Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:31 Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit Interi përballet me mungesa në mesfushë para ndeshjes me Shtutgart në Champions League, pasi Hakan Çalhanoğlu dhe Piotr Zieliński janë të dëmtuar. Trajneri Chivu…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhufi: Çështja Çame mund të zgjidhet si rasti kroato-italian

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 00:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi shprehet se Çështja Came ka zgjidhje dhe ajo mund të jetë sipas modelit që aplikuan dy vendet Kroacia dhe Italia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Duke folur në emisionin “45 minuta” në Report Tv, historiani Xhufi shpjegoi se edhe në këtë rast Kroacia nuk lejonte shtetasit italianë të Istrias të shkonin në tokat e të parëve të tyre në Kroaci por falë ndërhyrjes së BE jo vetëm që u lejua lëvizja e lirë por madje dy vendet nënshkruan dhe marrëveshje për dëmshpërblimin financiar të të prekurve.

Gjithashtu historiani Xhufi ka folur dhe për marrëveshjen e detit mes shqipërisë dhe Greqisë duke theksuar se Basha duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009 duke  futur në ngërç të madh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Çështja Çame, deklaratat e ministrit Bushati, si ju duket kjo qasje e qeverisë?

Më duket një ndërhyrje me vend dhe nerv. Çamët e dinë shumë historinë por janë rritur që fëmijë me dashurinë për vendin e tyre. Nuk ka çam që të mos njohin vendin e tyre. Kemi një popullësi që nuk mund të injorohet. Çështja Çama ka hyrë në axhendën zyrtare me këtë qeveri. Vizita e Metës në Athinë në ’99 ka qenë vizita e parë si kryeministër, u parapri me një zhurmë në media. Në atë vizitë ka dalë problemi i kufinjëve, i pronave të qytetarëve shqiptarë që i zuri ligji i luftës. Meta i ka bërë jehonë të gjithë kësaj problematike. Lancimin e këtyre problemeve, qeveria e djathtë ka tentuar t’i mbysë.

Pas vitit 99 sa herë është trajtuar kjo çështje?

Pas këtij viti, problemi çam në takimet nuk ka dalë. Ka qenë në bisedime që nuk kanë dalë për publik. Në bisedat me partnerët tanë kanë dalë, të cilët ishin të painformuar. Është bërë një punë paraprake.Por pas 2005 kur erdhi në pushtet PD cështja është munduar të mos përmendet apo të anashkalohet nga pala shqiptare. Madje dua të kujtoj një moment të turpshëm, takimi i presidentit Moisiu me Papulias, ku Papulias anulloi takimin pasi një grup çamësh po e prisnin me protesta në Sarandë. Për këtë anullim u akuzua presidenti Moisiu nga qeveria Berisha. Traktati i Miqësisë është nënshkruar në kurbën zbritëse të Parisë Demokratike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Traktati i Miqësisë, a është një traktat ku ne kemi çeduar apo është një traktat i mirë siç tha ministri Bushati në Kuvend?

Ministrit Bushati i takon të thotë që është një traktat i mirë, por për mendimin tim duhet rinovuar pasi është hartuar që prej 20 vitesh. Domethënë është një traktat i tejkaluar. Ky është traktat i mirë për kohën që është bërë. Traktat i Miqësisë duhet të prodhojnë marrëveshje dypalëshe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Meta e bëri vizitën e tij në Greqi, kur çështja came kishte shkuar me sukses në Bruksel. A ka një diplomaci paralale?

Unë e di shumë mirë që diplomacia parlamentare në kohën e znj.Topalli kishte për synim të izolonte ministrat e jashtëm të asaj kohe që ishin kryesisht nga LSI. Por vizita e fundit e Metës ishte e planifikuar, por që rastisi edhe me deklaratat e Hahn. Meta nuk ka shkuar për të zgjidhur probleme në Greqi, por për të krijuar një klimë të re në marrëdhënie shqiptaro-greke. Unë kam një rezervë për sa i përket delegacionit. Problem i marrëdhënieve me Greqinë nuk është një problem të shqiptarëve të jugut, por është një problem kombëtar. Unë do doja të kishte dhe deputetë nga Shkodra, Tropoja apo Mati psh. Unë gjykoj se Meta se duhet të kishtë bërë një përzgjedhje më të mirë. Mesazhet që ai dha ishin të mira, pavarësisht se pala greke nuk ju përgjigj.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Qeveria Rama ka hedhur hapin e guximshëm, që e ka shtruar në tavolinë çështjen çame, po zgjidhjen e shikoni të realizueshme?

