Tritan Shehu: Vendi po shkon në zgjedhje të parakoshme
Intervista/ Tritan Shehu-Drejtues i Departamentit të PD-së për shëndetësinë: Duhet të shtohen numrat e shtretërve nëpër spitale, e duhet të shkojmë drejt konceptit spital-ndërmarrje
Tritan Shehu: Vendi po shkon në zgjedhje të parakoshme
Intervistoi: Redjon Shtylla
Tritan Shehu është një nga figurat e para të udhëheqjes të Partisë Demokratike. Ka mbajtur poste në rëndësishme në qeverisjen e vendin si dhe për shumë vite ka ushtruar profesionin e tij si mjek. Aktualisht drejton departamentin e shëndetësisë, si pjesë e strukturave të PD-së. Në këtë intervistë për Koha Jonë, z.Shehu bën një analizë si një ekspert tashmë i sistemit të shëndetësisë. Ai shprehet se Sektori i Shëndetit, nuk duhet parë vetëm në aspektin e spitalit si institucion shërimi por duhet ecur drejt konceptit spital-ndërmarrje. Për sa i përket probleme me shtretërit në spitale, z.Shehu e komenton situatën në këtë formë: "Ne sot kemi rreth nëntë mijë shtretër në Shqipëri. Këto janë pak me normat Europiane dhe nevojat e popullsisë. Veçanërisht kjo në qoftë se do të krijohen, shërbime të tjera speciale, të domosdoshme tashmë. Pra shtretërit dhe numri i personelit nuk duhet ulur por përkundrazi, kërkohet një shtim i tyre së bashku me një rishpërndarje klinike". Si një nga udhëqesësit e parë të Partisë Demokratike, ai sygjeron opozitës që të forcojnë sa më shumë bazën e saj, por dhe vlerësimet për këtë forcë nuk mungojnë. Për të ka ardhur koha për një rotacion politik, e ku padyshim PD-ja do ti fitojë zgjedhjet dhe do të qeverisë vendin. Drafi i dekriminalizimit është një nga proceset që mes shumë kontestimet dhe neglizhencat është miratuar si nga opozita, që e mori si nismë të sajën por dhe nga mazhoranca. Për këtë situatë, z.Tritan Shehu, shprehet se:"Të kërkosh me ligj që nuk duhet të ketë të inkriminuar, kriminelë, kjo është e pafalshme. Por ky është realiteti, i hidhur. Arritja e këtij drafti, është një sukses që shpresoj ta përmirësojë këtë situatë paradoksale".
Qeveria ka miratuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, paketat mjekuese dhe koncesionet. Ju keni dalë kundër këtij vendimi duke mos i parë të duhurat dhe i keni kritikuar, kur në sistemin shëndetësor, rezulton se shërbimet në privat, ofrohen më mirë se shteti?
