Taksa 100%, Vuçiç: Çfarë të bëjmë, të marrim litarë dhe të varim veten?
Pyetje (Gazetar Tomisllav Papiç) : Ne se nuk ka dilema rreth asaj dite te madhe, ditës se aneskimit të Vojvodinës, si është puna me Kosovën. A folët për Kosovën dje kur përmendët politika të këqija të Serbisë në shekullin e kaluar?
Vuçiç: Mendova edhe për Kosovën. Më bëtë një pyetje të vështirë. Unë për këtë do të mund të flisja që nga viti 1912, pra koha e Luftës së Parë Ballkanike. Pas një kohe të gjatë ajo që i përkiste Vilajetit te Kosovës, i kthehet Serbisë pas një kohe të gjatë. Sepse njerëzit mendojnë se ajo (Kosova) na përket që në kohët e vjetra, gjë e cila nuk i përgjigjet të vërtetës. E vërtetë është se kishim probleme qe lidheshin edhe me Kongresin e Berlinit, pastaj me Lidhjen e Prizrenit. Pas kësaj nga dhjetëvjeçari në dhjetëvjeçar e humbëm. Përherë kemi luftuar për këtë territor. Në vitin 1991, në Kosovë kishim diçka më shumë se 19% baonrë serbë në Kosovë. Kjo sepse që nga vitit 1981-1991 ishim shumë të kërcënuar në Kosovë. Sepse filloi forcimi i banorëve shqiptarë në Kosovë. Në Kosovën erdhën shumë para nga SHBA, Zvicra e disa shtete të tjera ku kishte diasporë shqiptare. Ata ishin shumë të disiplinuar, jepnin gjithçka për shtetin e tyre Shqipërinë. Ne serbët nuk jemi ai ata. Jemi të prirur për kompromise dhe për të kërkuar ku jetohet më mirë. Por nuk duhen fajësuar njerëzit që largohen për një jetë më të mirë. … Vijon me shembullinje tij që është i lindur rastësisht në Beograd… Nuk do të flas keq për të tjerët sot… Jam shumë i mërzitur se njerëzit, nga njëra anë duket, sipas anketave, se nuk e duan zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe nga ana tjetër nuk e dinë se me cilin kemi të bëjmë ne. Ne mendojmë se mund ta ruajmë status kuonë. Por këtu ne nuk kuptojmë dy gjëra. Këtë që do të them e di se as pesë përqind e njerëzve nuk do ta mbështetin, por e di se një ditë dikush do të kujtohet. Njerëz ne përballemi me dëshirën e shqiptarëve që të përmbyllin shtetësinë e tyre. Ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për këtë. Çdo çmim. Në çfarëdo mënyre. Por a e pyesim veten ne: A jemi vallë ne të gatshëm . Qyetarët tanë thonë se më shumë do të donin që të mbetet status kuoja (intervistuese nderhyn: konflikt i ngrirë?). Po. Kjo është e pamundur njerëz. A e mendoni se çfarë do të thotë konfilkt i ngrirë. Mendoni konfliktin e ngrirë mes Rusisë dhe Ukrainës. Kush ju garanton se do ta ruani status kuonë. Këtë nuk e don Europa, këtë nuk e don bota, këtë nuk e duan shqiptarët të cilët në Kosovë dhe Metohi janë 91-92%. Ata nuk e duan këtë. Dhe tashmë e kanë të vërtetuar shtetësinë nga ana e botës Perëndimore. Në këto kushte të mos flas për gabimet tona… reshton : lejimin e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në vitin 2010 Serbia iu drejtua Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, vendojsa e kufirit në Jarinjë dhe Brnjak ku kemi vendosje të kufirit mes serbëve dhe serbëve. Ju pyes çfarë mund të bëjmë nëse ndodh ndonjë konflikt. Apo tu themi epo mund të vrisni popullin tonë. E çfarë më mbetet në dorë. Apo të gjithë e kanë të lehtë. Ia lemë në dorë dikujt tjetër të vendosë në emrin tonë. Prandaj gjatë gjithë kohës kam thënë: Njerëz hajde të gjejmë një zgjidhje kompromisi, sepse pa zgjidhje hyjmë vetëm në probleme për popullin tonë.
