8 viktima dhe 68 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 68 raste të reja të infektuara me këtë virus
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672. Në total numri i rasteve aktive është 3.342.