“Transporti ndërkombëtar, drejt fundosjes”
Sekretari i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve: Ligji që bën të paligjshëm transportin ndërkombëtar
Nga: Redjon Shtylla
Transporti Ndërkombëtar i Udhëtarëve prej pothuajse tre vjetësh është në një gjendje të komplikuar që reflektohet me pasoja negative tek linjat e udhëtimeve ndërkombëtare rrugore. Sipas Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve, autobusët e linjave ndërkombëtare përballen çdo ditë me barriera që ndikojnë negativisht në punën e tyre. Shqetësim i tyre mbeten gjobat që vendosen nga pala shqiptare sapo këto mjete kalojë kufirin, por dhe nga ajo greke për çështjen e biletave. Çështja ka të bëjë me një ligj të Këshillit të Ministrave nr.643 i datës 11.06.2009 në të cilin thuhet se: “Shoqëritë rezidente shqiptare, të licencuara në transportin ndërkombëtar rrugor, detyrohen të pajisin me bileta udhëtimi, të shpërndara nga organet tatimore, të gjithë pasagjerët udhëtues, si në drejtimin dalës nga territori i Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe në itinerarin e kthimit”. Ky ligj ka qenë i lejuar deri në momentin kur në vendet e Europës ndryshoi dhe nuk lejon më që për ty kthyer në Shqipëri të kesh biletë shqiptare. Ligji Shqiptar, i cili është i paqartë ju kërkon operatorëve vendas që të pajisin me biletë kthimi udhëtarët e tyre për shembull kur ata që janë në Greqi dhe do të kthehen në Shqipëri duhet të kenë bileta shqiptare, por kjo është shkelje e ligjit grek, pasi që udhëtarët që kthehen nga Greqia për në Shqipëri duhet të kenë vetëm biletë Greke. Greqia kështu e ka parashutuar në ligjin e saj, që të gjithë autobusët e shoqërive shqiptare që udhëtojnë nga Greqia për në Shqipëri, të pajisen me bileta tatimore greke. Kjo situatë e cila ende nuk ka marrë një zgjidhje po dëmton këto linja që ofrojnë udhëtime me autobus drejt Greqisë. Kujtim Hashorva, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës të Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve nënvizon se gjatë këtyre viteve sidomos që nga 2012 transporti ndërkombëtar është në gjendjen më të keqe dhe po përjeton krizën më të madhe që nga nisja para 20 viteve. E nëse nuk merren masat e duhura situata mund të përshkallëzohet deri në mbylljen e linjave tokësore sidomos me Greqinë. Pikë tjetër që po rëndon kompanitë është dhe transporti ilegal. Kjo shoqatë që mbulon 70% të tregut dhe si rrjedhojë po shkakton këtë lloj transporti. Për të kuptuar më hollësisht se ky qëndron problem i cili edhe vetë për këtë shoqatë është i pakuptueshëm, në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se ka një zgjidhje për këtë keq miratimit të ligjit dhe këtij ngërçi, e kjo është adoptimi i modelit grek i cili lejon biletat shqiptare të mjeteve greke dhe Shqiptare qoftë dhe kur nisja bëhet nga Shqipëria. Kjo sipas Shoqatës të Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve do të jetë fitim prurës dhe për financat e Shqipërisë sepse do detyronte dhe kompanitë partnere të cilat aktualisht nuk kontrollohen aspak nga organet në doganën shqiptare, të pajisen me bileta tatimore Shqiptare.
z.Hashorva, si do ta përcaktonin situatën aktuale në lidhje me këtë vendim të qeverisë që në vitin 2009 që ende sot nuk ka marrë zgjidhjen e duhur sipas normave, logjikës dhe ligjeve siç ju jeni shprehur?
Janë disa vendime qeverie, të cilat stimulojnë informalitetin. E para, është zbatimi i vendimit 643 të qeverisë, i cili imponon në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve që dhe biletat e kthimit të jenë bileta shqiptare. Kjo nuk mund të ekzistojë, sepse nuk mund të presësh në Greqi biletë shqiptare. Kjo stimulon abuzivizimin sepse kontrollorët në Shqipëri kërkojnë biletën shqiptare dhe për biletën greke vendosin 50 mijë lekë gjobë.
U shprehët që vendosen gjoba nëse nga kontrollet rezulton se në kthim nga Greqia nuk ke biletë shqiptare? Çfarë ka shkaktuar në tregun e transportit ndërkombëtar?
Po ky konstatim është mëse i vërtetë. Kanë marrë gjoba, por nuk e mohoj se ka pasur edhe abuzime, sepse shoferët kanë vendosur t’u japin bakshish kontrollorëve duke mënjanuar kështu gjobën sepse është ligji i 643 i cili nxit këtë. Në rastin kur kanë prerë bileta shqiptare në Greqi, gjobat kanë qenë të jashtëzakonshme dhe dyshemeja është 1000 euro. Kështu që totali i gjobave në Greqi arrin shifra marramendëse deri në 300 mijë euro, vetëm për disa mosrregullime ligjore.
Kjo do të thotë se rritet trafiku i paligjshëm dhe ulet ai që paguan taksa e tatime?
Po kjo reflektohet sidomos viteve të fundit, ku trafiku i paligjshëm, me plot bindje mund të them se ka marrë 30 për qind të tregut. Mënyrat e këtij transporti të paligjshëm është që nga automjetet e vogla, të cilat përdorin pretekst Greqinë si destinacion për arsye vizite, qoftë për dasma apo për diçka tjetër që kalojnë lirshëm dhe këta udhëtarë në këmbim të një shume arrijnë më shpejt dhe pa probleme e vonesa në dogana.
Keni kontaktuar me Ministrinë e Financave dhe atë të Transportit, çfarë ju kanë shprehur për këtë shqetësim dhe problem të ligjit?
Komunikimi me Ministritë ka nisur që në vitin 2012 e deri në takimet dypalëshe në 2014-2015, pas shumë diskutimesh përsëri çështja mbetet e pazgjidhur. Nuk e kuptoj se ku është fshehur lepuri që nuk hiqet nga ligji fjala: “Edhe për itinerarin kthim duhen pajisur me biletë Shqiptare”. Në shumë shkresa zyrtare të dërguara përgjigjet e marra kanë qenë se brenda gjashtëmujorëve të parë kjo çështje do të merrte një përgjigje, por kanë kaluar tre vite dhe përgjigja ende nuk është marrë.
KËRKESAT
Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtar të Udhëtarëve, në shkresën dërguar Ministrisë së Financave ka shprehur se për këtë çështje kërkon që të sqarohen këto pika:
- Në lidhje me rezidencën e kompanive dhe greke që operojnë në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.
- Mënyrën dhe vendin e prerjes dhe llojin e biletave që do të përdoren nga kompanitë shqiptare dhe ato greke, në territoret përkatëse.
- mënyrën dhe vendin e deklarimit të të ardhurave që vijnë nga shitja e këtyre biletave në vendet respektive.
- Mënyrën e ndarjes së shpenzimeve të njohura që vinë nga ky aktivitet, që kryhet midis dy shteteve.