Pyetje: Po çfarë zgjidhje ofroni ju. E kemi dëgjuar disa herë fjalën zgjidhje por kurrë nuk kemi dëgjuar ndonjë zgjidhje konkrete?
Vuçiç: Si mund të dëgjoni për diçka deri në fund, në mesin e bisedimeve për diçka. Lufta ime ka qenë tekstualisht si lufta e Davidit kundër Goliadhit, kundër Goliatit që quhet e tërë bota perëndimore dhe shqiptarët, në përpjekje për të marrë diçka për popullin tonë.
Pyetje: A keni qenë afër ndonjë gjejë?
Vuçiç: Nuk kam qenë afër ndonjëfarë zgjidhje. Unë e di se çfarë kërkon populli, por nuk drejtohem nga kjo, sepse shoh diçka më shumë sesa shohin gjithë të tjerët. Jo se jam më i mençur, ka njerëz që janë shumë më të mençur se unë. Por jam në atë vend që mund të di më shumë gjërat se të tjerët. E tani shtrohet pyetje: A dua unë më të mirën për popullin tim apo jo?. E unë dua më të mirën. Por kush më besonte mua kur para pesë vjetësh kur ishim pranë bankrotimit, e u detyruam të ulim pagat dhe pensionet. E tani, pas pesë vjetësh, kemi paga më të mëdha, rritje më të madhe ekonomike. Kemi një ekonomi që e përgëzon FMN-ja, Banka Botërore e gjithë të tjerët. Askush nuk e mendon këtë. Njerëzit mendonin se unë isha budalla dhe ia doja të keqen pensionistëve. Jo i’a doja të mirën njerëzve. Doja të punësoja Serbinë. Dhe në pjesën më të madhe ia arritëm kësaj. Papunësia nuk është më, në pjesën më të madhe, problem për ne. Doja të kishim një ekonomi në baza të shëndetshme. Unë e dua vendin i cili më në fund i ngriti permendore Krajl Pjetrit. A e dini se regjenti e më vonë Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviç nuk ka asnjë permendore në Serbi. Unë dua vendin që mund të luftojë për Kosovën që mund të kërkojë diçka dhe jo vendin nga i cili mund të pritet që vetë ne formalisht të njohim pavarësinë e Kosovës… përsëri i kthehet problemeve të mëparshme: vendosja e kufirit në Jarinjë e Brnjak, pavarësisë së Kosovës kur në çdo javë kishte me nga dhjetë njohje të reja, Gjykatën e Hagës. … I drejtohet gazetarit: hajde Borisllav thuaji popullit a ka qenë saktësisht kështu puna….
Pyetje: U përmend Vojvodina, Baçka, Banati. E dimë se kemi patur njerëz të mëdhenj: Gjuro Jakshicin, Nikolla Teslën, Mihajllo Pupinin që vendosi flamurin serb në Shtëpinë e Bardhë. A kemi sot njerëz të mëdhejn si në atë kohë?
Vuçiçi: Unë mendoj se Serbia, pas një kohe të gjatë, ka ide të mëdha të cilat më duket se dalngadalë po arrijmë t’i definojmë. Do të kemi përsëri shumë rezistencë. Në Novi Sad kam folur në mënyrë programore. Është e pamundur që ne serbët të bashkojmë të gjitha territoret tona. Është e pamundur. Madje as duhet të ëndërrojmë për këtë, për të jetuar në një shtet. Por mund të ëndërrojmë që të bashkohemi ekonomikisht, kulturalisht, nga pikëpamja gjuhësore. Më tej sjell shembull gjermanët që vërtetë humbën territore të ndryshme, Kalininigradin e sotëm, Strasburgun, madje edhe Pragën, por e ruajtën gjuhën, kulturën e e tyre. Duhet të ruajmë kulturën tonë, gjuhën tonë, të forcohemi ekonomisht, të mësojmë nga gabimet që kemi bërë. Të gjitha të tjerat të shpien në humbje. E di se njerëzve nuk do t’iu pëlqejë kjo, por kështu është realiteti. Unë, të udhëheq serbët për të marrë Mostarin, Sarajevën a ku di unë, as që më bie ndërmend. Ne sot duhet të marrim në konsideratë dhe të mësojmë nga të gjitha mësimet e së kaluarës. Nëse atëbotë nuk i kemi nxjerrë mësimet e duhura, sepse zemra na tërhiqte ndryshe, sot duhet të paguajmë çmimin. Përsa i përket Kosovës ne kemi një problem: zemra na thotë një gjë, ndërsa arsyeja diçka tjetër, ndoshta jo krejt tjetër, por gjithsesi tjetër. Ne tani kemi problem të përcaktojmë se çfarë është reale të kemi në Kosovë e Metohi. Vështirë se do t’ia arrijmë.
