FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

771 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të dielën, më 16 janar, janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 553 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 11.76 për qind.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 119 persona janë shëruar derisa 4.489 persona janë ende raste aktive me koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Që nga atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?