri ka njohur një frenim të dukshëm. Në një intervistë, Zoti Tahiri, i cili mori pjesë në takimin e nivelit të lartë kundër ekstremizmit këto ditë në Uashington, foli edhe për gjendjen e rendit në Shqipëri, e cila kohët e fundit është tronditur nga disa bomba të vendosura në Tiranë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri! Ju morët pjesë në Samitin kundër ekstremizimit këtu në Uashington. Sa është problem dhe sa ekziston në Shqipëria dukuria e radikalizimit? Në analizën tuaj, a është rritur ekstremizmi muajt apo vitet e fundit?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Saimir Tahiri: Është rritur sigurisht vitet e fundit, sepse është rritur në nivel global, pra rrjedhimisht edhe në nivel rajonal, edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, është rritur përpjekja e shtetit tonë dhe e shteteve për të luftuar këtë dukuri, që deri dje nuk njihte vëmendjen e duhur. Ne kemi provuar që pas procedimeve penale dhe arrestimeve të vitit të kaluar ka njohur një frenim të dukshëm dukuria e organizimit dhe dërgimit të qytetarëve shqiptarë në Siri apo në vende ku ka konflikt të natyrës ekstremiste apo të terrorizmit. Veprimi efiçent dhe në kohë për të luftuar këtë dukuri jep efekte të menjëhershme. Kjo është goditja e pjesës më të dukshme të kësaj dukurie, por ndërkohë një zgjidhje më e qëndrueshme mbetet në luftimin e faktorëve, që e gjenerojnë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri! Kohët e fundit në Shqipëri ka patur një sërë incidentesh me shpërthime me bomba. Sa shqetësuese është për ju gjendja e rendit në vend?

Saimir Tahiri: Nuk ka asgjë për t'u habitur që krimi të reagojë kundër përpjekjes tonë për të luftuar botën e krimit dhe kjo do të thotë që ne jemi në rrugën e duhur dhe që përfaqësuesit e botës së krimit nuk gjejnë asnjë shteg që të bashkëpunojnë apo të negocionojnë me policinë e shtetit apo me instancat qeveritare. Dukuri si shpërthimet e eksplozivëve ka pasoja të menjëhershme në tronditjen e besimit të publikut, por sot e them pa asnjë droje se Shqipëria është një vend shumë më i sigurtë se dje. Kjo bazohet në treguesit e luftës kundër krimit dhe aksesit që kanë qytetarët në policinë e shtetit për të ndarë shqetësimin që në fazat paraprake dhe për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre në institucionet e vendit dhe veçanërisht në policinë e shtetit.

Zëri i Amerikës: Dakord, por ky krim po bëhet aq i fuqishëm, sa që po sfidon shtetin drejtpërdrejt…

Saimir Tahiri: Ne po zhvillojmë hetime të thelluara për t'i dhënë përfundimisht zgjidhje çështjeve që kanë të bëjnë jo vetëm me shfaqjet e dhunshme të kriminalitetit por edhe me tronditjen e besimit të publikut, siç janë ngjarjet me eksploziv. E them me bindje: nuk do të jetë e gjatë koha kur të tillë njerëz do të dalin para drejtësisë dhe të vuajnë dënimin e merituar.

Zëri i Amerikës: Takimi që ju patët me FBI-në këtu në Uashington a pati lidhje të drejtpërdrejtë me hetimet që po bëhen tani?

Saimir Tahiri: Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, sepse edhe në hetimet që po zhvillojmë tani e kemi asistencën e partnerëve ndërkombëtarë dhe konkretisht FBI-së. Por takimi që zhvillova në zyrat qendrore me drejtuesit më të lartë të FBI-së, po kështu edhe në departament të shtetit, në departamentin e drejtësisë, në Byronë kundër terrorizmit apo në departamentin e luftës kundër drogës shtruan bazën mbi të cilën do të ngrihet një partneritet shumë më i qëndrueshëm.

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, a mund të ndani me publikun se në çfarë pistash po hetohet?

Saimir Tahiri: Jemi në rrugë të mbarë, por nuk mund të flas unë para atyre që po zhvillojnë hetimet sot. Policia e shtetit është tërësisht e angazhuar bashkë me prokurorinë për t'i çuar para hetimet dhe besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate pozitive.

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, meqenëse një sërë rastesh të bujshme në Shqipëri nuk janë zgjidhur, si për shembull, vrasja e gjykatësit në Vlorë dhe sidomos vrasja e bankierit Santo në Tiranë, në publik ka dyshime mbi gadishmërinë e shtetit për të goditur për të goditur. Cila është përgjigja juaj?

Saimir Tahir: Unë nuk besoj që dyshohet angazhimi ynë në luftë kundër krimit të organizuar pa asnjë dallim. Unë nuk besoj që ka dyshim rreth mundësisë tonë për të çuar përpara procesin e reformimit të sektorit të sigurisë, të policisë së shtetit, apo drejtësisë kriminale në tërësi, përfshi këtu edhe reformën në sistemin gjyqësor për ta bërë të pamundur që kriminelë, të cilët kapen shkojnë në proces gjyqësor, marrin dënime fare të vogla dhe pastaj riciklohen në shoqëri duke e kthyer kërcënimin në shoqëri.

Zëri i Amerikës: Cila është hallka më e dobët në gjithë këtë sistem mendoni ju? Pse nuk zbulohen krime të tilla të bujshme?

Saimir Tahiri: Krime të pazbuluara ka në çdo vend dhe ky nuk është tregues për punën e agjencive ligjzbatuese. Tregues është shkalla e besueshmërisë së publikut tek institucionet dhe tek policia e shtetit. Unë do të dëshiroja që me këtë çelës të lexohej edhe puna e institucioneve dhe e policisë lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Mos harroni që deri para pak kohësh Shqipëria ishte një vend i zhytur në drogë. Vetëm vitin e kaluar ne arritëm rezultate që ishin fare të pamendueshme kundër drogës, po t'i krahasoni edhe me tetë vitet e kaluara të mbledhura bashkë.

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, meqenëse ju përmendet operacionet e drogës në disa pjesë të vendit, a mendoni se problemi është eleminuar në thelbin e tij? A ka zyrtarë në rangje të larta që e drejtojnë me një dorë të padukshme drogën në Shqipëri?

Saimir Tahiri: E sigurtë është që situata në të cilën e gjetëm vendin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nuk mund të degradonte aq shumë nëse nuk do të kishte më e pakta mbyllje sysh nga ata që qeverisnin deri dje vendin.

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, me ndryshimin e administratave ju keni patur kritika nga opozita dhe ndoshta edhe nga të tjerë, se ju keni hequr nga policia edhe ekspertë që janë përgatirur nga të huajt. A ka ndikuar kjo në dobësimin e forcës goditëse të policisë?

Saimir Tahiri: Nëse këta që po thoni ju do të kishin bërë detyrën, Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është dhe nuk do të kishim trashëguar atë nivel të madh të kriminalitetit, të përhapjes së kriminalitetit në raport me popullsinë dhe të kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Ama, një gjë është e sigurtë: ne duhet të jemi të gjithë të vetdijshëm që policia e shtetit e vetme nuk mund të bëjë asnjë rezultat, nëse shoqëria në tërësi nuk bindet se duhet të luftojmë bashkarisht krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.