Pyejtje: Cfarë është kjo, Veriu i Kosovës?
Vuçiçi: Të mos e banalizojmë. Sepse vetëm kjo është për ju lajm. Ky është banalizim i gjithçkaje. Sepse kemi problem me njerëzit që janë të papërgjegjshëm, të rrezikshëm, njerëz që nuk respektojnë asnjë marrëveshje. Është fjala për shqiptarët. Kemi edhe një problem tjetër që i mbivendoset këtij. Për çfarë bëhet fjalë këtu. BE-ja.. Cfarë na kanë dhënë. Jo shumë. Diçka na kanë dhënë por jo shumë.. A sillen në mënyrë neutrale. Nuk sillen. Sepse na kërkojnë , me përjashtim të pesë prej vendeve të BE-së të njohim pavarësinë e Kosovës. E tani kemi një problem shtesë. Me sa mbaj mend unë në këtë moment kemi mbështetjen më të ulët publike për antarsimin në BE. Kurrë nuk ka qenë mbështetje më e ulët. Ju i dini rezultatet e anktetave si edhe unë. Epo pikërisht këtu është rreziku i politikës. Na duhet të bëjmë një politikë që mbart rreziqe. Nga njëra anë kemi të bëjmë me pafytyrësinë, kryeneçësinë, papërgjegjësinë e shqiptare, por duhet të mbetemi në rrugën europiane. Sepse po të mos mbetemi në këtë rugë, po të dalë treni nga shinat ai del nëpër fushë..
Pyetje: Shqiptarët ngrenë taksat 100%, nuk respektojnë marrëveshet Cefta dhe MSA? E si duhet t’ia bajmë si duhet të reagojmë?
Vuçiçi: E çfarë të bëjmë. Të marrim litarë dhe të varim veten? Do të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë për popullin tonë. Kanë filluar të shfaqen probleme në Veri të Kosovës. Mungesë buke..tani kemi edhe problemin se Kfori amerikan na ka rrethuar. Shkon gjithandej nëpër vijën e gjelbër (vijë ndarje asnjanëse, e parashikuar me Marëveshjen e Kumanovës, ku asnjëra prej palëve, as serbe dhe as kosovare, nuk mund të vendosë forca ushtarake, vetëm Kfori. Shënimi im. Xh.F), Na kanë rrethuar në formë gjysëm patkoi. Kanë vënë kamera gjithandej në mënyrë që të zënë ndokend që përpiqet të ndihmojë popullin e tij. Për këtë serbët janë vënë në pozitë në të cilën nuk mund të ndihmojnë popullin e tyre. E pra ata duhej të reagonin në vendosjen e taksës në 10% nuk reaguan. E rritën në 100%. E çfarë duhet të bëjmë tani të themi se nuk duam të hyjmë në Europë. Jo! Jo. Nuk e themi këtë! Shqiptarët kanë mbështetje gjithandej. Sillen si të duan. Përpiqen të bëjnë Shqipërinë e Madhe. E çfarë duhet të bëjmë ne? Të bëjmë Serbinë e Madhe? Jo. Unë u lutem njerëzve në Serbi që të bëjmë politikë të mençur.
Pyetje: E çfarë është politika e mençur?.
Vuçiçi: Politika e mençur është ajo që të punojmë dhe të jemi të fortë. Të mos e humbim atë që kemi arritur. Ka kohë që tashmë nuk humbim. Madje po përpiqemi të fitojmë diçka. Dhe kur them këtë nuk mendoj territoret apo në mënyrë të veçantë territoret. Por duhet të jemi rezistentë, të përgjegjshëm. Të punojmë për ekonominë, për arsimin, kulturën. Për rritjen tonë demografike, për dixhitalizimin.
Pyetje: Shqiptarët kanë një taktikë. Ata shkaktojnë një incident e marrin atë që duan. Deri tani ia kanë arritur.
