Vuçiç flet sërish për dronin, Olsin dhe Edi Ramën
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, flet për gazetën austriake Die Presse në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjen e shumëdebatuar të dronit në stadiumin e Beogradit
Para disa muajve, mbi Beograd fluturoi një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo solli edhe trazira. A keni më shumë të dhëna për këtë? Kush e ka drejtuar dronin?
Po, kemi emra, emra shqiptarë. Këta njerëz erdhën nga Italia dhe kanë marrë një dhomë pranë stadiumit. Ishte e organizuar dhe e përgatitur shumë mirë. Por ne e kemi zgjidhur këtë çështje. Unë e kam takuar dy herë kryeministrin shqiptar që atëherë dhe kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme. Thjesht duhet të imagjinoni këtë: Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç shkojnë së bashku në Bruksel dhe kërkojnë mbështetje për projekte të përbashkëta! Kjo do të ndodhë sivjet.
Por gjatë daljes së përbashkët në Beograd, atmosfera ishte shumë e tensionuar.Po, por më pas kemi biseduar dhe pas 20 ditësh e ka pritur atë sërish në Beograd.
Pra ju silleni ndryshe para shtypit dhe ndryshe prapa dyerve të mbyllura?
Në bisedën tonë nuk është folur fare për Kosovën. Ai e ka bërë këtë për mediat në vendin e tij, dhe unë kam reaguar siç duhet të reagoja. Puna jonë është të zgjidhim së bashku problemet, për hir të së ardhmes të vendeve tona. Shqipëria nuk është armik i Shqipërisë dhe e anasjellta.
A dihet nëse vëllai i Edi Ramës është implikuar në incidentin në stadium?
Nuk them asgjë, kjo vetëm do shtonte tensionet.
A mendoni se Shqipëria e Madhe është një kërcënim real për rajonin?
Unë e kam parë këtë flamur jo vetëm në stadiumin e Beogradit, por edhe në murin e selisë së kryeministrit të Shqipërisë. Është një flamur shumë i përhapur në zonat e banuara nga shqiptarët. Nëse do thojë që nuk jam i shqetësuar, nuk do i merrja gjërat seriozisht. Por racionaliteti dhe arsyeja do të mbizotërojnë dhe askush nuk do ëndërrojë për krijimin e një Shqipërie të Madhe.Kështu shpresoj unë të paktën