13 vite Pavarësi, Haradinaj: Ecim drejt integrimit dhe bashkimit me Shqipërinë

”Kosova do të ecë drejt integrimit euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë”. Deklarata ka ardhur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë homazheve në memorialin “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan në përvjetorin e 13-të të pavarësisë së vendit.

”I bashkohem nderimit për të rënët për liri, nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të nderuara. Pra në ditën e përvjetorit të 13-të ta pavarësisë së Kosovës, deri këtu Kosova ka pasur edhe sukseset e veta edhe sfidat e veta, jemi të bindur se Kosova e pavarur do ec në rrugën e vetë të zhvillimit, integrimit euroatlantike dhe të bashkimit me Shqipërinë”,-tha më tej Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?