Vuçiçi: Epo kësaj herë nuk po do t’iu ecë. Dhe ja tani po ju a them. Sot pasdite kisha një bisedë të vështirë me disa njerëz nga BE-ja e ata më thanë hajde të mblidhemi sëbashku që të gjejmë një kompromis. Unë iu thashë. Jo! Nuk shkohet më tej kështu! Kthehuni në pozitën fillestare. Nuk mund të më thoni mua sikur të ishit në garë vrapimi me pengesa ku, pasi kundërshtari ka ecuar disa metra, ju të më thoni hajde fillo garimin. Jo! Të gjithë duhet të kthehen në start! Jo! Kanë shumë ide të „mrekullueshme“ për kompromisin, sikur ne u dashka që atyre tu japim Vallaçin (Liqen artificial). Kanë ide të mrekullueshme ata.
Pyetje: Kush i ndihmon sot shqiptarët?
Vuçiçi: Amerika për ata është nëna dhe babai. E këta të tjerët në Europë janë tetot. Britania, Gjermania, Franca janë tetot e tyre.
Pyetje: Hashim Thaçi ka shkuar sot në Amerikë Cfarë prisni nga takimet që do të ketë atje?
Vuçiçi: As ka patur nevojë të shkojë. Do të kërkojë mbështetje që do ta ketë.
Pyetje: A kemi ne mbështetje në këtë tabelë shahu?
VuçiçI: Epo luftojmë. Kina dhe Rusia janë me ne. Kemi mbështetje edhe nga shtete të tjera. Kjo u pa edhe në rastin e Interpolit. Por me sa duket këto nuk mjaftojnë,. Pozita jonë ëhstë e vështirë. Por luftojmë. Të ruajmë pozicionin në tabelë.
Pyetje: Çfarë do të bëjë Serbia tani. Të mbetet në protestat paqesore?
Vuçiçi: Nuk është kjo pyetja. Për ta kuptuar sesa e madhe është loja. Shih se çfarë bënë me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Ai është vrarë me 16 janar. Kjo ishte dita kur u shpallën zgjidhjet lokale për Beogradin. Dikush zgjodhi këtë moment të veçantë. Do ta shqyrtojmë më vonë këtë. U duhej të arriheshin disa rezultate me këtë. Sot në Beograd, është dëgjuar Millan Radojçiçi, njeriu i cili një ditë pas vrasjes u akuzua nga të gjitha anët, nga të gjithë shërbimet sekrete të huaja, nga ato media që shkruajnë se Vuçiçi është fashist do të vrasë gjithë popullin. Përpiqen të më mundin në këtë mënyrë sepse nuk mund të më mundin ndryshe. Dhe gjatë tërë kohës e shenjuan atë si vrasësin e Oliver Ivanoviçit. …
Vijon Debat me gazetarin se a ka qenë kështu apo jo??
Vuçiçi: Serbia ka shumë njohuri rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Por ne, në ndryshim nga disa të tjerë, kemi heshtur gjatë gjithë kohës dhe nuk kemi dalë në publik. Unë mendoj se gjithçka ka bërë Prishtina deri më sot ka qenë punë koti. U kemi thënë hajde na jepni gëzhojat! Ju bëni studimet balistike! Vetëm për 24 orë na jepni gëzhojat. Të shohim nëse është Hekler Koh apo nga ndonjë lloj tjetër pushke, nga e cila është qëlluar në një prej vendeve përreth nesh në vitin 1992. të shohim nëse jemi ne apo ju në të drejtën. Deri më sot nuk na i kanë dhënë gëzhojat. Por tani ka mundësi se mund të na japin ndonjë gjë tjetër. Ne ua kemi kërkuar ato pesë ditë pas ngjrjes dhe nuk na i kanë dhënë. Gjithçka kanë kërkuar ata ne ua kemi dhënë. Kjo për shkak të dëshirës që kishim që kjo çështje të zgjidhej. Cfarëdo budallai që flet nëpër Serbi se di diçka për vrasjen ata menjëherë kërkojnë të bisedojnë me të. E kështu pyesin Sasha Jankoviçin. … Nga pyetjet që i kemi bërë jemi në dijeni se Millan Radojçiçi nuk e ka vrarë Oliver Ivanoviçin. E këtë polcia serbe mund ta pohojë me siguri të plotë. Millan Radojiçin e kanë pyetur në mënyrë formale me 21 shkurt. Kanë dashur ta vrasin për të humbur gjurmët. Për të thënë se ky e ka vrarë po ja u vra. Kanë dashur ta vrasin edhe para disa ditësh kur shkuan forcat speciale për ta arrestuar në shtëpi në Mitrovicë. (Numuron me saktësi numurin e forcave speciale: sa kanë qenë në hyrjen kryesore e sa prapa shtëpisë etj)…Ai është larguar prej aty dhjetë minuta para se të shkonin aty forcat speciale të policisë së Kosovës.
