Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Xhevdet Mustafa s’erdhi për të vrarë Enver Hoxhën”

Intervista E premte, 30 Prill 2021 07:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Xhevdet Mustafa nuk erdhi për të vrarë Enver Hoxhën, por për të marrë nënën dhe vëllain në Amerikë! Kështu shprehet Pandeli Malo, që i ka qëlluar ta ndjekë nga larg jehonën e zbarkimit të bandës së bujshme, kryesuar nga njeriu, të cilin e njihte nga afër. Xhevdet Mustafa ka qenë ndër shqiptarët e parë që kanë takuar pjesëtarët e familjes Malo, kur kanë mbërritur në Amerikë, pas asaj aventure të rrezikshme për t’u arratisur nga Shqipëria. Shkak ka qenë një njohje e hershme e prindërve të Malos me babain e Xhevdetit kur shërbente dikur në Himarë dhe nënën, e cila ishte nga Nivica, një fshat afër zonës së tyre në bregdet. Pjesa në vijim e rrëfimit të Pandeli Malos, njërit prej protagonistëve të arratisë së vitit ’71, risjell mbresat nga takimi i parë me Mustafën dhe befasinë e shkaktuar nga fiksimi i tij për t’u rikthyer ilegalisht në Shqipëri…

***

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital

Keni jetuar në një qytet me Xhevdet Mustafën. Si i keni pasur marrëdhëniet me të?

Këtu në Shqipëri Xhevdeti trajtohet si përbindësh, kur s’ka qenë i tillë. Së paku, ky ka qenë perceptimi ynë që në takimin e parë që patëm me të në vitin 1973, në Staten Island. Ai punonte në një servis makinash. Ishte natyrë e shkathët. Për të kishim dëgjuar që kur ishim në Shqipëri. Pastaj kishim pasur një njohje të hershme me njerëzit e tij. Babai i Xhevdetit në kohën e Zogut kishte qenë me shërbim në Himarë dhe kishte gruan nga Nivicë Bubari. Njerëzit tanë kishin pasur lidhje me ta. Kjo rrethanë na shtyu të takohemi e të bisedojmë me të. Megjithëse s’patëm ndonjë afrimitet të veçantë. Fakti që ai mbante lidhje me krerët e partisë së Leka Zogut, na bënte të rezervoheshim në kontaktet me të. Për ne, raportet me politikanët ishin jo vetëm të padobishme. Ne ishim aty jo për politikë.

Ju kishte folur Xhevdeti për planin që do të vinte në Shqipëri për të vrarë Enverin?

Në fakt, ai kishte një shoqëri të zgjeruar, jo vetëm me shqiptarë, por edhe me të tjerë. Nga miqtë e të afërmit e tij kishim dëgjuar se interesohej të vinte në Shqipëri ilegalisht. Bile prej kohësh përpiqej për të gjetur mundësinë më të mirë që t’ia arrinte qëllimit. Më kujtohet mirë takimi i parë. Sa u prezantuam, na pyeti gjithë kërshëri: “A ka mundësi që një i huaj të futet sot në Shqipëri?”. Ashtu si është bunkerizuar vendi, i shpjeguam, është totalisht e pamundur. “Atëherë, po ju si mundët të dilnit nga bunkeri?”, shtoi Xhevdeti, që, me sa dukej, arratia jonë i kishte dhënë zemër për aventurën e tij. E vërteta është se ai ishte kokëkrisur dhe natyrë energjike. Të tjerët, ata që i qëndronin më afër, na thoshin se ai kishte vendosur të vinte patjetër në Shqipëri për të marrë nënën dhe vëllain. Për ta kishte dobësi të jashtëzakonshme. Kjo madje dëgjohej rëndom në rrethin e njerëzve që njiheshin me të. Me aq sa kishim dëgjuar, kishim krijuar bindjen se Xhevdeti do ta ndërmerrte atë aventurë. S’dinim vetëm ditën. Në shtator të vitit ’82 ndodhi ajo që ndodhi. Po Xhevdeti nuk erdhi për të vrarë Enver Hoxhën. Ky artikulim është vetëm marrëzi e Sigurimit të shtetit për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga kriza që përjetonte Shqipëria asokohe, por edhe për të përligjur eliminimin e Kadri Hazbiut dhe kastës tjetër të regjimit tek e cila Hoxha shikonte rrezikun e ndonjë komploti.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.