5000 emblema të UÇK-së i vendosen monumentit NEWBORN, në Ditën e Pavarësisë

Monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër të reagimeve qytetare në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Pas “burgosjes” simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit “Kosova e burgosur”, sot iu vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së.

Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, të cilët mbrëmë e rrethuan monumentin me hekura metalike, duke e kthyer në një imazh burgu, sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova sot feston 18 vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që të paraburgosur në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe udhëhoqi procesin e shtetndërtimit, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, që të katërt figura kyçe të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?