Vangjel Dule: Ramën e ka kapur sindroma e rrezikshme e arrogancës
Vangjel Dule nuk kursehet në kritikat ndaj lidershpit të Partisë Socialiste. Pasi ka vendosur të dalë i vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit, Dule, në një intervistë për gazetarin Enkel Demi në emisionin “Shih Programin” tregoi arsyet se përse koalicioni me Ramën nuk funksionoi. Ai thotë se koalicioni i PS tashmë funksionon si zyrë për ndarjen e posteve dhe jo si bashkim vlerash, siç ndodhte në kohën kur PS drejtohej nga Fatos Nano. Dule thotë se në koalicionin e PS nuk ka më diskutime dhe flitet vetëm me gjuhën e liderit. Sipas tij, kreun e koalicionit e ka kapur “sindroma e ofezës” dhe arroganca ndaj mendimit ndryshe.
Intervista:
Përse koalicioni juaj me PS-nëpas zgjedhjeve nuk funksionoi?
Duhet pranuar se kemi një mungesë tradite të bashkepunimit në koalicionet. Flas nga përvoja. Nuk e kemi traditën pozitive të sintezës së alternativave. Koalicionet funksionojnë si një zyrë burimesh njerëzore, ndarjesh postesh, por jo si një zyre ndarje vlerash dhe normash, përjashto një periudhë kur PS-ja drejtohej nga z. Nano. Dikur kishte diskutime edhe për një term që do të përdorej në një komunikim me mediat, ndërsa sot kjo fatkeqësisht nuk ndodh, flitet vetëm me gjuhën e liderit. Dje gjeta një term që më pëlqeu shumë i lordit Ouen. Ai përdorte termin sindroma e ofezës. Tek libri “Sëmundjet e liderit politik”, sindromi më i rrezikshëm konsiderohet ofeza, arroganca ndaj mendimit ndryshe.
Pos jush janë ankuar të gjithë aleatët, por fjala vjen Paskal Milo e gjeti fjalën. Ju çfarë kërkuat ju që nuk e gjetët?
Ne nuk e gjetëm atë çfarë kërkuam, sepse nuk na puqeshim programet. Ne nuk kërkuam asgjë të veçantë. Ne kërkuam që të mbështesnim PS-në dhe LSI-në dhe ata të na mbështesnin ne në komunitetet ku ne jemi më të vlefshëm. Sepse duhet ta kenë të qartë të gjithë, nuk është vetëm programi, janë dhe kandidatët. Partia jonë, PBDNJ ka përshembull 15% te strukturave nga bashkia e Dropullit, ndaj kush më mirë mund të kandidonte atje? Por çfarë ndodhi?! Nuk pati as komunikimin më elementar që PBDNJ-së t’i lihej kjo hapësirë. Tëashtuquajturat zonat e lira, duket sikur të bëjnë nder, por nuk është ashtu. Ne kërkuam që në disa zona të caktuara të kandidonin përfaqësuesit tonë, por megjitheëse kjo deri tani nuk ka ndodhur duhet ta them se ne vazhdojmë ende me strukturat tona të komunikojmë për disa zona.
Ka të bëjë koalicioni i PS-se me partinë e Shpëtim Idrizit PDIU në këtë vendim?
Dalja nga koalicionet janë vendime që nuk janë pa kosto. Ne në 2009 dolëm nga një koalicion ku ishim në qeveri. Për aq kohë sa pikëpamje të caktuara nuk bëhen pjesë e programit të përbashkët e koalicionit, siç është ai i integrimi, ne nuk jemi kundër asnjë force.
Keni parasysh PDIU-ne kur thoni këtë?
Nuk iu referova asnje force, as politike, as rajonale, as fisnore. PBDNj është një parti e dimensionit human. Jemi të përfaqësuar në shumicën dërmuese të këshillave bashkiak në vend. Ne jemi një parti që përfaqësojmë të gjithë ato që gjejnë vetën në programin tonë. Kreu i këshillit bashkiak të Mirditës eshtë përfaqësues ynë. Veçse ne kemi një politikë më specifike ndaj minoriteteve.