Tanja Fajon: Refugjatët, Shqipëria duhet të luajë rol të rëndësishëm

Zonja Fajon, ju jeni një vizitore e shpeshtë në Shqipëri dhe e keni parë Shqiëprinë të ndryshojë me kalimin e viteve duke qenë se edhe keni qenë shumë aktive në lobimin për liberalizimin e vizave. A shihni ndryshime akoma?

Që nga hera e fundit që isha këtu, por edhe po të shohim hisdtorinë 25 vjeçare që keni kaluar nga një regjim shumë i mbyllur, dua të them se nuk mund të krahasoheni me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse ka qenë një vend shumë i mbyllur por në këto 25 vjet e në vazhdim, progresi është domethënëns. Ju u bashkuat me NATO, jeni vend kandidat për BE dhe keni regjim të lirë vizash për të cilën unë punova shumë. Ishte një hap domethënës, i qartë për gjeneratën e re. Nga ana tjetër, duke parë progresin, sigurisht që ka shumë për të bërë por shqetësimi im kur erdha këtu dhe me çfarë dëgjova në Tiranë, shumë të rinj vitin e shkuar u larguan nga vendi. Është diçka që nuk po e përjeton vetëm Shqipëria por të gjitha vendet e Ballkanit, edhe vendi im. Kjo është diçka që duhet ta ndryshojmë, që do të thotë se duhet të investojmë më shumë tek gjenerata e re dhe të bëjmë ekonomitë dhe mundësitë e punësimit më të mira në vendet tona.

Çfarë arsyesh të tjera ju thanë se kanë të rinjtë shqiptarë për t’u larguar nga Shqipëria?

Të ndryshme, por më së shumti pakënaqësia apo mungesa e punës. Ata duan tëq gjejnë mundësi pasi të mbarojnë studimet, të dalin jashtë për të kërkuar një jetë më të mirë, por në shumë raste kam dëgjuar shumë njerëz që edhe pse kanë arritur diçka, do të donin të ktheheshin përsëri në Shqiëpri. Kjo është natyrisht në natyrën tonë, pra është e rëndësishme të krijojmë kushtet që këta njerëz të mund të kthehen dhe të jenë një vlerë e shtuar në vendet tona. Kjo është shumë e rëndësishme. Është mirë të fitosh një eksperiencë pune jashtë shtetit, të mësosh diçka por është akoma më mirë nëse mund ta sjellësh këtë eksperiencë në vendin tënd.

Të dhënat e fundit tregojnë se më shumë njerëz po e lënë vendin se sa po kthehen por ka një dëshirë për t’u kthyer dhe për të kontribuar. Përse po largohen të rinjtë nga Sllovenia?

Ky është paksa një fenomen i ri. Ne kemi provuar ‘largimin e trurit’. Ne jemi një vend i ri, siç e thashë 25 vjet i pavarur. Kemi patur një progres të madh. Shoqëria ka arritur me të vërtetë shumë në një kohë të shkurtër. NATO, BE, njohjet ndërkombëtare, ekonomi e mirë, të rinjtë kishin mundësinë të udhëtonin lirisht, të arsimoheshin jashtë, të punësoheshin jashtë, kjo ishte e gjitha pjesë e Bashkimit Europian. Por tani në Slloveni jemi në një situatë të tillë, ne kaluam një krizë ekonomike, ashtu si vendet e tjera europiane, por nga ana tjetër ata përfunduan studimet, krijuam një gjeneratë shumë të arsimuar por nuk kemi punë për të gjithë. Harruam paksa për aftësitë profesionale, punët që janë njësoj të rëndësishme dhe që nuk kërkojnë diploma universitare apo si këto. Pra këto janë disa arsye që të rinjtë kërkojnë mundësi më të mira jashtë shtetit dhe sepse edhe neve ashtu si vendet e tjera në Europë, na mungojnë vendet e punës.

A është BE një vend më i mirë?

Duke marrë parasysh krizën e refugjatëve, kërcënimin nga terrorizmi, paaftësia për të marrë vendime të shpejta kur bëhet fjalë për problemet ekonomike që BE po përballet. Pra është me të vërtetë BE diçka që vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë t’i bashkohen dhe a është një ambient mikpritës? Sigurisht. Dua të them se akoma më shumë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE. Une kam ndjekur politikën europiane për 15 vitet e fundit. Është e vërtetë ajo që thoni. Bashkimi Europian ka ndryshuar shumë dhe për vite kemi kaluar nga një krizë në një krizë tjetër. Tani po përballemi me krizën e emigrantëve, kemi kërcënime terroriste dhe për këtë na duhet akoma më shumë solidaritet. Bashkësia mbase nuk do të jetë ashtu siç ka qenë por me siguri do të jemi të lidhur nga interesi ynë i përbashkët. Vetëm imagjinoni një vend si Gjermania, apo vendi im Sllovenia në një botë të globalizuar ku kemi të njëjtat sfida si terrorizmi, si ndryshimi klimatik, energjia, duhet të punojmë sëbashku. Jam shumë e bindur se Shqiëpria është pjesë e Europës. Ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë. Bashkimi Europian nuk do të ndahet, nuk do të zhduket, duhet të forcohemi dhe bindja ime e fortë është se do ta bëjmë së bashku me Ballkanin.

