Taulant Balla: Reforma në drejtësi, politikanët para ligjit

Reforma në Drejtësi do të çojë para ligjit deputetë dhe ministra, – kështu pohoi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Tema Tv. Balla theksoi se shqiptarëve nuk mund tu kthehehet besimi tek drejtësia, nëse nuk dënohen përgjegjësit për çështje të rëndësishme, si Gërdeci, aferat korruptive të rrugës së Kombit, vrasjet politike të 21 Janarit etj. Duke u ndalur tek dekriminalizimi i politikës, deputeti i majtë theksoi se falë ndryshimeve ligjore, në vitin 2017 nuk do të ketë më në lista, persona të inkriminuar.

Zoti Balla, dua ta nisim këtë intervistë me raportin e DASH. Shqipëria është cilësuar si vend problematik dhe është vënë theksi tek korrupsioni në radhët e zyrtarëve të lartë. Cili është komenti juaj lidhur me këtë pikë të tij?

Së pari, dua të theksoj që ky është një raport mjaft i respektuar sepse buron nga një institucion shtetëror amerikan . Së dyti, doja t’i tërhiqja vëmendjen çdo politikani, që për raporte të tilla duhet që minimalisht që raporti të lexohet. Është konstatimi i radhës për mënyrën sesi kryetari i opozitës dhe kryetari i PD-­së Lulzim Basha u shpreh për këtë raport. Dukej qartë që nuk kishte lexuar qoftë edhe një faqe nga raporti, apo dhe ai që i kishte shkruar deklaratën nuk e kishte lexuar. Ndaj të njëtin vlerësim që bëri MPB lidhur me raportin. Sigurisht raporti identifikon problematika ende të pazgjidhura tërësisht , por e vërteta është që raporti vlerëson disa arritje, që janë krejtësisht të dukshme në përballjen e qeverisë shqiptare, institucioneve ligj zbatuese, përsa i përket adresimit të problemit të trafikimit. Po të marresh ecurinë ndër vite të Shqipërisë, ka një përmirësim të dukshëm. Ndërkohë nxis institucionet ligjzbatuese shqiptare që ta lexojnë raportin me korrektesë , të nxjerrin prej tij problematikat e identifikura dhe të ndërtojnë një “roadmap” për mënyrën si adresohen këto probleme.

Pyetja ishte për korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Çfarë po bën kjo qeveri për ta shmangur këtë fenomen?

Jo vetëm raporti i fundit, por raporti i cili është i përvitshëm për progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE, siç është raporti i progresit që publikohet nga KiE identifikon korrupsionin si një ndër problemet akute. E vërteta është se një ndër problemet kryesore në luftën kundër korrupsionit është një listë e rasteve të ndëshkimit të korrupsionit në nivel të lartë dhe gjithmonë bëhet ky evidentim, sepse Shqipëria është një ndër vendet që nuk ka kryeministra , ministra, deputetë apo zyrttarë të tjerë të lartë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për korrupsion. Korrupsion ka, por unë besoj që reforma në drejtësi e cila është edhe elementi kryesor në axhendën qeverisëse , në shtator e tutje është hapi më i madh që Shqipëria hedh në këto 25 vite drejt luftës pa kompromis kundër kësaj sëmundje kaq të rëndë të shoqërisë sonë siç është korrupsioni. Kur flasim për korrupsion nuk duhet të kuptojmë vetëm ndëshkimin në nivel drejtuesish. Problemi më i madh është korrupsioni në gjyqësor, sepse strumbullari i gjithë këtij problemi është gjyqësori dhe gjyqtarët e korruptuar. Nuk do kemi politikanë pas hekurave nëse nuk do ndërtojmë sistem gjyqësor me gjyqtarë të paaftë. Gjyqtarët e korruptuar janë ata që kanë bllokuar këtë proces kaq të rëndësishëm edhe të pastrimit të politikës , me elemetë të korruptuar apo me precedent të tjerë penalë të rrezikshëm.

Si mund të pastrohen nga sistemi i gjyqësorit këta gjyqtarë të korruptuar?

