250 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima

Vijon të rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.  Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 250 raste të reja dhe 7 viktima nga koronavirusi në Kosovë.

Rezultatet e të infektuarve, janë bazuar në 454 testime që janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.  Që nga muaji mars, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 256, ndërsa i të infektuarve 9.049.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë shëruar edhe 126 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4.989, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?