FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës? Përgjigjet kryeministrja e Serbisë: Mund të humbasë shansin historik

Placeholder Image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, këtë deklaratë kryeministrja serbe kur u pyet nga gazetarët, nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”.

Siç shpjegoi Bërnabiç, “në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bërnabiç theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se “interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

Ajo vlerësoi se në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim. “Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Bërnabiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?