Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tahiri: Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta

Intervista E enjte, 29 Prill 2021 13:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se “është koha që Serbia ta nxjerrë Kosovën nga preambula e Kushtetutë së saj”. Ajo tha gjithashtu edhe se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se “në fund të procesit të dialogut do të ndodh njohja reciproke ndërmjet dy vendeve”…

Radio Evropa e Lirë: Ministre Tahiri, zhbërja e strukturave paralele është vlerësuar si kusht themelor për shumë procese në veri. Ju keni thënë në një raport tuajin se ka përparime. Sa realisht serbët e veriut po e perceptojnë Kosovën si vendin e tyre?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 11 minutash
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

–Mund t’ju them se që nga koha kur ka filluar dialogu i Brukselit, dhe me të cilin disa nga strukturat paralele tash janë shuar, siç është çështja e policisë paralele, pastaj doganat paralele, mbrojtja civile është shuar, janë shuar strukturat e drejtësisë, dhe integrimi është në rrjedhë e sipër e serbëve të veriut në sistemin shtetëror të Kosovës, ka një ndryshim të mendësisë në kuptimin e asaj që të pranohet realiteti i ri nga ana e serbëve të veriut. Dhe kjo shihet, jo vetëm që ata pranojnë të integrohen mbi bazën e marrëveshjeve të Brukselit, por kemi raste kur grupe të caktuara fare pa i pritur marrëveshjet, na drejtohen me kërkesë për integrim.

Swiss Digital

Tash e kemi rastin e ish punonjësve të Administratës Tatimore, të cilët janë detyruar ta ndërpresin punën në vitin 2008 nga kërcënimet e Serbisë, dëshirojnë të kthehen, më herët kemi kthyer punonjësit e doganave, pra ka me të vërtetë një zhvillim pozitiv në pranimin e realitetit.

Radio Evropa e Lirë: Sa është arritur përmes dialogut që Serbia të tërhiqet nga pjesa e veriut të Kosovës dhe të mundësojë integrimin e qytetarëve serbë?

–Dialogu me Serbinë është dialog i fqinjësisë së mirë dhe barra e këtij koncepti të normalizimit të marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011 kur është arritur marrëveshja e IBM-së dhe siç e dini në dhjetor ne kemi pasur vendosjen e autoriteteve shtetërore në dy pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nuk kanë qenë për shumë vite.

Që nga ajo kohë pra marrëveshja e IBM jo vetëm që ka vendosur kufirin mes dy shteteve, por ka ndodhur njohja e autoriteteve kufitare mes tyre.

Radio Evropa e Lirë: Jeni bartëse e procesit të dialogut. Është vlerësuar se integrimet euro-atlantike nënkuptojnë marrëdhënie të shëndosha fqinjësore. Në këtë rrafsh, a është e kushtëzuar edhe Serbia edhe Kosova për të krijuar normalitet mes tyre, për të ecur në rrugën e integrimeve?

– Vetë fakti që të dyja shtetet aspirojnë integrimin evropian, ndërsa Kosova aspiron integrim euroatlantik, anëtarësim në BE, NATO, OKB, një prej kushteve kryesore për vendet aspiruese në BE është fqinjësia e mirë, dhe kjo përfshin gjithçka që lidhet në vendosjen e një fqinjësie të mirë, prandaj ky është kushti kryesor.

Mirëpo, Serbia ka edhe një kusht tjetër në raport me Kosovën, e ai është kapitulli 35, të cilin BE-ja i ka vendosur Serbisë në rrugën evropiane. Arsyeja pse është ky kusht për Serbinë është se ajo gjithmonë është vonuar ose shmangur zbatimit të marrëveshjeve dhe në saje të raportimeve tona të rregullta me raportet e gjendjes në zbatim, Serbia tashmë ka kapitullin 35 ku paraqiten të gjitha çështjet që Serbia duhet t’i përmbushë.

Përveç kushtit për fqinjësi të mirë të rrugës për integrime evropian Serbia e ka edhe kapitullin 35, e cila e detyron Serbinë që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Në këtë kuadër një çështje e rëndësishme është që duhet të ketë edhe marrëveshje e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme në fazat vijuese dhe ne si për fillim kemi kërkuar që tash është koha Serbia ta nxjerr nga Kushtetuta e saj, pra nga preambula Kosovën.

Sepse nuk mund të ndodh fqinjësia e mirë më një kushtetutë kontraverze të Serbisë ndërsa fundi i procesit do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve.

Radio Evropa e Lirë: Kur mendoni se do të ndodh kjo nga ana e Serbisë?

–Sa më afër që i afrohem Bashkimit Evropian do të ndodh kjo, po ajo që dihet sigurt Serbi nuk mund të behët anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A janë krijuar grupet punuese për themelimin e Asociacionit të Komunave?

–Jo, ende nuk janë krijuar. Një grup menaxhues është krijuar në vitin 2013 mirëpo ai nuk është i tëri. Në grupin punues për hartimin e statutit duhet të jetë ky grup menaxhues, pastaj do të jenë përfaqësuesit e qeverisë dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.

Ky grup nuk është formuar dhe arsyeja dihet. Ne e kemi bërë të qartë kushtin tonë se nuk fillojmë asnjë veprim në drejtim të zbatimit për Asociacionin, pra nuk e fillojmë hartimin e statutit, pa i plotësuar Serbia tri marrëveshjet, përkatësisht pa i hequr bllokadat për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe nisjen e KOSTT-it si sistem i pavarur i transmisionit sepse KOSTT vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje me organizatën evropiane NCOI, mirëpo Serbia është duke e bllokuar zbatimin e marrëveshjeve.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh zhvillimet e deritashme, a është veriu i Kosovës më afër Prishtinës apo, sic thuhet, për shkak të ndikimit të madh të Serbisë, zgjidhja duhet kërkuar në një dualizëm me Beogradin?

–Nëse shikohet se ku kanë qenë serbët e veriut para nisjes se dialogut të Brukselit, atëherë e dimë që Serbia ka qenë prezentë më strukturat e saja paralele.

Pra, në krahasim se si ka qenë para 2011 edhe serbët e Kosovës, sidomos të veriut janë më afër Kosovës, por edhe institucionet shtetërore janë më aferë në veri sepse kemi vendosur shumë institucione në veri dhe siç ju thash në tetor vendoset sistemi juridik unitar, ku do të ketë një gjykatë themelore për shtatë komuna në bazë të ligjit për gjykatat themelore, një zyre e prokurorie, pra më në fund pas shumë vitesh sistemi i drejtësisë se Kosovës do të veproj edhe në këto katër komuna.

Në ndërkohë, po ashtu në tetor do të vendosim 23 ministri dhe agjenci të nivelit qendror, por që kanë veprimtari lokale në komunat veriore. Pra mund t’ju them edhe serbët e veriut janë më afër Kosovë dhe institucionet tona tashmë janë duke u vendosur në veri. (REL)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.