Zgjidhja ka avancuar pasi ne kemi progresuar në procesin e integrimit. Deklarata e komisionerit Hahn, dikur faktori ndërkombëtar nuk e njihte si çështje. Kjo është jashtëzkonisht e rëndësishme. Pra sot është një faktor i tretë si BE që është në dijeni të kësaj cështje. Unë mendoj se kjo cështje mund të zgjidhet si konflikti i disa viteve më parë mes Kroacisë dhe Italisë. Edhe në këtë rast shtetas italianë kryesisht banorë të Istrias nuk lejoheshin nga autoritetet kroate të shkonin në pronat dhe tokat e paraardhësve të tyre në Kroaci. Në atë kohë Kroacia ishte kandidat për në BE dhe Italia një nga anëtarët e BE dhe për Bruskelin ishte e papranueshme që shtetasit europiane të pengoheshin të lëviznin lirshëm në hapësirën e saj. Pavarësisht kundërshtimeve të Zagrebit , BE detyroi Kroacinë që të lejonte shtetasit italianë jo vetëm në shkonin në tokat e të parëve të tyre por cështja u zgjidh me marrëveshje mes dy shteteve përfshirë këtu dhe dëmshpërblim të madh financiar. Dua të theksoj se shtetasit italianë që prekeshin nga kjo situatë ishin shumë pak në raport me popullsinë italiane ndërsa në rastin tonë komuniteti cam përbën 10 % të popullsinë shqiptare. Pra problemi ynë është më i prekshëm dhe mendoj se rasti kroato –italian mund të jetë një nga zgjidhjet e çështjes çame.

Deklarata e Bushatit për marrëveshjen e detit, a mund të zgjidhet kjo marrëveshje sipas modelit Italian?

Ministri kishte parasysh bisedimet që kanë zgjatur 7 vjet. Shqipëria nuk kishte as flot detare konsistente, luftonte të merrte sa më shumë nga një det si Adritiaku që kishte karakteristika të tjera për shembull nga deti Jon. Ka disa parime për të ndarë bregdetin. Për të bërë ndarjen, qeveria Meta ka bërë ligjin e kufirit, se cilat janë pika që ndahen sipas të drejtëës ndërkombëtare. Ligji i vitit 2001, në mënyrë mafioze është abroguar nga qeveria Berisha para vizitës së Bakojanis në Tiranë.

Mendoni  që Basha si kandidat për kryeministër nesër duhet të kërkojë falje par marrëveshjen e detit?

Patjetër që ai duhet të kërkojë ndjesë sepse marrëveshja e 2009 ka futur në ngërc të madh marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, kjo ngjarje Bashën do e përndjekë. Basha mund të jetë i pëlqyer për palën greke, pasi mund të fillojë edhe një herë nga pika zero marrëveshjen. Kjo marrëveshje e paprinciptë është bërë për të marrë një votë për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato.

Vizita e Ramës në Serbi ka sjellë reagimin e ministrit të jashtëm kosovar i cili i kërkoi Tiranës të mos ndërhyjë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ? Ju duket normale ky reagim?

Nuk më duket normale por një reagim emocional. Hoxhaj duhet të dijë sesa shumë ka investuar Shqipëria për Kosovën që nga koha e Ismail Qemalit. Ministri i jashtëm duhet të dijë që nuk është vetëm problem i Kosovës, por është problem i stabilitetit të rajonit. Pas disa ditësh ujrat do bien edhe këto reagime spontante, do të harrohen. Nuk bëhët fjalë që Tirana t’i imponohet Prishtinës. Ne duhet të përpiqemi që të shkëmbjejmë dhe të bashkëpunojmë sa më shumë me njëri tjetrin .

Edhe këtë herë vizita e Ramës në Serbi u karakterizua me shumë batuta, cila është këshilla juaj si diplomat për kryeministrin ?

Të jetë më i përmbajtur dhe t’i përmbahet dosjeve konkrete me shtetet respektive.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Tani

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
Para 1 minute

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…
Para 13 minutash

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona,...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 20 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.