300 mijë euro nga besimtarët myslimanë të Kosovës

Solidariteti i qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë, dita-ditës veç se shtohet. Kryesia e Bashkësisë Islame, bëri të ditur lajmin se pas lutjeve të së premtes së kaluar, besimtarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes për të kontribuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Myslimanët e Kosovës kanë dhuruar gjithsej 304 mijë euro, që do t’i dhurohen Shqipërisë dhe do të bëhen pjesë e fondit për rindërtimin e zonave të shkatërruara. Imamët e të gjitha xhamive të Kosovës folën në ligjëratat e tyre për vlerat e dhurimit dhe kërkuan ndihmë për motrat dhe vëllezërit nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?