Gjeografikisht dhe kur bëhet fjalë për Europën dhe identitetin, është e vërtetë, Shqipëria është pjesë e Europës por akoma nuk është pjesë e institucioneve të saj. Akoma po përpiqemi të marrim rekomandimin për të hapur negociatat. Ka shpresë se do të ndodhë në fund të këtij viti por ka disa reforma që duhen përmbushur, disa kushte për të marrë rekomandimin. Jeni optimiste pas vizitës suaj në Tiranë dhe takimeve me politikanët shqiptarë?

Unë jam nga natyra optimiste. Kjo nuk do të thotë se mund të them që do t’ia dilni. Do të doja shumë ta shihja sepse ashtu siç e thatë edhe ju, sigurisht Shqiëpria nuk është gati akoma. Është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Në Slloveni vazhduam negociatat për më shumë se 6 vjet. Procesi i reformave nuk është diçka për Brukselin, duhet ta kuptojmë, kjo është shumë e domosdoshme. Ne po diskutojmë reformën në drejtësi që është për Shqipërinë thelbësore tani përpara verës në mënyrë që të rekomandojmë, komisioni të rekomandojë fillimin e negociatave për anëtarësim. 98% e qytetarëve shqiptarë besojnë se është e rëndësishme sepse problemet e tyre nuk marrin zgjidhje nga sistemi gjyqësor. Për këtë duhet ta kryeni atë dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë politikanëve, qeverisë, opozitës dhe çdokujt në vend, edhe vetë medias. Pra, sinqerisht shpresoj për të mirën e vendit, që të kapni këtë moment sepse ky vit mund të jetë thelbësor. Vitin e ardhshëm do të keni fushatën elektorale dhe edhe shumë vende europiane do të kenë zgjedhje dhe shumë kohë e çmuar mund të humbasë.

Le ta bëjmë më të qartë për shikuesit tanë. Reforma në drejtësi duhet të miratohet përpara sesionit të verës dhe është mundësia e fundit që kemi për të hapur negociatat në fund të këtij viti?

Është mundësia e fundit që këtë verë komisioni europian duke parë implementimin, të mund të rekomandojë ditën e hapjes së negociatave në samitin e këtij dhjetori. Kjo është diçka që Sllovenia, shumë vende europiane madje edhe parlamenti europian po e kërkon. Nëse Shqipëria nuk arrin ta bëjë në fund të majit që është si një lloj afati, atëherë kam frikë se disa vite mund të humbasin.

Ju e takuat Kryeministrin, liderin e opozitës, pra ju e keni një ide se çfarë po ndodh në prapaskenë sepse ju mund të mos e keni parë se çfarë ndodh në parlament. Ka akoma debate serioze që vazhdojnë dhe jeta demokratike e parlamentit, institucionet legjislative janë pothuajse të bllokuara, debate të rënda ndodhin midis maxhorancës dhe opozitës. Pasi i keni takuar ata, cila është përshtypja juaj?

Jemi afër miratimit të reformës apo jo? Do t’ju them sinqerisht se cila është përshtypja ime. Pata mundësinë të flisja me përfaqësuesit të qeverisë, të opozitës, edhe të institucioneve europiane dhe përfaqësive të huaja në Shqipëri. Përshtypja ime është se të dyja palët kanë me të vërtetë vullnet për të bërë një kompromis, për të miratuar këtë reformë sepse ka një kërkesë të lartë që është në mes.

Kush po e pengon?

Ndoshta interesa politikë të ndryshëm, ndoshta …

Pra palët nuk kanë qenë aq shumë të ndershëm…

Shpresoj të jenë të ndershëm në atë që më treguan mua që duan ta kryejnë deri në verë, Sinqerisht kam këtë përshtypje që ka një përpjkej të përbashkët por edhe kjo është e mundur, kam njohur paksa nga e shkuara e politikës shqiptare. Unë shpresoj sepse kjo është diçka që politikanët e të gjitha krahëve mund të jenë të lumur sepse nëse mendon se shumica e shqiptarëve po e kërkojnë me të vërtetë, pra në fund është edhe një lloj përgjegjësie e politikanëve kryesorë në vend. Pra unë shpresoj por nuk e kam unë në dorë, topi është në fushën tuaj.

Ligji i dekriminalizimit. Disa nga kolegët tuaj në parlamentin europian janë angazhuar për të bërë të mundur miratimin e këtij ligji. Mendoni se e ka dëmtuar imazhin e Shqiëprisë në Bruksel ideja se na duhet një ligj dekriminalizmi për të mbajtur njerëzit që kanë rekorde kriminale larg parlamentit?

