Të Paekspozuarit, Lazarati, fundi i një “Republike”, Ngjela: Shteti të amnistojë të burgosurit

 

“Fundi i një Republike” është tema që po diskutohet në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku në fokus është Lazarati, që me ndarjen e re territoriale administrative i bashkohet Bashkisë së Gjirokastrës.

Në pjesën e parë të emisionit është transmetuar një material filmik nga jeta e banorëve në Lazarat, një vit pas ndërhyrjes së policisë atje dhe situatës zgjedhore në këtë zonë.

Më pas, do të vijojë biseda në studio me Spartak Ngjelën, avokat, Armand Shkullakun, drejtor i Informacionit në ABC News, Roland Bejkon krytar i PD për Gjirokastrën dhe  Ago Basha, banor në Lazarat.

 Ngjela: Tregti e paligjshme që e kishte lejuar shteti

Duke komentuar situatën e krijuar në Lazarat dhe ndërhyrjen e bërë nga policia një vit më parë, avokat Spartak Ngjela deklaroi se tregtia e narkotikëve në Lazarat ishte e lejuar nga shteti.

“Qeveria e nisi keq dhe cdo gjë e nisur keq, përfundon keq. Ajo ka qenë tregti e paligjshme, të cilën e kishte lejuar shteti përderisa nuk ndërhynte dhe shteti duhet ta zgjidhte se shteti ka vazhdimësi. Ata i kishte inkriminuar shteti dhe përgjegjësinë e ka shteti dhe jo individi. Shteti duhet të jetë shumë serizo me shtetasit e tij. Në këtë inkriminim ka dorë shteti, ashtu sic ka shteti dorë te energjia elektrike që falte faturat. Këta harruan këtë gjë dhe shteti duhet ta mbajë përgjegjësinë edhe për ata që kanë qenë edhe për ata që do të vijnë”, u shpreh Ngjela.

Bejko: Qeveria luajti teatër me ndërhyrjen në Lazarat

Ndërsa kreu i PD së Gjirokastrës, Bejko deklaroi se qeveria luajti teatër me ndërhyrjen në Lazarat.

“Buja dhe teatri që luajtën me policinë për të ndërhyrë në Lazarat i duhej qeverisë se nuk ishte aq e vështirë situata në Lazarat”, deklaroi Bejko.

Shkullaku: Lazarati, si trafiku i klandestinëve në Vlorë

Gazetari Shkullaku deklaroi se Lazarati është konsideruar si kështjella blu.

“Nga Lazarati kanë përfituar të gjithë dhe në një moment u bë problem ndërkombëtar. Si rasti i Lazaratit ishte trafiku i klandestinëve në Vlorë. Kjo qeveri është angazhuar për luftën kundër trafikut të narkotikëve apo u mbyll Lazarati për t’u hapur një pikë tjetër?”, u shpreh Shkullaku.

Ago Basha, banor i Lazaratit: Po mbahen ne burg shumë banorë

Ndërsa Ago Basha, banor në Lazarat deklaroi se ende mbahen në burg shumë banorë të Lazaratit.

“Më shumë se 60 banorë mbahen të burgosur, me akuzë të njëjtë për kultivimin e bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Dosjet kanë të njëjtat akuza dhe ndryshon vetëm emri. Kjo nuk mund të ndodhë që të kenë dosjet të njëjtat akuza”, u shpreh Ago.

Avokat Ngjela deklaroi se banorët e arrestuar të Lazaratit duhet të amnistohen.

“Atje ishin të rinj, pa ndonjë vlerë, nuk pati akses dhe duhet t’i drejtohemi humanizmit. Përderisa shteti ka qenë i implikuar, duhet t’i amnistojë. Kjo zgjidhet me amnisti. Ajo gjendja në Lazarat duhet të ndryshojë dhe shteti duhet të ketë karakter human. Nuk ka dalë një bandë e krimit të organizuar. Ata ishin njerëz të thjeshtë “, deklaroi Ngjela.

Shkullaku: Situata nuk mund të mbahet përjetësisht me postblloqe

E të njëjtit mendim ishte edhe gazetari Shkullaku. “Nuk mund të mbahet përjetësisht nën kontroll situata me postblloqe. Përgjegjësia e shtetit nëse trafiku i narkotikëve ka qenë pjesë e një krimi të organizuar dhe cilët kanë qenë njërëzit e implikuar. Nuk mund të godasësh krimin e organizuar duke burgosur vetëm një pjesë të banorëve të fshatit. Përgjegjësia e shtetit fillon te mbyllja e syve përpara kësaj dukurie dhe mënyra sesi po e lufton, duke goditur hallkën e fundit. Vërtet arrestove disa fshatarë, por ke zyrtarë të lartë të policisë të përfshirë në trafik kakaine që ëhstë më e rëndë se trafiku i kanabisit. U bë problem ndërkombëtar dhe u godit hallka më e lehtë që është fshati. Rezultati është se kemi fashtarë të arrestuar dhe asnjë zyrta të administratës Berisha apo të kësaj administrie të arrestuar”, është shprehur Shkullaku.

Bejko: Qeveria krijoji armiqësi me pushtetin lokal të Lazaratit. Jeta e banorëve pas aksionit e vështirë

“Qeveria krijoi armiqësi me pushtetin lokal në Lazarat dhe bëri akuza për kryetarin e bashkisë. Jeta e banorëve u bë shumë e vështirë pas aksionit. Nuk u dha ndihmë psikologjike për fëmijët e traumatizuar të Lazaratit. Ne kemi kërkuar amnisti për Lazaratin. Ka shumë kohë që e kemi kërkuar dhe e rikujtuam edhe përpara disa ditëve. U dërguam letër ambasadorëve”, u shpreh kreu i PD së Gjirokastrës, Bejko.

Dasho Aliko: Kërkuam 10 ditë kohë që të negociohej

Ndërkaq në lidhje telefonike nga Athina ndërhyu në emision Dasho Aliko, kryetar i komunës së Lazaratit.

“Ne negociuam me ministrin e Rendit që të na lihej afat 10 ditë për të negociuar me banorët e Lazaratit që ata në mënyrë vullnetare të shkulnin bimët dhe më pas policia të bënte kontroll shtëpi më shtëpi dhe kjo nuk ndodhi. Problemi i dytë është që policia në Lazarat u prit në mënyrën më të mirë, u trajtuan në mënyrën më të mirë. Por policia a e trajtoi Lazaratin si një komunitet brenda territorit shqiptar? Problemi i tretë është se kanabis nuk mbillet vetëm në Lazarat. Fenomeni kanabis sativa nuk ishte vetëm problem I Lazaratit, por I gjithë Shqipërisë. Pas Lazarartit u bë aksioni në malësinë e madhe dhe aty u rrëzuan dy helikopterë. A ka njeri të arrestuar nga Malësia e madhe sic ndodhi në Lazarat? Qeveritarët erdhën në Lazarat si trumfatorë dhe jo si bashkëpunëtorë. Që nga ai moment ne nuk kemi asnjë kontakt me qeverinë. Sot lazarati ëhstë në pikën e hallit dhe askush nuk pyet për lazaratit”, deklaroi Aliko.

 

I pyetur nga moderator Rakipi për listën me 200 të kërkuar nga lazarat, banori I këtij fshati, Ago Basha deklaroi se cdo mbrëmje bëhen kontrolle nga policia. ‘Ne nuk e dimë se kush është në këtë listë. Cdo mbrëmje bëhen kontrolle”, u shpreh basha.

SHKARKO APP