Vladimir Putin: Marrëdhëniet Rusi-Turqi po zhvillohen

 

Çfarë objektivash konkrete do të përcaktoni në fushat politike, ekonomike dhe kulturore në marrëdhëniet ruso-turke në Këshillin e Bashkëpunimit në Nivel të Lartë, këshill i cili do të organizohet në Ankara? Cilat janë arsyet e ruajtjes së nivelit të intensitetit të marrëdhënieve në kuptim të përgjithshëm pavarësisht dallimeve të mendimeve politike në disa çështje rajonale?

Vizita që do të realizohet në Turqi dhe Këshilli i 5-të ruso-turk i Bashkëpunimit në Nivel të Lartë, janë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Në sajë të përpjekjeve reciproke, këta marrëdhënie gjatë viteve të fundit po zhvillohen duek patur bazë parimet si përputhshmëria me frymën konstruktive dhe fqinjësore, në një ambient të besimit reciprok dhe duke u marrë parasysh barazia dhe interest reciproke.

Bashkë me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan do të shtrojmë në tavolinë të gjithë dimensionet themelore të bashkëpunimit ruso-turk duke përfshirë edhe realizimin e projekteve strategjike në fushën e energjisë. Do të diskutojmë rezultatet e bashkëpunimit të vitit të kaluar dhe do të përcaktojmë objektiva të reja kundrejt të ardhmes. Patjetër që do të shkëmbejmë mendimet tona edhe në temat aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.

Turqia që nga viti i kaluar e deri më sot është ortaku më i rëndësishëm i Rusisë në pikën e tregtisë së jashtme dhe do të vijojë t’a ruajë këtë cilësi. Niveli dhe kapaciteti tregtar më shteteve tona në vitin 2013, ka arritur vlerën prej 32,7 miliard dollar. Ndërsa investimet e drejtpërdrejta të Rusisë ndaj Turqisë e tejpërçojnë vlerën prej 1,7 miliard dollar. Si dhe investimet e drejtpërdrejta të Turqisë në Rusi janë afërsisht në nivelin 1 miliard dollar. Përforcimi këtij progresi pozitiv është në përputhje me interest reciproke.

Në rendin ditor kemi zhvillimin e strukturës së kapacitetit tregtar në sajë të produkteve të teknologjisë së lartë si dhe krijimin e ortakërive industrial. Në këtë drejtim vijon zhvillimi i disa projekteve tona të rëndësishme. Si për shembull Fabrika e Hekurit Magnitogorsk (fabrikë që operon në Rusi), ka bërë të mundur shtimin e kapacitetit të Fabrilës së hekurit dhe çelikut në Iskenderun duke e modernizuar atë. Këtu u bë një investim rreth 2 miliard dollarësh. Grupi i rus GAZ dhe firma turke e automobilsitike Mersa kanë ndërtuar në krahinën e Sakarjas një kompleks në të cilin bëhet i mundur prodhimi industrial i automobilave.

Ndërsa njëra prej fushave të cilat është premtuese për të ardhurën është edhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në fushën e studimit hapësinor. Këtë vit në 15 Shkurt u nis në hapësirë sateliti i telekomunikacionit turj me emrin “Turksat-4A” me anë të zgarës ruse të raketave. Vitin që vjen planifikojmë të nisim në hapësisë satelitin e dytë me kod “Turksat-4B”.

Përveç kësaj dua të theksoj faktin se aktualisht në Rusi operojnë rreth 100 firma turke ndërtimi. Njëkohësisht disa prej tyre kanë dhënë kontribut në forminin e infrastrukturës në lojërat olimpike në Soçi. Shpresoj se kjo eksperiencë do të zbatohet me sukses ndërkohë kur do të ndërtohen komplekset për aktivitetet e mëdha sportive ndërkombëtare.

Marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen në mënyrë active në fushën kulturore dhe njerëzore. Në muajin shkurt të këtij viti është themeluar në Ankara Qendra Ruse e Shkencës dhe Kulturës. Në Moskë planifikohet hapja e Qendrës Kulturore Turke e cila do të mbartë emrin e poetit të madh Yunus Emre, poet i cili i vuri vulën shekullit 13. dhe 14.

Në dhjetë vitet e fundit Turqia ka qenë një shtet i cili është vizituar më shumë  nga turistët rus. Arsyeja e kësaj në masë të madhe është heqja e vizave në vajtje ardhjet në kohëzgjatje të shkurtër. Në vitin 2013 Turqinë e kanë vizituar 4.3 milion turist rus, ndërsa në muajt janar-shtator të këtij viti ky numër ka arritur në një shifër prej 4.1 milion. Mendojmë se organizimi reciprok i viteve të turizmit në shtetet tona do e shtojë në një nivel të konsiderueshëm këtë numër turistësh. Gjtihmonë ndjejmë kënaqësi në mikpritjen e misifarëve turq.

 Ja pra, këta kontakte dinamike dhe mjaftdimensionale, janë garanci e cilësisë së përhershme të marrëdhënieve ruso-turke dhe të mosqenurit të tyre të lidhura me konionkturën aktuale dhe të faktit që do të paraqesin vijueshmëri. Patjetër që qëndrimet tonë nuk mund të jenë të njëjtë në disa tema, madje mund të jenë të ndryshëm nga njëri tjetri. Kjo është natytale për shtetet të cilat operojnë politikë të jashtme të pavarur. Megjithatë, dhe kjo është më e rëndësishmja, jemi në dijeni të vlerës së ortakërisë mes shteteve dhe popujve tanë dhe ekziston qëllimi i përbashkët për të vijuar këtë dialog reciprok, dialog ky të cilit Rusia i jep shumë rëndësi.

 

Turqia po bën përgatitjet për konsumimin e gazit natyral në kuadët të përgatitjeve të stinës së dimrit. Çfarë mendoni në sasinë e gazit të cilin e eksportoni në Turqi dhe në lidhje me revizionin në çmimin e tij? Në kuptim të përgjithshëm çfarë parashikon Rusia në bashkëpunim me Turqinë në energji dhe specifikisht në përdorimin paqësor të energjisë nukleare?

Gjatë dhjetë viteve të fundit energjia është lokomotiva e bashkëpunimit tonë tregtar dhe ekonomik. Turqia është marrësi/blerësii dytë më i madh i gazit natyror rus i cili tejpërçohet me anë të tubacionit Perëndimor dhe Blue Stream të cilët kalojnë nga tokat e Ukrainës, Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Vitin e kaluar u bë e mundur dhënia dhe tejpërçimi i 26,6 miliard metërkub gaz në Turqi, në fund të këtij viti me shumë mundësi do e shojmë këtë shifër.

E kuptojmë mjaft mirë se sa të rëndësishme janë burimet energjitike ruse për zhvillimin socioekonomik të Turqisë. Prandaj iu japim gjithmonë përgjigje pozitive kërkesave për eksportin e gazit natyror. Kemi arritur të bëjmë marrëveshje në parim për shtimin e përcjelljes së 19 miliard metërkub gazi në ekuivalencë me 16 miliard metërkub gazi si kapaciteti vjetor i deritanishëm, gaz i cili është tejprçuar me anë të linjës Blue Stream. Specialistët tonë janë vazhdimisht në ndjekje të kësaj çështjeje.

Nëse duhet të flasim për përcaktimin  e çmimit në lidhje me kapacitetin shtesë, kjo çështje nevojit një analizim të detajuar dhe të kujdesshëm duke u patur parasysh realiteti i tregut të gazit natyror në Turqi, analizim ky i cili do të realizohet mes firmave përkatëse.