Këtu janë dy çështje, njëra për paketat mjekuese me spitalet private të konvencionuara me sistemin sigurativ dhe tjetra janë koncesionet që Ministria e Shëndetësisë po realizon tashmë për një numër të madh aktivitetesh. Nëse do të flasim për paketat mjekuese të sëmurëve në spitale private, në parim nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, por mënyra se si po aplikohen, është thellësisht e gabuar, sepse është krejtësisht e centralizuar dhe e kontrolluar përsëri nga strukturat publike qendrore, të spitalit universitar. Ky proces si është një proces pozitiv, i domosdoshëm, i involvimit të privatit për mjekimin e të sëmurëve. Por duhet duke i lënë të drejtën pacientit, të zgjedhë ai vetë se ku do ta marrë shërbimin. Në numrin e spitale të konvecionuara ai vendos vetë, ku do te mjekohet dhe pagesa të bëhet, direkt sipas shërbimit që pacienti ka marrë në fondi i sigurimeve. Pra duhet të jetë një proces i lirë, i dencitralizuar, krejtësisht i lidhjes të pacientit me spitalin ku shkon sepse vetëm në këtë mënyrë, do të stimulojë konkurrencën midis spitaleve, midis shërbimeve dhe do të jap zhvillim. Mënyra se si po realizohet në vendin tonë, është e cunguar, është e centralizuar dhe unë jam i bindur se nuk do të japë rezultatin e nevojshëm, që duhet të japi një proces i tillë, i involvimit te privatit në mjekimin e pacientëve. Ndërsa koncesionet, janë diçka tjetër. Dhe këto kanë rëndësi si përdoren, ku cili rentabiliteti i tyre financiar etj. Fatkeqësisht shumica e atyre të aplikuara apo që mendohet të aplikohen te ne nuk kanë rentabilitet financiar, janë të gabuara në mënyrën e ndërtimit, të menaxhimit dhe në mënyrën e kontraktimit. Koncesioni p.sh për të ashtuquajturin Chek up kanë një vlerë 120 milion € për dhjetë vjet. Ai është absurd, nuk ka asnjë rentabilitet klinik për financimin që bëhet, nuk realizohet në asnjë prej vendeve e zhvilluara dhe nuk të jep ato të dhëna klinike për pacientin, për një shpenzim kaq të madh që bëhet. Sistemi ynë shëndetësor, është më i keq financuari në Europë, tragjikisht i keq financuar, me një diferencë gjigante nga vendi i parafundit. Dhe për këtë arsye kaq shpenzime të mëdha pa përgjigje të kënaqshme klinike, janë të pajustifikueshme. Një projekt i tillë nuk realizohet në asnjë vend tjetër, dhe me mundësi financiare shumë të larta. Pra sidomos ne, për varfërinë që kemi në sistemin shëndetësor duhet të mirë përdorim të ardhurat tona financiare, jo t’i keq përdorim ato. Rasti tjetër është ai i sterilizimeve, rreth 100 milion$ për dhjetë vjet, duke e centralizuar këtë proces tek një kompani private, duke krijuar kështu për të gjithë vendin një monopol. Të gjitha këto bëhen në mënyra krejt të centralizuara nga Ministria e Shëndetësisë, që del kështu nga funksionet e saj politik bërës, kontrollues, akreditues. Duhet të futet në pozicion menaxherial, që është një centralizim shumë i thellë. Aq më keq akoma ajo kërkon të emërojë edhe infermierin e fundit në zonën më të largët të vendin tonë. Sot sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për më shumë financime, kontribute direkt më të larta, sisteme sigurative autonome. Ne tashmë duhet të krijojmë edhe tregun sigurativ, publik autonom e privat, duke u larguar përfundimisht nga koncepti i blerësit të vetëm të shërbimit shëndetësor. Po kështu privatizimi i sistemit parësor dhe konvecionimin e tij me sistemin e sigurive shëndetësore është tashme domosdoshmëri, siç është e tillë dhe denctralizimin i thellë i sistemit spitalor, për të ecur drejt konceptit spitali-ndërmarrje. Fatkeqësisht ne po bëjmë të kundërtën nga të gjitha këto objektiva.
Nën optikën tuaj si mjek, por edhe si një Ish-Ministër i Shëndetësisë, a i vlerësoni shërbimet që po jepet në spitale, dhe a është në mirë tashmë me ndryshimet në sistemin shëndetësor krahasuar me atë të para tri viteve?
