Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:51 5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona Barcelona do të përballet këtë të mërkurë me skuadrën e Sabah nga Azerbajxhani, në një ndeshje të veçantë të Champions League. Përballja mes dy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Turku Ahmet: Si e lashë Stambollin për Tiranën

Intervista E martë, 20 Prill 2021 22:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ahmet Kayhan është 29 vjeç dhe nuk i vjen keq fare që e braktisi Stambollin për Tiranën. Në ‘dritare.net’ turku i Tiranës ndan historinë e tij, përshtypjet që pati në fillim për Shqipërinë, dallimet dhe ngjashmëritë kulturore turke dhe shqiptare, martesën e tij më Ivën që është shqiptare e kulluar dhe mezi po mëson turqisht, por ama zakonet e Turqisë dhe huqet e Ahmetit i di të gjitha. Origjina e Ahmetit është nga Gaziantepi i Turqisë, qyteti i bakllavasë turke. 

***

Prej sa vitesh jeton në Tiranë dhe pse vendose të vish në Shqipëri?

Në Tiranë po bëj gati 6 vjet. Kam ardhur në fund të 2010-ës. Në fakt nuk e njihja Shqipërinë. Një shok erdhi në fillim këtu, më foli për këtë shtet dhe kështu erdha pas një oferte për punë të Sallonit Royal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kishe dëgjuar më parë për Shqipërinë?

Jo, nuk kisha dëgjuar asnjëherë për Shqipërinë, madje nuk dija as ku ndodhej si vend. Kur erdha më pëlqeu shumë Shqipëria. Në fillim ishte padyshim i vështirë sepse nuk e flisja gjuhën shqipe. Kur dilja për kafe përpiqesha të flisja, dëgjoja biseda. Dhe sa më shumë kafe të pija me shqiptarë, mësoja më shumë gjuhën shqipe. Tashmë kanë kaluan 6 vjet dhe e kuptoj relativisht mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ke mbaruar ndonjë shkollë profesionale për parukier në Stamboll?

Fillova punë që kur isha 15 vjeç si berber me një usta. Ai më mësoi zanatin që e kam ushtruar në Stamboll përgjatë 10 vjetësh. Përvojë dhe shkollë bashkë. Të pandara, sepse ashtu duhet të shkojnë. Pastaj erdha për punë në Tiranë. Unë i bëj të gjitha, pres, stiloj dhe lyej flokë. Por specialiteti im është boja. Në Stamboll punoja veç me bojën. Boja kërkon përkushtim dhe kohë, kërkon durim dhe shije. Nuk është hidh e përziej, është art.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Më trego 24 orë të një turku?

Zgjohem në mëngjes herët që vij për në punë. Një turk punon 12 orë. Pas punës iki në palestër 1 ose 2 orë ose ka raste që luaj kalçeto me shqiptarët, fle gjumë dhe sërish të nesërmen punë. Kjo është një ditë e zakonshme e imja. Kur kam pushim largohem nga Tirana, kam shumë qejf natyrën, detin, iki në Elbasan ose në Durrës apo Shkodër. Edhe në Stamboll të njëjtën gjë bëja, kur kisha pushim largohesha nga qyteti i zhurmshëm. Natyrën e kam shumë qejf për shembull Malin e Dajtit. Konsumoj çaj në çdo orar, pa dallim nëse jam në shtëpi apo në punë. Sepse ne turqit e pimë shumë çajin turk (çajin e zi) si në verë edhe në dimër. Të të tregoj një rast. Kur ikja në Antalia për pushime, temperatura shënonte 40 gradë dhe unë pija çaj poshtë çadrës. Sepse realisht më relaksonte çaji.

Këtu në sallon ka edhe turq të tjerë. Si jetojnë turqit në Tiranë?

Këtu me mua punojnë pesë turq. Tre turq punojnë me stilimin e flokëve për femrat, ndërsa dy të tjerët për meshkujt. Këta që njoh, por edhe turqit e tjerë që jetojnë këtu, jetojnë në radhë të parë me punën.
Punojnë jashtëzakonisht shumë. Së dyti, është familja. Për ne familja është shumë e rëndësishme. Dy janë gjërat bazë për ne. Pa punë nuk jetohet dhe turqit janë fanatikë. Unë personalisht jam më tolerant për faktin se jam bektashi. Por si bektashinjtë, edhe sunitët, nuk dallojnë shumë, të dy janë myslimanë. Dallimi qëndron tek raporti mes femrës dhe mashkullit. Bektashinjtë e konsiderojnë femrën të barabartë me mashkullin, ndërsa sunitët e shohin femrën më poshtë se mashkulli. Bektashinjtë janë më të hapur, janë më demokratë, jo aq radikalë. Gjithashtu edhe familja ime është më e hapur. Jam përshtatur shumë mirë në Tiranë. Turqit jetojnë në mënyrë të thjeshtë dhe kjo është arsyeja e përshtatjes sime.

Gjatë këtyre 6 viteve në Shqipëri çfarë të ka bërë përshtypje?

Ka një diferencë në kulturën e punës. Turqit janë pak më shumë punëtorë në krahasim me shqiptarët. Këtu njerëzit janë mësuar të rrinë pak më rehat se ne. Pastaj parukierët në Turqi punojnë me një ndihmës, ndërsa këtu një parukier i bën të gjitha. Për shembull, asistenti lan flokët ndërsa parukieri i drejton, kurse këtu parukieri i lan flokët, drejton, bën make up-in etj. Këtu në Royal punojmë me asistentë. Në fillim ishte e vështirë sepse asistentët nuk ishin mësuar me këtë praktikë. Në Stamboll, sallonet e bukurisë kanë një mënyrë të punuari si ustai, asistenti, parukieri. Çdo që nis në fillim është e vështirë, por pasi u njohëm u kuptuan dhe punojmë shumë mirë së bashku. Ajo çka e dallon Tiranën me Stambollin është klima. Në Stamboll bën shumë ftohtë si në dimër dhe në verë, ndërsa këtu e shijon çdo stinë, si dimrin, pranverën, vjeshtën. Fakti që shoh nga ballkoni Malin e Dajtit, kjo më mrekullon në krahasim me Stambollin që shikon vetëm pallate.

Si ndodhi që u martove me një vajzë shqiptare?

Vajzat shqiptare nuk dallojnë shumë nga vajzat turke sepse jetojmë në Ballkan dhe kanë ngjashmëri në kulturë. Me bashkëshorten time u njohëm në Sarandë, në një dasmë. U dashuruam me shikim të parë dhe  nuk na u bë fare pengesë gjuha. Kur u tregova prindërve të mi që do martohem me një vajzë shqiptare, në fillim u habitën pastaj e pranuan normalisht. Bashkëshortja ime mësoi në fillim se ç’zakonesh kemi në familje, që respektojmë shumë moshën e madhe, që gjyshit i puthet dora, i mësoi për bukuri, madje kupton turqisht dhe flet pak. Nuk e praktikon shumë për shkak se këtu flasim shqip, por me kësmet, kur do jetojmë në Stamboll, them se do e përmirësojë. Edhe pse kemi gjuhë të ndryshme, unë dhe bashkëshortja kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrit. Sepse të dy flasim gjuhën e dashurisë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona
Para 2 minutash

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 18 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 18 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 19 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.