Kemi për qëllim që të përcaktojmë bashkarisht aspektet dhe dimensioned strategjike të punimeve tona duke përfshirë edhe fushat e teknologjisë së lartë, në kuadër të shtimit të llojshmërisë në ortakërinë tonë ekonomike me Turqinë. Mes këtyre gjendet edhe industria e energjisë nukleare. Në muajin dhjetor të vitit 2010 në Turqi në Fushën Akkuyu, në kompleksin e çentralit të forcës nukleare dhe të funksionimit e menaxhimit të saj, është nënshkruar një marrëveshje. Realizimi i këtij projekti madhor i cili ka një kosto prej 20 miliard dollarësh, vijon në përputhshmëri me programin, në përforcimin e sigurisë energjitike të Turqisë dhe në sajë të përfshirjes së firmave turke edhe të krijimit të fushave të reja punësimit

Aktualisht në shtetin tuaj po krijohet një sektor të ri i cili premton për të ardhurën dhe që ndihmon në përgtatijen dhe trajnimin e specialistëve të kualifikuar. Që nga viti 2011 në Rusi u dërguan në formën e katër grupeve më shumë se 250 studentë për të marrë arsim.

 

Çfarë lloj mundësisht ekzistojnë në temën e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dypalëshe për Rusinë dhe sipas jush cilat objektiva tregtare mund të arrijnë palët?

E vlerësojmë faktin që Turqia, duke përfshirë edhe marrëdhënien ekonomike me Rusinë, merr vendime në mënyrë të pavarur. Ortakët tanë turq kundërshtuan të shkojnë dëm intereset e tyre për hir të ambicieve politike të disa personave. Mendoj se kjo në të vërtetë është një politikë e mirëmenduar dhe e fokusuar në të ardhmen.

Qëndrimi i qeverisë sonë është hapja dhe krijimi i horizonteve të reja në mënyrë që të rritet volumi tregtar. Paraprakisht mund të flitet për mbushjen e hapësirave të krijuara në tregun e madh të Rusisë nga specialistët turq të bujqësisë . I konsiderojmë pozitiv qëllimet e mira të prodhuesve turq për të rritur eksportin e produkteve të mishit, qumështit, peshkut, perimeve dhe frutave.

Shpresojmë që bshkarisht të shtojmë kapacitetin e tregtisë dhe me bashkëpunimin tanë në fushën e investimeve të t’i përçojmë marrëdhëniet tona në një dimension më të ri, në favor të popullit rus dhe turk. Gjithsesi jemi dakorduar me Recep Tayyip Erdoğan në pikën e shtimit të kapacitetit të tregtisë në nivelin prej 100 miliard dollarësh. Në vitin 2013 ky kapacitet ishte prej 32,7 miliard dollarësh.

Dua të theksoj faktin se disa masa përkufizuese të njëanshme të cilat i zbatojnë SHBA, BE, Japonia, Australia dhe disa shtete të tjera nuk janë legjitime. Këta presione të tilla krahas dhënies drejtpërdrejt të dëmeve ekonomike, kërcënojnë edhe stabiligtetin ndërkombëtar.

Kurrsesi nuk mund të pranohen dhe nuk sjellin rezulatat bisedimet në bazë të ultimatumeve dhe sanksionimeve. Në këtë pikë përgjigja jonë do të jetë gjithmonë i ekuilibruar dhe duke përfshirë edhe Organizatën e Tregtisë Botëror të Rusisë, sipas marrëveshjeve që ka nënshkruar me institucione të ndryshme, përgjija do të jepet duke u marrë parasysh të drejtat dhe angazhimet që ka marrë përsipër.

Përveç kësaj drejtuesit e firmave të njohura perëndimore të cilat operojnë në Rusi, pa i fshehur shqetësimet e tyre, ripohojnë faktin se janë gati për bashkëpunim me ortakët e tyre rus.

Si përfundim shpresojmë se do të jetë sensi i përbashkët e cila do të fitojë. Iu bëj thirrje palëve që të braktisin logjikën e përkufizimit të gabuar dhe të kërcënimit dhe të zgjidhim problemet e akumuluara në një formë në përputhje me interest reciproke.

 

SHKARKO APP