Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të besoj njerëzit e punës!
Nga Ani Jaupaj-
Në rrethana të caktuara, pa i zgjedhur, pa qenë fare i kushtëzuar, njeriu mund të marrë drejtime që do të vazhdojë t’i zgjedhë më pas, pavarësisht të gjitha rrethanave të reja. Kjo i ndodhi Valbona Selimllarit tre vite shkuar, kur u angazhua me çështjet sociale në Bashkinë e Tiranës.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Ndërsa sot, edhe në projektimet artistike, është e drejtuar vetëm në shqetësime që lidhen me fëmijët. Por kjo për të nuk është e re, prandaj nuk e priste që pak orë pasi u shfaq në Instagramin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, t’i binte telefoni nga të gjitha redaksitë e emisioneve televizive, për t’i kërkuar intervistë lidhur me marrëdhënien e saj me politikën!
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
“Ç’të re kishte këtu?” Në fakt, një e re është; Valbona nuk është pjesë e politikës! Në Zall Bastar, ku ishte shkrepur fotografia e tre ditëve më parë, Selimllari kishte qenë njësoj si në të gjitha aktivitetet ku shkon shpesh, për shkak të bashkëpunimeve që ka, tashmë prej tre vjetëve, me Bashkinë e Tiranës. Fotografia mund të mos kishte fare adresë, sepse e tillë është puna që Valbona bën si personazh publik. Një fëmijë që sinjalizon nevojën për ndihmë, në rrugë, është përherë në vëmendjen e saj.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Sado që mund të jetë duke u marrë me angazhime që në ditë të caktuara, nuk lidhen me punën, duhet t’i lërë të gjitha sepse befas shfaqet një situatë që kërkon rrugëzgjidhje.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Siç la përgjysmë gatimin e drekës së fëmijëve, për të hapur telefonin e për t’iu përgjigjur për të satën herë pyetjes për marrëdhënien e saj me politikën. “Tashmë u bënë disa vite që unë jam pjesë e stafit të Kryetarit të Bashkisë, sepse Erionin e besoj, por jo sepse kam zgjedhur të bëhem e majtë apo të përfshihem në politikë.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Unë nuk e pëlqej politikën, ama pëlqej të mbështes njerëzit që dinë dhe duan të punojnë. Mjafton që ketë e shoh vetë çdo ditë, ndaj nuk pres të ma thotë dikush. Të gjithë kanë problemet e tyre, nuk mund të shkojnë të gjitha vaj gjithmonë, por nëse bëhen kopshte, shkolla, lulishte, nëse qyteti është më i pastër, unë dhe fëmijët e mi jetojmë më mirë”.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Kur flet për punë të përditshme, Selimllari nuk e ka fjalën vetëm për ato që sheh vetë në rrugë, por edhe për ritmin e punës së kolegëve të saj.
Dritare.net: Bona, si është ritmi i një dite në punën tënde?
Valbona Selimllari: Nuk ka një ritëm të përcaktuar. Mund të ndodhë të jem shumë e ngarkuar për ditë të tëra, pastaj të jem më e qetë ditë të tjera. Në Bashkinë e Tiranës jam e angazhuar me çështjet sociale dhe fëmijët në nevojë nuk njohin as orë, as ditë pune. Unë kam ndjeshmërinë dhe gjithmonë ndalem sa herë në rrugë shoh fëmijë duke lypur, apo që jetojnë në rrethanat që nuk duhet të jetë. Takoj prindërit e tyre dhe më besoni që problemet janë shumë të mëdha dhe aspak të thjeshta për t’u zgjidhur në mënyrë të menjëhershme. Pra, është një punë që nuk mbaron asnjëherë.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Dritare.net: Në ç’kuptim nuk mbaron asnjëherë?
Valbona Selimllari: Gjëja më e mirë që mund të bëjmë, të gjithë bashkë me ekipin e bashkisë dhe të gjitha ata që duan të ofrojnë ndihmë, është shoqërimi i fëmijëve në qendrat sociale dhe ofrimi i shërbimeve të domosdoshme. Mirëpo të nesërmen, mund t’i gjesh sërish në rrugë dhe jo sepse këtë e duan fëmijët, por sepse fatkeqësisht nuk i lejojnë prindërit e tyre. Prandaj në plot raste, mentaliteti mund të jetë më i vështirë se problemi me të cilin hasemi. Megjithatë, siç ju thashë, nëse të gjithë e bëjnë mirë punën e tyre, gjë të cilën unë e konstatoj shpesh herë, mund ta ndryshojmë këtë realitet.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Dritare.net: Si janë marrëdhëniet e tua me kryetarin?
Valbona Selimllari: Unë njihem me Erionin prej shumë vitesh në fakt, por sot për hir të së vërtetës bisedat tona të herëpashershme janë të përqendruara rreth problematikave sociale. Ajo që çmoj te Erioni është se ai gjithmonë është në gjendje të jetë në dijeni të çdo problematike të Tiranës. Nëse i tregoj për një shqetësim të dikujt, më thotë se është në dijeni dhe se po punon për ta zgjidhur. Prandaj vazhdoj të besoj te përpjekjet e tij, të cilat sigurisht janë bërë më të mundura edhe si rrjedhojë e mbështetjes së fortë të kryeministrit Rama.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Dritare.net: A ke më kohë për projektet artistike?
Valbona Selimllari: Sigurisht që ka! Ajo pjesë është angazhim shumë i rëndësishëm. Prej muajsh kam pasur në kokë realizimin e një projekti që do i kushtohet grupmoshës së adoleshentëve, por sigurisht periudha e pandemisë krijoi vështirësi për ta realizuar.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Megjithatë ngelet ende një projekt shumë i rëndësishëm dhe në momentin më të parë, besoj se do të marrë jetë!
Dritare.net: Një emision për adoleshentët duhet të jetë frymëzuar nga fëmijët tuaj?
Valbona Selimllari: Padyshim nga fëmijët e mi dhe nga ata të miqve të mi! Problemet për të gjithë janë përgjithësisht të ngjashme, ata që bashkëjetojnë dhe kujdesen për rritjen e mirë të fëmijëve dhe sidomos për adoleshentët e dinë fare mirë se për çfarë konteksti e kam fjalën.
Valbona Selimllari: Nuk jam pjesë e politikës, por zgjedh të
Shqetësimet e fëmijëve duhet të jenë edhe tonat dhe komunikimi i duruar me ta është kyç. Siç përditshmëria e të jetuarit me ta është edhe një shkollë më vete për ne./dritare.net