Shpreh vlerësimin tim për punën e Komisionit të Reformës në Drejtësi nën drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, por dhe me asistencën e vyer të ambasadës së SHBA dhe të Komisionit Evropian, nga delegacioni i kryesuar nga Vllahutin. Kjo ka bërë që të ecim në një trase serioze drejt një modeli të ri të sistemit gjyqësor, të jenë të drejtë me moralin minimal të një shteti, ku nuk mund të pranohet që një i korruptuar të dënojë një të korruptuar tjetër.

Duhet që një gjyqtar i korruptuar të largohet dhe të zëvendësohet me një gjyqtar, i cili veprimin e bazon në Kushtetutë, mbi kode dhe ligje. Besoni se kjo do të ndodhë vërtetë?

Unë jam i sigurtë sepse së pari janë faza që kanë kaluar mjaft vende të tjera që në ecuri procesi kanë ecur më shpejt se ne . P.sh Krocia ,10 vite më parë në Kroaci gjyqësori ishte më i korruptuar sot, ai gjyqësor ka mundësuar që të ketë kryeministra , ministra , apo deputetë në burg. Modeli romun është ndër më të mirët, se ka dënuar mbi 38 deputetë, 3 ministra , 1 kryeministër.

Besoni se do dënohen në Shqipëri , ministra, kryeminista apo ish­kryeminsitra?

E rëndësishme është që të ngresh sistemin. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin , por sistemi korrupton njerëzit. Duhet të ngresh një sistem të drejtë, që të hetohet deri në momentin e fundit. Duhet të ngrejmë besimin e qytetarëvenë sistemin e drejtësisë . Lëreni studion dhe shkoni në dyert e gjykatës dhe pyesni qytetarët . Qytetarët shqiptarë mendojnë se gjyqtarët në pjesën më të madhe janë të korruptuar dhe të ndikuar politikisht. Ashtu si dhe politikanët… Janë gjyqtarët që bëjnë drejtësi. Për të shkuar në burg nuk është vendimi i një politikani, por i një gjyqtari. Deputetët bëjnë ligje, gjyqtarët japin vendime gjykate që janë shumë të rëndësishme sepse ato garantojnë që ligjet të zbatohen. Shqipëria nuk ka ligje të këqija, por një legjislacion në përmirësim, por ka ende problematika në lidhje me implementimin, nuk implemetohen kode, nuk implemetohen ligje.

Në një deklaratë të fundit deputeti Eduard Halimi deklaroi se PD do ketë një axhendë tjetër nga maxhoranca për reformën në drejtësi?

