FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

23 vite nga çlirimi i Kosovës, Kurti: Jemi të lirë por ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë për nderimin e 23 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi serb. Ai tha se në kohën kur është dashur të dëgjohet zëri i tyre historik, ishte vepruar mekanikisht, ndërsa sot Kosova ende ishte në prangat e padukshme të gabimeve të së bëra ndër vite.

“Kjo datë na kërkonte një shpejtësi të re, një organizim të ri, kur duhet të nguteshim dhe të përcaktonim qëllimet tona në mënyrë të qartë, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht pa menduar fort ne vetë.

Për të bërë luftën, ne e morëm vetë vendimin, për të bërë paqen dhe për të ndërtuar shtetin, ne prisnim këshilla e udhëzime e urdhëra nga të tjerët dhe nuk dëgjonin se çka na thoshte zëri ynë i brendshëm historik. Prandaj, sot duhet kujtuar të gjitha, që jemi të lirë por ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?