Vilson Ahmeti: ’91, Shqipëria u shkatërrua nga serbët
Ish-kryeministri Vilson Ahmeti, ka folur në një intervistë për emisionin “Debati” të gazetarit Roland Qafoku. Ai rrëfen periudhën kur ishte kryeministër dhe flet edhe për përfshirjen e emrit të tij në aferën e CEZ.
Zoti Ahmeti cfarë do të thotë për ju që jeni kryeministri i 27 i shtetit shqiptar?
-Ishte periudha e Krizës politike në Shqipëri pas qeverisë së stabilitetit. Unë kisha avantazhin që njihja problemet e qeverisjes sepse kisha qenë ministër.
A ka ndonje punë që ju ndjeheni krenar qe e keni bërë gjatë kohës që ishit kryemnistër?
-Në punën e secilit ka rezultate pozitive dhe problematika të pazgjidhura dhe njeriu gjithmonë kërkon t’i bëjë sa më mirë. Nuk mund të mburrem për ndonjë gjë të veçantë.
Cili ishte bashkëpunëtori më i afërt juaji?
-Nuk mund t’i ndaj. Dy që mbetën miqtë e mi, Vasko Reçi dhe Kristo Pano të cilët nuk jetojnë më dhe ministri i Arsimit që ka qenë pedagogu im.
Ka qenë periudhë e trazuar ajo kohë, por mes kësaj situate cili ka qenë momenti juaj më i vështirë në ato 4 muaj?
-Shqipëria ishte në tranzicionin e parë. Ka pasur probleme me ushqimin, me rendin, ndodhnin shumë ngjarje herë të nxitura herë jo, prishehsin magazine, ishin të gjitha problematika të çastit, të cilat duheshin trajtuar me kujdes. Njerëzit e pakënaqur dëmtonin pasurinë e tyre duke krijuar kaos e përcillnin pasiguri. Për mua kjo ishte gjëja më e vështirë.
Pse u shkatërrua pasuria?
-Në ato ndryshimet e menjëhershmë nuk mund të them që nxitej për tu prishur. Por kishte varfëri, zhgënjim nga sistemi i kaluar, kishte influence tinëzare që i nxiste të krijonin situate të pakëndshme.
Në librin e tij “Enigmat e 2 korrikut”, ish-drejtori i policisë së fundviteve ‘90-të Dilaver Bengasi ka përmendur një dialog në parlamentin e Serbisë, Jugosllavisë së asaj kohe, sipas të cilit shteti serb kishte vënë 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë. A ishit ju në dijeni të këtyre të dhënave?
-Po, shërbimet e asaj kohe kishin edhe këto të dhëna. Serbët janë përpjekur që në mënyrë të rregullt të destabilizojnë Shqipërinë në çdo kohë. Dhe kjo ishte një situatë në të cilën ata kanë vepruar për ta destabilizuar Shqipërinë. Ne kishim të dhëna se ata nxisnin për të kryer shkatërrime masive. Populli ynë sapo kishe dalë nga një system diktatporial dhe zhgënjimi ishte i madh dhe kjo shfrytëzohej.
A kishit ju mundësi zoti Ahmeti si kryeministër për të ndaluar veprimatrinë e shërbimeve sekrete serbe për të ndaluar shkatërrimet e pasurisë së Shqipërisë?
-Janë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim, por mudëësitë sic e dinin ishin shumë të kufizuara. Megjithatë në shumë raste ia kemi dalë. Më kujtohet se ishte një pëpjekje e madhe për të shkatërruar dhe sulmuar magazinat në Korçë. Nga ne dhe pushteti local në atë kohë, komiteti pluralist, u bë një punë e madhe dhe u mënjanua një sulm ndaj pasurisë dhe depeve në këtë qytet.
Si ishte dita e parë e emërimit?
-Duhet të përgatisja programin, ta apraqisja në parlament. Duhet të formoja edhe qeverinë.
A keni bërë mirë që e pranuat detyrën si kryeminsitër?
-Edhe sot them kam bërë mirë që e kam pranaur detyrën si kryeministër. Im atë ishte një baba por edhe një shok i ngushtë. Më vjen mirë që qe njeri i konsoliduar dhe u konsultova me të përpara se të merrja vendimin. Më tha: Do të hipësh në majë të mullarit. Të tjerët do të hanë barin, ty do të ngelet huri”. Më edukoi me dashurinë për vendin e për punën.