Pyetje: Përse është zgjedhur pikërisht tani ky tajming për krizën në Kosovë?
Vuçiçi: është zgjedhur ky tajming sepse ata e shohin se Serbia kurresesi nuk pranon të poshtërohet e ata do të dëshironin ta poshtëronin. Sikur ta kishin vrarë para dy ditësh e kush do të mund të thoshte se Millan Radojiçiçi nuk e ka vrarë Oliver Ivanoviçin. Radojçiçi ka pranuar të kalojë makinën e poligrafit dhe ka dalë se ai nuk e ka vrarë Oliver Ivanoviçin. Jo vetëm se nuk e ka vrarë por as ka marrë pjesë në organizimin, logjistikën e vrasjes e as ka ndihmuar ta vrasësin. E ja se çfarë thonë tani. Nuk e kemi Millan Radojçiçin. Përfytyroni, arrestojnë sekretaren e Oliver Ivanoviçit. Ajo, sipas tyre, paska dijeni se kush i ka fshehur provat.
Pyetje: E çfarë do të bëjë tani Lista Srpska, a do të qëndrojë në qeveri?
Vuçiçi: Lista serbe ka kohë që nuk është në qeveri. Por puan është se ata nuk mund të zgjedhin qeveri të re sepse nuk kanë shumicën. Ata tani po kërkojnë të gjejnë ndonjë serb që të bashkëpunojë me ata.
Pyetje: Tani Haradinaj sikur po punon për zgjedhje të reja?
Vuçiçi: Mos i interpretoni kështu. Ata nuk mund të bëjnë asgjë pa ua shkelur syrin dikush
Pyetje: Ndokush nga vendet Perëndimore?
Vuçiçi: E di mirë por nuk po e them.
Pyetje: Bashkësia ndërkombëtare po punon për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ato fotot e sotme nga Peja. Tërë qeveria e Prishrinës, tërë qeveria nga Tirana imitojnë atë futbollistin zviceran Xherdan Shaqiri…
Vuçiçi: Kjo më shumë ngjet me këndezat sesa me shqiponjat. Duke iu drejtuar fotos në monitor: Vërtetë që më shumë ngjet me këndëzat sesa me shqiponjat. Për këtë ne të gjithë do të kishim shkuar në Hagë të gjithë. Por çfarë të bëjmë. Nuk jam i mrekulluar në mënyrë të veçantë, sepse nuk shoh këtu as shumë mençuri dhe as shumë dituri, as shumë ide. Këndezin mund ta imitoni gjithmonë ky nuk është problem i madh. Unë nuk jam i frikësuar, përveçse nuk jam i lumtur për shkak të papërgjegjësisë së tyre.
Pyetje: Ai mund të themi se sot në Pejë filloi procesi i aneksimit të kosovës nga ana e Shqipërisë?
Vuçiçi: Nuk ka filluar sot kjo. Kjo ka filluar kaherë. Shiko. Ata nuk e kanë flamurin e Kosovës askund. Ku keni parë që flamuri i Kosovës të mos jetë i pranishëm në Kosovë. Ata kanë varur flamurin e Shqipërisë sepse ai është flamuri i tyre i përbashkët. (I drejtohet fotos ky Kryeministrat Rama dhe Haradinaj nënshkruajnë flamurin). Ja e shikon. Edhe kjo është një tregues. Ata kanë një flamur. Ata festojnë ditën e flamurit shqiptar. E të gjithë në Europë bëjnë budallain. Të gjithë heshtin.
Pyetje: A ua thoni këtë atyre në Europë.
Vuçiçi. Ua them vazhdimisht. Kam dëgjuar në mbledhjen e partive Popullore, duke biseduar me një politikan me influencë më tha: Në Europë vetëm shqiptarëve u lejohet gjithçka.