22 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi/ Media ”Blic” shkruan: Provokim i ri nga Rama

Mënyra sesi kryeministri Edi Rama zgjodhi të kujtonte 22 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s në Serbi, për mediat vendase është një provokim i ri.

Media serbe ”Blic”, e ka titulluar shkrimin “Provokim i ri nga Edi Rama, përvjetorin e nisjes së bombardimeve e quan një datë të pashlyeshme”, duke shkruar se kreu i qeverisë shqiptare i krahasoi serbët me fashistët. Rama e kujtoi 22 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe gjatë luftës në Kosovë me një postim në Twitter.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shkruajti se adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës e bën 24 marsin një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalimin e mbajtur në vitin 1999, Clinton shprehej se trupat serbe po bombardonin vendbanimet civile dhe po digjnin shtëpitë. Fillimi i bombardimeve nga forcat e NATO-s ndaj Serbisë nisi më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjaten plot 78 ditë, deri më 10 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?