FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, 31 persona të plagosur në Kosovë

Një bombol gazi ka shpërthyer në Kosovë, ku si pasojë kanë mbetur 31 persona të plagosur.

Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në një restorant në Ferizaj, në lagjen “The village”.

Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për mediat kosovare se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 persona. Ata kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë. Shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?