Reforma në drejtësi ka disa urgjenca dhe nuk mund të vonohet më. Së pari arsyeja është shumë e thjeshtë , Shqipëria ka një maxhorancë qeverisëse ,që reformën në drejtësi ka përcaktuar si një prej çështjeve të veta më të rëndësishmet në mandatin e parë të qeverisjes. Shpresoj që gjithçka ka deklaruar Halimi të mos jetë një strategji për të bllokuar procesin. Është shprehur se metodologjia e maxhorancës është e gabuar përsa i përket reformës. Nëse fillohet me këto naze të kota, sigurisht që kjo konfirmon se ka një pretendim për të ndalur ecurinë e procesit. Unë dua të drejoj gishtin tek ish maxhoranca dhe opozita e sotme . Ata kanë një përgjegjësi morale jo vetëm, por edhe politike për degradimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ajo që duhet sot është që të gjithë të biem dakord që ky sistem është i korruptuar, jo funksional, është tërësisht në dëm të interesave të shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe që duhet rindërtuar nga fillimi në konceptim tim për situtën e nderë ku ndodhet sistemi i drejtësisë . Dhe që të bëhet e gjitha kjo duhet që edhe opozita të bëhet pjesë. Metodologjia është çështja më e thjeshtë se pse ka pasur në bazën e saj dy elementë kryesorë: Së pari, është përshkrimi dhe fotografimi dhe nxjerrja e problemeve kryesore që ka sot sistemi , ndër të cilat prevalon korrupsisoni dhe së dyti, marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet kompontetëve që përbëjnë sistemin e drejtësisë të funksionojë në atë mënyrë, që të bëhet drejtësi dhe të zbatohet ligji në këtë vend. Unë i bëj thirrje që dyert dhe hapësira e komisionit të posaçëm është e hapur për kontributin e opozitës , por opozita duhet të jetë bashkëpunuese jo bllokuese. Reforma në drejtësi do të bëhet ,ritheksoj këtu dhe atë që kancelarja Merkel theksoi në Tiranë që vjeshta e këtij viti dhe përfundimi i reformës në drejtësi janë çelësi i hapit tjetër i të rëndësishëm që Shqipëria duhet dhe do të hedhë në procesin e përafrimit të saj me BE dhe kjo ka të bëjë me hapjen e negociatave për antarësim. Është i domosdoshëm procesi i hapjes së negociatave , sepse procesi i negociatave siç ka ndikuar pozitivisht në shumë vende , do ndikojë pozitivisht dhe në Shqipëri. Ne nuk duhet të humbim shpejtësinë e procesit të integrimit Europian, sepse shqiptarët meritojnë një klasë politike të përgjegjshme për fatet e integrimit europian. Rikthehemi tek reagimi i ambasadës së SHBA­ së, që ka të bëjë me dekriminalizimin e politikës . U duk sikur ishte një shuplakë për politikën, cilësimi si i turpshëm i një deputeti shqiptar i dënuar për trafik të qenive njerëzore Procesi i adresimit të personave me rekorde kriminale të cilët kërkojnë apo mbajnë pozicione publike është një proces që tashmë ka marrë një udhë zgjidhjeje dhe unë jam besimplotë, madje ju garantoj gjithashtu se do të ketë një ecuri shumë më të shpejtë duke filluar nga shtatori. Për çdo qytetar që na ndjek para pak kohësh, para zgjedhjeve lokale , maxhoranca dhe unë si kreu i grupit parlamentar të PS­së depozituam në Kuvend një draft ligjor shumë të mirë për parandalimin e aksesit në pozicione publike të elementëve kriminal të korruptuar , të dënuar, në proces hetimi në vendet e BE apo SHBA dhe besoj se ju si gazetare e kujdeshme e mbani mend qëndrimin negativ që mbajti PD përkundrejt këtij projektligji, që ishte gati për tu votuar në Kuvend . Sot në Shqipëri nuk ka një kuadër ligjor parandalues dhe ajo që ne do të bëjmë me apo pa opozitën , bazuar në eksperiencat e vendeve te tjera , madje kemi marrë një opinion të vlefshëm nga Komisioni i Venecias . Opinion i komisionit të Venecias i është vënë në dispozicion komisionit dhe Kuvendit dhe mund të ndërtohet një ligji qoftë sipas modelit Italian , sigurisht duhen verifikuar edhe modele të tjera. Ky deputet, që është cituar nga amabsada e SHBA, është pjesë e grupit të PD­së, të PS­-së.

Kush është ai?