I kam ndjekur përpjekjet e kolegëve dhe miqve të mi, zotit Kukan dhe zotit Flenckenstein dhe jam në kontakt të afërt me të dy ata. Mendoj se kanë bërë përpjekje të mëdha për të sjellë mbështetje dhe dukshëm është e nevojshme të kesh mbështetje nga jashtë dhe ne do të vazhdojmë të japim. Nuk mendoj se reputacioni për të cilët folët është dëmtuar. Ne bëmë një hap final të rëndësishëm dhe tani presim të shohim implementimin e tij. Kjo është një kërkesë e vështirë, po vazhdojmë të bëjmë presion të vazhdueshëm. E di që opozita akoma kërkon disa amendamente por Parlamenti Europian, ajo që unë mbështes fortë, është se nga ana jonë kemi përpjekje të përbashkëta politike për të arritur konsensus sërish mes palëve.

Zonja Fajon, ju më përpara keni qenë gazetare. Ju mungon raportimi apo e keni ushtruar në një mënyrë?

Unë raportoj çdo ditë për punën time apo punën e politikës europiane, kam kontakte të përheshme me gazetarë por më mungon gazetaria profesionale. Në shumë vende po ndjekim legjislacionin për mediat, edhe në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri shohim se pas krizës ekonomike, pas revolucionit dixhital, tabloja e medias po ndryshon shumë dhe profesionalizmi nuk është në nivelin që unë dua të shoh, besueshmëëria e shtypit gjithashtu dhe kushtet për gazetarët. Kjo është diçka që na shqetëson gjithmonë, si në Itali, Hungari, vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, është thelbësore që të sigurojmë lirinë e medias, pluralitetin e medias dhe shpresoj që mjedisi për median në Shqiëpri të përmirësohet gjithashtu.

Ku ishit ju kur ndodhën sulmet në Bruksel?

Shumë afër sulmeve sepse aty ishte stacioni im i metrosë të cilin e përdor çdo ditë për të shkuar në zyrë, edhe atë ditë e përdora por kalova më herët dhe ishim në zyrë, dua të them se sapo filluam mbledhjen kur morëm informacionin e parë dhe ishte një shok, ishte një shok i vërtetë dhe nuk e prisnim. Gjithë ditën ndejtëm mbyllur në ndërtesë, na rekomanduan të mos dilnim, ishte e paqartë se çfarë do të ndodhte por më pëlqeu reagimi i popullit belg dhe gjithashtu me të gjithë europianët që ishim në Bruksel, ishim deri në mbremje jashtë dhe treguam forcën tonë dhe solidaritetin që terrori nuk do të fitojë dhe që nuk kemi frikë.

Si përballeni me frikën kur jetoni në një nga kryeqytetet europiane?

Kam frikë se ky është realiteti që duhet të jetojmë në një farë mënyrë. Sulmet terroriste nuk ishin diçka e re në tokën europiane. Ishim duke u përballur me ta por ajo që është e nevojshme është që të luftojmë rrënjët e tij. Ne kemi shumë të rinj të radikalizuar në vendet tona, gjenerata që kanë ardhur dhe janë radikalizuar dhe ky është një produkt i shoqërisë. Pra, kjo është diçka mbi të cilën duhet të punojmë më shumë, me radikalizimin por unë nuk dua të ndjej frikë sepse kjo është saktësisht ajo që terroristët duan të arrijnë dhe duhet të luftojmë gjithashtu atë që po ndodh jashtë europës. Nëse shohim gjithë valën e emigrantëve që po vijnë në Europë, ata në fakt po largohen pikërisht nga lufta dhe terrori në vendet e tyre.

Është e drejtë të thuhet se Europa ka dështuar të menaxhojë krizën e refugjatëve?

Po, është e drejtë të thuhet dhe është e vështirë për mua ta them këtë. Por nuk është problem të shohësh 1 milionë e gjysmë njerëz që vijnë në Europë. Problemi është shpejtësia dhe që nuk ishim gati. Që nuk kishim një politikë të përbashkët, që nuk po e menaxhonim mirë dhe kishim mungesë solidariteti dhe ky ishte problemi kryesor sepse qeveritë europiane nuk bashkëpunojnë më për këtë krizë.

Ka akoma mijëra njerëz që jetojnë në mes të rrugëve të Greqisë…

Sapo jam kthyer këto ditë nga Maqedonia në kufi me Greqinë dhe pak përpara isha në Turqi dhe në kufirin sirian. Mund t’ju them se është një katastrofë humanitare të shohësh gjithë këta njerëz që jetojnë në kushte të tmerrshme dhe këtu përsëris apelin tim për të gjitha qeveritë europiane që më në fund duhet të ndërgjegjëohemi se është përgjegjësia jonë e përbashkët. Të gjitha vendet duhet të ndajnë barrën. Sigurisht duhet të forcojmë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian por sërish duhet të ketë një përgjigje humanitare, duhet të ndihmojmë njerëzit që janë tashmë në Europë.

Do ketë Shqiëpria rolin e saj në krizën e refugjatëve?

Ka patur një diskutim të gjatë nëse rruga e emigrantëve do të ndryshonte dhe të prekte Shqipërinë. Për disa arsye nuk ka ndodhur por asgjë nuk është e pamundur, pra nëse emigrantëve do t’u duhej të gjenin një rrugë tjetër, Shqipëria do të duhet të luajë një rol të rëndësishëm gjithashtu, po. – “Ora News”.

 

 

SHKARKO APP