Shëndetësia është në krizë të thellë, ne sot kemi spitale që nuk kanë specialistë, kemi mungesa të mëdha. Ne sot kemi një koncentrim të madh në QSUT, të pacienteve sepse pothuajse tërë spitalet në periferi nuk po funksionojnë siç duhet. Në këto vitet e fundit nuk janë aktivizuar shërbimet e reja të domosdoshme për një mjekësi bashkëkohore te ne. Ka ardhur koha për të organizuar specialitete të reja në sistemin tone spitalor siç janë; kronikët, rehabilitimi, geriartria, trapiantet, siç janë thellimi në specialitetet ekzistuese. Në vend të kësaj ne po realizojmë të kundërtën, reduktimin e numrit të shtretërve dhe personelit mjekësor. Ne sot kemi rreth nëntë mijë shtretër në Shqipëri. Këto janë pak me normat Europiane dhe nevojat e popullsisë. Veçanërisht kjo në qoftë se do të krijohen, shërbime të tjera speciale, të domosdoshme tashmë. Pra shtretërit dhe numri i personelit nuk duhet ulur por përkundrazi, kërkohet një shtim i tyre së bashku me një rishpërndarje klinike. Kjo duhet kuptuar mirë dhe tentuar të realizohet dhe jo të kalojmë në pushime masive të personelit, në qendër e periferi. Pa dyshim veprime të tilla përmirësuese kërkojnë rritje të financimeve e mirë përdorje të tyre me rentabilitet të plotë.
Jeni një ndër njohësit më të mirë të PD-së, që na krijimi i saj. Sot, opozitës çfarë i mungon?
Kur ju flisni për opozitë, unë nënkuptoj Partinë Demokratike sepse e vetmja forcë opozitare, e udhëhequr nga e drejta, e vetmja që do të krijojë ndryshimet në vend është PD-ja. Unë mendoj që PD-ja në këtë periudhë, ka qenë e inpostuar drejtë me politikat e saja. Ajo sapo ka realizuar një proces të riorganizimit të brendshëm, tani ka kaluar në riformulimin e forumit rinor, ka kaluar në procesin e analizës së zgjedhjeve lokale dhe mënyrave për përmirësimin, pra për kolaudimet e fundit që duhet bërë, përpara se të futet në betejën për zgjedhjet politike në Shqipëri. PD-ja ka zgjeruar gjithashtu grupet e seksioneve atje, ku nuk ka pasur dhe ka ende shumë punë për të bërë. Ka bërë një luftë politike, aktive në parlament dhe në komisionet. Ka bërë një prezantim të mirë, dhe në politikën e jashtme. Ka krijuar marrëdhënie të mira, për planin ndërkombëtar. PD-ja ka realizuar dhe konsensusin me maxhorancën për nevojat e vendit si për procesin e integrim, si në rastin e marrjes së statusit kandidat për në BE etj, ku PD-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.
Dekriminalizimi, një draft i cili ka pasur shumë kontestime por së fundi është miratuar si nga opozita që e propozoi por dhe nga mazhoranca. Ju si e shihni realizimin e këtij drafti?
PD-ja arriti marrëveshjen për draftin e dekriminalizimit. Ky ishte një proces që filloi dhe përfundoi me vetëm këmbënguljen e saj. Unë do ta konsideroja këtë një fitore historike të PD-së edhe të Shqipërisë në tërësi. Tashmë ngelet zbatimi sa me rigoroz e i shpejtë. Është padyshim e pa justifikueshme, është tragjike të mendosh që në parlamentin Shqiptar ka njerëz të lidhur me krimin, me vrasje, me trafik droge, e prostitucioni, është tragjike të thuash vetëm që në parlamentin shqiptar, nuk duhet të ketë njerëz të inkriminuar, kur në parlamentin Shqiptar duhet të ketë njerëz të ditur, me tituj shkencor, profesional, me libra të shkruara, me aktivitete të mëdha ndërkombëtare. Të kërkosh me ligj që nuk duhet të ketë të inkriminuar, kriminelë, kjo është e pafalshme. Por ky është realiteti, i hidhur. Arritja e këtij drafti, është një sukses që shpresoj ta përmirësojë këtë situatë paradoksale. Me këtë rast dua të falënderoj, thellësisht, ndihëm e madhe që ka dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadori Lu, i cili me deklaratat e tij, të qarta, të drejta, transparente e ka dhënë kontributin e tij për vendin tonë kështu. Pa harruar dhe strukturat e Bashkimit Europian, vendet anëtare që kanë ndihmuar në këtë proces, Italinë në veçanti që ka qenë aktive në këtë proces, për goditjen e krimit në Shqipëri. Por nuk duhet të kemi iluzione se kjo do të ndryshojë çdo gjë menjëherë dhe në të gjitha nivelet. Jam dakord se tashmë ka një bazë ligjore, që ajo do të përmirësohet në nivel të Kuvendit e qeverisjes lokale, si fillim për tu zgjeruar me tej në piramidën shtetërore. Por sidoqoftë ajo që duhet të dominojë më tej është vullneti jonë, i forcave politike për larguar përfundimisht njerëzit të inkriminuar nga institucionet, duke përfshirë dhe parlamentin dhe duke sjellë atje njerëz me vlera njerëzore, intelektuale, teknike, shkencore dhe politike.
