FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

6 viktima dhe 602 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 602 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të dielën, 13 shkurt. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,386 mostrave, që i bie se 13.72 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 2,584 pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 12,651.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 810,708 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?