6 mijë shtetas nga Kosova hyjnë drejt Shqipërisë
Prej fillimit të sezonit turistik, në këtë të shtunë u regjistrua piku i mbërritjes së shtetasve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës mbërritën afro 6 mijë banorë të Kosovës, ku pjesa më e madhe kishin ardhur për të kaluar fundjavën në bregdet. Ka edhe prej atyre që kërkojnë shërbime mjekësore, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat tek të afërmit. Policia kufitare punoi për më shumë se një orë me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe lehtësuar kalimin.