Abazi: Kurti ngre kurthe, po tenton ta bëjë skenën politike të Kosovës si të Shqipërisë

Haki Abazi ish-aleati i Albin Kurtit, mendon se fitorja e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është bazuar mbi kurthe politike dhe se në realitet, punët për Kosovën nuk po shkojnë aq mirë.

Pjesë nga fjala

Sot Kosova ka tre herë më të shtrenjta faturat e energjisë elektrike. Populli nuk është ndikuar nga kjo punë. Sot Kosova vazhdon të jetë në rënie të lirë sa i përket investimeve të huaja direkte. Popullin nuk e ka marrë parasysh sepse debati është fokusuar në atë që quhet kurthe politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani nëse Albin Kurti me njerëzit e tij do t’i harxhojë edhe njëherë 51% në kurthe politike duke tentuar që ta bëjë skenën politike të Kosovës të ngjashme mes të Shqipërisë, duke shkatërruar parti politike dhe jo duke e ndërtuar vendin, atëherë përfundojmë kësi rezultate me 250 000 të rinj, koka, do të thotë njerëz të edukuar, që lëshojnë Kosovën dhe kthehemi në një përplasje siç e thatë ju që duhet të vijë nga Turqia dikush ta rregullojë ujin e Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu jemi mbas 10 viteve Kosova me këto kurthe politike duke e lavdëruar Kurtin se paska arritur ta shkatërrojë LDK-në, ose ta vendosë opozitën në Kurth gjatë gjithë kohës, i bie që realisht energjia e tij elektorale edhe fuqia e tij politike është duke u investuar në shkatërrimin e skenës politike dhe jo në mandatin për të realizuar objektiva për qytetarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?