Ajo që po ju them është që deklaratat e partnerëve, raportet e partnereve janë dokumenta mbi të cilat ndërtohet një analizë e shëndoshë për riparimin e problemeve dhe unë po ju them me garanci të plotë që procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare , që politikisht korrekt duhet quajtur, procesi i adresimit të problematikës së personave me rekorde kriminale që kërkojnë apo mbajnë ofiqe publike është në rrugë të mbarë. Një gjë është e sigurtë, që në zgjedhjet paralamentare të vitit 2017, kur të paraqiten listat e kandidatëve në KQZ, verifikim i figurave do të ketë kaluar përmes një procesi ligjior të vendosur në aplikim. Në 2013 të paktën grupi paralamentar dhe deputetët e PSsë, që kanë kaluar në listat e zgjedhjeve kanë kaluar në një screen jo institucional , thjesht secili prej tyre ka paraqitur një skedë sipas dëshmisë , e cila quhet dëshmi penaliteti, e cila rezulton e pamjaftueshem për verifikimin e plotë të figurës së një politikani. Lufta për një pastrim të politikës nga persona me rekorde kriminale është nga ana jonë pa kompromis dhe duhet të përfshijë përveç veprave penale të kriminalitetit të rëndë duhet të përfshijë edhe veprat penale të korrupsionit. Duhet ndëshkuar si vepër e rëndë, se është një prej plagëve më të rëndësishme që ka marrë ky popull dhe shoqëri në këto 25 vite tranzicion . Kuadri ligjor që kërkojnë partnerët tanë përsa i përket personave me çështje kriminale do të jetë një prej modeleve më të mira në Europë. Në zgjedhjet e 21 qershorit u fol shumë për mos të lejuuar kandidatë të inkriminuar, por disa prej tyre shpëtuan I vetmi kandidat , në fakt janë dy por njëri bëri sikur u tërhoq , flas për kandidatin e PD në Këlcyrë, ndërkohë që në 61 njësi vendore, i vetmi kandidat që kishte një vendim gjykate , i dënuar për korrupsion ka qenë kandidatë i PD­së në Kamëz. Unë nuk jam vënë në dijeni dhe nuk më rezulton të ketë një vendim gjykate të formës së prerë për një kandidat të PS­së për veprën penale të sipërcituar. Legjislacioni shqiptar sot , kushtetuta shqiptare sot njohin të drejtën e zgjedhjes dhe të votës për çdo qytetar shqiptar. Me të bërë ndryshimet ligjore ku do të vendosim një sistem verifikimi të figurës, të background të rekordeve kriminale ,atëherë e drejta për të kandiduar është e kufizuar me ligj. Kushtetuta na e ka lënë këtë, por përfitoj nga rasti të them që jemi në një process ku reforma në drejtësi sigurisht do prek edhe Kushtetutën. Unë bëj pjesë në ata deputetë që mendojën se edhe procesi i adresimit të personave me rekorde kriminale që mbajnë pozicione publike, të ecë krah për krah me reformën e drejtësisë , se Kushtetuta nuk është një copë letër që hapet e mbyllet sa herë të duash , por porpocioni ndryshues në Kushtetutë për reformën në drejtësi të prekë edhe nevojat që vijnë nga adresimi i personave me rekorde kriminale që janë në politik apo duan të hyjnë në politikë.

Publiku pret dënime të bujshme që t’i kthehet besimi tek drejtësia, është 21 janari ende pa fajtorë…

Të falenderoj për pyetjen. Unë shpresoj dhe besoj që çështjet e bujshme , çështje që kanë minuar besimin e publikut shqiptar në sistemin e drejtësisë, që janë : Shpërdorimi i fondeve publike në rrugën Durrës –Kukës , ku Lulzim Basha është i dyshuar për vjedhjen e 239 milionë dollarëve , tragjedia e Gërdecit, ku ka qenë i përfshirë i biri i kryeministrit dhe ministra të qeverisë Berisha madje dhe vetë ish­kryeministri Berisha , vrasjet politike të 21 janarit, ku është i përfshirë me urdhra dhe shpërdorim detyre kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha , që kanë minuar besimin e publikut se në këtë vend mund të bëhet drejtësi. Pa u dhënë një vendim gjykate për fajësinë apo pafajësinë për të akuzuarit publik të këtyre dosjeve, atëherë nuk do të kthehet besimi. Prokuroria dhe institucionet e gjykatës të mos i heqin nga axhenda e punës këto çështje. Ka qenë dhe një ndër premtimet e rëndësishme elektorale, angazhimi për dënimin e fajtorëve për çshtjet e bujshme… Angazhimi moral i yni është që të ngrihet një sistem drejtësie që të dënojë fajtorët, qofshin socialist a demokratë për çdo vepër penale. Do kemi deputetë , ish­funksionarë të dënuar…

Do të ndodhë kjo gjë?

 Po do të ndodhë.

SHKARKO APP