Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vajza e Shevqet Musarajt: E vërteta e “Epopesë për Ballin”

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 21:28
Vajza e Shevqet Musarajt: E vërteta e “Epopesë për Ballin”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Im atë ishte ilegal në Priskë në vitin 1944, kur shtëpia e Dajë Cenit ku ai rrinte, u bombardua dhe vdiqën 18 vetë. Pas kësaj, krejt spontanisht ai shkroi ‘Epopenë për Ballin’. Nuk ishte pjesë e ndonjë platforme a ideologjie. Babai u martua me nënën time, që vinte nga një familje balliste, pra nuk kishte gjë me ballistët”. Kështu shprehet Lindita Musaraj, e bija e Shevqet Musarajt, autorit të “Epopesë për Ballit”. Në një intervistë për “GSH” ajo sqaron rrethanat në të cilat u shkrua ajo. Ndërsa, studiuesit gjejnë tek poemthi ‘humorin lab’ dhe e cilësojnë si një poezi që hyri në traditën e popullore si epopeja e Shevqetit, e ndikuar nga tabani, e bija, sqaron se ajo u shkrua gjatë luftës kur atij i vranë miqtë. Në seancën parlamentare të ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama e citoi poemën e Musarajt në fjalimin e tij.

***

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

-Si e ka krijuar babai juaj “Epopenë e Ballit Kombëtar”?
Një krijim letrar lind spontanisht nga rrethanat. Babai ishte ilegal me Lëvizjen e rrinte atje me Gogo Nushin, Nako Spirun e Sejfulla Malëshovën. Kanë qenë një grup intelektualësh të majtë, por babai ishte dalluar si poet që në vitet 1930. Kaloi me Lëvizjen, që iu duk përparimtare dhe qe në ilegalitet. Rrinte te shtëpia e një fshatari në katundet e Tiranës. I zoti i shtëpisë ku rrinte babai quhej Hysen, por e thërrisnin Dajë Ceni. Atë kohë, shtëpia e Dajë Cenit u bombardua nga gjermanët. I vdiqën shumë të afërm. Balli qe ndarë me Lëvizjen, e duke qenë i lidhur me Lëvizjen e duke qenë në shtëpinë e Dajë Cenit, krejt spontanisht e shkroi epopenë.

Swiss Digital

– Ajo u krijua ndërsa ai ishte ilegal?
Po, më vonë u kthye në himn, por atij i doli nga shpirti, krejt spontanisht. Nuk pasur as direktivë, e asgjë tjetër për ta shkruar. Ishte ilegal në një familje madhe, e cila më 1944 u bombardua nga gjermanët. Në atë kohë kishte edhe ballistë të lidhur me gjermanët, ishte viti 1944. Veç shtëpisë që u shkatërrua, u vranë rreth 18 veta nga ajo familje. Ne kemi pasur miqësi me Dajë Cenin tërë jetën. Në atë shkatërrim dhe me atë gjendje, duke menduar kush tregoi (që aty kishte ilegalë), i ndikuar nga këto – babai shkroi epopenë, në mënyrë krejt spontane, i doli nga shpirti.

-Ka qenë i ndikuar nga lufta?
Po, nga lufta, sigurisht. Ishte momenti, ka qenë nga fundi i luftës kur u bënë bombardimet në Dajt. Nuk qe një platformë ideologjike ajo, ishte vlera e letërsisë, u përqafua dhe u bë shumë popullore. Nuk u nis të shkruhej që nga një lëvizje e madhe të bëhej revolucion, e shkroi i prekur nga ajo që pa, se Dajë Cenit i vdiqën të afërm.

–A kishte inate me ballistët babai juaj?
Im atë edhe nënën time nga familje ballistësh e mori, nuk është se ka pasur inat përpara, direkt me ata, apo se ka pasur ndonjë gjë personale. Gjyshi im ka qenë i burgosur, dajat e mi kanë qenë në burg. Dihej si ishin të ndarë atë kohë, një vëlla me Ballin e një me partizanët. Poema i ka dalë spontanisht, kur ka parë një realitet të tillë, kështu e mban mend edhe vëllai që e ka dëgjuar babain të flasë.

-Pra, fraza ‘gjëmon Dajë Ceni’ është ndikuar nga familja ku ka jetuar si ilegal?
Po është Dajë Ceni i Dajtit, i Priskës. Nuk e kishte dajë. Është një banor i Priskës. Kemi ende miqësi me ta, babai ka qenë atje me Gogo Nushin në ilegalitet.

–E ka botuar po në kohën e luftës këtë që ka shkruar?
Po, në atë kohë u botua, më 1944. Ai ka qenë rreth moshës 30-vjeçare.

-Ju a e mbani mend, a fliste ai për veprat e veta, apo për krijimet në kohën e luftës, pas luftës?
Nuk para fliste shumë për veten. Kur bëmë 100-vjetorin e lindjes së tij, unë zbulova poezi shumë interesante të para luftës. Kishte poezi të bukura, që unë nuk i kisha njohur. Po mendoja se nuk ka qenë vetëm me shkrime “partishmërish”. Gjithmonë në fakt, është marrë më shumë dhe ka shkruar më shumë për anën sociale se sa për këto çështje. Ka edhe poezi të tjera, që janë të ndjera shumë. – GSH.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.