8 viktima dhe 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona.

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 1,470 testime të kryera, janë konfirmuar me koronavirus 453 raste të​ reja.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti sot janë regjistruar edhe 483 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11,280.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 47,952 të prekur nga COVID-19. Prej tyre 1,233 pacientë kanë vdekur.

SHKARKO APP