Cili është roli i Berishës sot në PD? Ju e njihni nga afër liderin historik, të kësaj force politike.
Unë mendoj që lideri politik i PD-së, është z.Basha dhe padyshim që ai është Kryetari i PD-së, me të gjitha atributet, i zgjedhur në mënyrë demokratike e që ka një kontribut e rol të rëndësishëm, për zhvillimin pozitiv që i ka dhënë Partisë Demokratike. Z.Basha është një politikan i ri, me një vizion perëndimor, një politikan që ka sensin e zhvillimit dhe që ka kontribuar fuqimisht, në këtë periudhë në ndryshimet jo vetëm të PD-së, por edhe të politikës Shqiptare, qoftë dhe për miratimin e ligjit, kundër dekriminalizimit. Z.Berisha padyshim, ngelet një figurë e madhe e PD-së, ai është themeluesi, udhëheqësi historik i joni për gjithë këto vite dhe padyshim që është një personazh shumë i rëndësishëm në Partinë Demokratike. PD-ja ka nevojë, të mbajë, të grumbullojë të gjitha kapacitetet e saja njerëzore, të gjitha idetë e saja që nga dita e themelit të saj dhe padyshim, midis këtyre kapaciteteve Berisha zë një vend të veçantë.
Është i nevojshëm një rotacion politik, e nëse po sa e përgatitur është PD-ja për të fituar?
Gjërat po shkojnë drejt domosdoshmërisë për një rotacion politik, e jam i bindur që shumë shpejt do të ndodhë ndryshimi politik në Shqipëri. Dikush thotë që do të ndodhë në 2017. Kështu siç po shkojnë ngjarjet, të gjitha elementët janë që zgjedhjet e parakohshme do të jenë më përpara se 2017, sepse realisht kur një vend është në këtë situatë, padyshim që zgjidhja politike është rotacioni. PD-ja është e përgatitur, sepse po punohet shumë fuqishëm edhe me programet. Ne tashmë po përgatitemi në të gjitha nivelet, edhe në departamentet tona për qeverisjen e së nesërmes. Këto ditë po përforcojmë departamentet teknike edhe në nivel degësh. Pra nuk po punojmë vetëm në mënyrën e organizimit, të seksioneve dhe të strukturave të tjera të ngjashme, por edhe me këto elementë shumë të rëndësishëm, që japin ide për zhvillimin e vendit nesër. Unë mendoj se kemi ecur mirë dhe gjykoj që PD-ja është e përgatitur, pa dyshim nesër do të jetë më shumë, për të qenë e gatshme të përballet edhe me betejën e zgjedhjeve të parakohshme, për të fituar në ato e për të qeverisur vendin, në bazë të filozofisë sonë, si e vetmja filozofi shpëtuese.
Si pjesë e opozitës Shqiptare, si i keni parë në përgjegjësi reformat e ndërmarra nga qeveria e z.Rama. Sa ka punuar PD-ja në detyrën e saj, si e vetmja forcë politike opozitare?
