3 orë në spital, Hashim Thaçi takim me babanë e sëmurë

3 orë zgjati takimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me babanë e tij të sëmurë në ambientet e QKUK-së, në Prishtinë. Ai është brohoritur nga qindra mbështetës. ”UÇK, UÇK”, ”O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”.

Thaçi mbërriti ditën e sotme në Kosovë, pasi Gjykata Speciale pranoi kërkesën e tij për të vizituar babanë. Kjo pasi gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar muajin e fundit.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit po realizohet nën mbikëqyrje të plotë dhe për arsye humanitare bindëse.

SHKARKO APP