Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
A do të ketë kurajo Albin Kurti të kundërshtojë sot Minishengenin ballkanik?

A do të ketë kurajo Albin Kurti të kundërshtojë sot Minishengenin ballkanik?

Aktualitet
E martë, 11 Shkurt 2020 07:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të vijë sot në Tiranë, për herë të parë si kryeministër i Kosovës. Ashtu si dhe shumica e paraardhësve e tij në këtë detyrë, zoti Kurti nuk e ka thyer rregullin që vizitën e parë zyrtare si kryetar qeverie jashtë Kosovës, ta zhvillojë në Tiranë.  Në axhendën e vizitës janë planifikuar takime me gjithë drejtuesit e shtetit dhe politikanët kryesorë.

Kështu kreu i qeverisë kosovare do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të politikës në Tiranë. Vizita e Albin Kurtit në Shqipëri vjen në momentin kur raportet institucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të tendosura se kurrë. Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, disa vite më parë premtuan se do t’a çojnë në nivelin më të lartë bashkëpunimin mes dy shteteve shqiptare. Premtuan heqjen e kufijve, krijimin e komiteteve ndërqeveritare,  marrëveshje për bashkëpunim strategjik, përfaqësim diplomatik të njëjtë dhe njehsimin e politikës rajonale dhe ndërkombëtare të dy shteteve. Pasi premtuan, dolën në foto duke bërë shqiponjën dhe e thërrisnin njeri-tjetrin vëlla, sot Edi Rama e ka hedhur në gjyq Ramush Haradinaj për shpifje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në historinë e dy shteteve, periudha e vitit të fundit do të mbahet mend si momenti kur kryeministri i Shqipërisë quan, pa pikën e drojës, gënjeshtar kryeministrin e Kosovën dhe injorantë gjithë klasën politike në Kosovë që kundërshton idetë e tij, dhe të Presidentit serb, për “Minishengenin ballkanik”. Kjo gjuhë e Edi Ramës dhe sulmet e tij me padi, akuza vijnë pas idesë së tij për krijimin e Minishengenit ballkanik me Serbinë, si dhe mbështetjes indirekte që i ka dhënë idesë së ndarjes së Kosovës, siç akuzon ish-kryeministri Haradinaj. Raportet e thyera personale mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt, si dhe qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë për minishengenin me Serbinë, pa pëlqimin e Kosovës, i kanë përkeqësuar marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë edhe në nivelin shtetëror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj vizita e Albin Kurtit sot në Tiranë nuk është thjesht takimi i radhës i kryeministrave të dy vendeve, por edhe momenti që do të përcaktojë se si do të ecin në të ardhmen raportet mes dy vendeve. Kundërshtitë e tyre publike kanë qenë më të forta në momentin kur Edi Rama pranoi të priste në Tiranë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të nënshkruante marrëveshjen e Minishengenit, pa Kosovën. Albin Kurti i zgjedhur për kryeministër, por ende pa mandat, deklaroi në muajin nëntor se Edi Rama kishte hedhur hapa të gabuar me marrëveshjen me Serbinë. Sipas tij, marrëveshjet në rajon nuk nisin nga Serbia dhe Edi Rama duhet të kishte pyetur politikanët në Kosovë për nismën që do të ndërmerrte.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 2 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 9 orësh

Sot qeveria e re e Albin Kurtit ndodhet para faktit të kryer. Edi Rama ka zhvilluar tre takime me Aleksandër Vuçiç, në Novi Sad, në Ohër dhe në Tiranë si dhe ka rënë dakord për hapjen e kufijve me Serbinë e krijimin e Minishengenit pa Kosovën. Kosova nuk u pyet, as dhe formalisht, nuk u ftua në takimin e Durrësit, vetëm pak ditë pasi Aleksandar Vuçiç kishte mohuar masakrat e serbëve në Kosovë. Me lëvizjet që bëri Edi Rama e ka vendosur Kosovën në pozitën e vështirë, ku duket sikur është Prishtina ajo që refuzon dialogun dhe jo Serbia. Kur në fakt kërkesa e Kosovës është se me Serbinë mund të dialogojë pasi të pranojë realitetin e ri dhe ta njoh si shtet. Parimi i reciprotetit duket një shtysë elegante e Kurtit për t’ia lenë në derë Serbisë fajin e mos heqjes së taksës 100 %, nëse Beogradi nuk njeh shtetin e Kosovës. Por sot, do apo nuk do kryeministri Edi Rama, minishengeni do të jetë temë kryesore e raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama, sigurisht që do të mbajë qëndrimin e njohur që e prezanton këtë projekt si një kërkesë të ndërkombëtarëve dhe pjesë e integrimit në Bashkimin Europian. Ndërsa Albin Kurti ndodhet para sfidës së parë si kryeministër, nëse do të pranojë të ndjekë lojën e Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës në rajon, apo do t’i qëndrojë korrekt deklaratave të mëparshme që kundërshtonte Minishengenin, në formën që është aplikuar deri më sot.

Sot do të kuptohet nëse kemi një kryeministër kosovar me parimet e Albin Kurtit në opozitë apo një kryeministër, të cilin e zapton karrikja, duke harruar premtimet dhe parimet me të cilat ai erdhi në pushtet.

Edhe një gjë duhet të ketë kujdes kryeministri kosovar: Kujdes nga kryeministri Rama, pasi është mjeshtër për ta shfrytëzuar tjetrin, kur ka nevojë dhe e flakë sapo kalon “lumin”, siç bëri me Ramush Haradinaj.

Mbetet të presim deri në mesditë! /Q. Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 9 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 17 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.