Si pjesë e opozitës, është në të drejtën time që të shoh në syrin kritik zhvillimet. Megjithatë fatkeqësisht konstatoj që gjërat nuk kanë ecur mirë në Shqipëri në këtë periudhë. Kemi një vend që ka ecur shume keq në disa sektorë, keq në disa të tjerë, jo mjaftueshëm diku tjetër. Kemi një zhvillim ekonomik shumë në pritshmërinë, një rritje të papunësisë, keni një presion dhe arrogancë ndaj biznesit, keni një ulje të ardhurave megjithëse janë rritur taksat. Kemi një mungesë të madhe të investimeve, qoftë publike dhe private, nuk kemi investime të huaja. Në fakt vazhdojnë vetëm disa nga ato që kanë qenë, sepse disa të tjera janë larguar. Kemi një frymë bashkëpunuese jo të mirë në tërësi me problemet e qytetarëve, me problemet e tyre. Ekonomia e Shqipërisë është në pikat më të ulëta të saj jo për shkak të krizës ekonomike, si përpiqen të justifikohen disa në qeveri, kriza Europiane, apo Botërore është tashmë në kalim. Shkak për mos mbarëvajtjen tonë është keq menaxhim i vendit, politikat e gabuara fiskale, arroganca ndaj biznesit e qytetarëve etj. Kjo ka çuar që sot dhjetëra mijëra qytetarë të largohen, me një eksod masiv si asnjë herë më parë. Gjithashtu qeveria nuk po arrin të bllokojë korrupsionin i cili është bërë galopant e gërryerës për sistemin. Po kështu krimi i organizuar, trafiqet janë shumë të përhapura. Në përgjegjësi, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç u premtua në fushatë nga e majta, përkundrazi. Kjo është dhe shkaku kryesor se përse këtë vit, nuk arritëm dot të hapnim negociatat për në BE, kur ishin të gjitha kushtet për ti hapur. Edhe vendet e tjera kështu kanë realizuar futjen në BE, në distanca të tilla kohore që nga marrja e nivelit kandidat. Për të gjithë këtë vonesë neve fajin nuk na e ka Europa. Ajo kërkon standarde me të drejtë, e jemi ne ata që duhet ti plotësojmë kriteret tona, standardet tona.
Opozita në Kosovë po reagon në mënyrë më agresive, ajo ka marrë një rol të ndryshëm nga opozita e vendit tonë, si një ish-Ministër i Jashtëm si e shihni gjendjen në kuvendin e Kosovës?
Kosova është një shtet sovran, ka klasën e sajë politike tashme të pjekur. Pra mendimet tona nuk mund të jenë paternaliste por thjeshtë opinione dashamirëse. Duke gjykuar nga zhvillimet,e fundit unë mendoj se opozita Kosovare, duhet të jetë gjithë përfshirëse. Rrugët revolucionare janë të dështuara dhe zhvillohet vetëm atëherë ka një mungesë mendimesh dhe idesh racionale. Unë mendoj që opozita në kuvendin e Kosovës i ka të gjitha elementët për të qenë në normat demokratike ku duhet të jetë, në mënyrë që vendi të ecë në rrugën e zhvillimit, e integrimit. Kjo arrihet duke koordinuar të gjitha hapat politike të Kosovës me partnerët më të rëndësishëm që ka ajo, me SHBA-në, me vendet e BE-së që janë afër saj. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të arrijë të kalojë vështirësitë, të jetë pjesë edhe e organizatave ndërkombëtare si për shembull e OKB-së dhe të ecë në rrugën e integrimit Europian. Politika Kosovare duhet të kuptojë sepse çdo rrugë tjetër të çon në aventura që të largojnë nga destinacioni që Kosova duhet të ketë dhe ka. Me këtë rast unë dua të përshëndes vendimin e fundit të opozitës, aty për tu larguar nga rruga e bllokimit e për t'u kthyer pjesëmarrjes si e vetmja formë e përpjekjeve politike, kontributeve dhe të domosdoshme.